Erion Veliaj

Aksion për pastrimin vullnetar të Tiranës, Veliaj: Në dhjetor nis nga puna kompania publike

Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga vullnetarë e qytetarë të Tiranës, ndërmori ditën e djeshme një aksion pastrimi në të 24 Njësitë Administrative të kryeqytetit. Aksioni nisi në orën 8.00 të mëngjesit, nga Kombinati, me pastrimin e varrezave të Sharrës, e më pas vijoi në të gjitha njësitë administrative, të cilat janë organizuar në zona të përcaktuara më parë nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, fillimisht iu bashkua aksionit të pastrimit në Kombinat, e më pas kaloi në Njësinë Administrative 8, në zonën e njohur si “Serat”, ku edhe falënderoi të gjithë qytetarët që vendosën t’i bashkohen aksionit të pastrimit.

Aksioni i pastrimit, Veliaj: Reduktuam qeset me 60 %

Bashkia e Tiranës iu bashkua sot aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. Bashkia e Tiranës, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Ministria e Arsimit si dhe Ministria e Arsimit, organizuan aksionin e pastrimit në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas ku veç përfaqësuesve të institucioneve shtetërore morën pjesë edhe nxënës nga gjimnazet e Tiranës, si dhe vullnetarë të tjerë. I pranishëm në këtë aksion ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar nga Ministri Blendi Klosi, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe deputetë.

Dy surpriza për qytetarët në 2018, Erion Veliaj: Tirana do t’ia kalojë Shkodrës…

Pas testimit të autobusit elektrik dhe të flotës së parë të taksive elektrike, rrugët e kryeqytetit pritet që të mbushen nga 4 mijë biçikleta të cilat do të mund të përdoren nga qytetarët në çdo cep të Tiranës. I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Veliaj bëri të ditur se rreth 4 mijë biçikleta të pajisura me GPS do të jenë në shërbim të qytetarëve kundrejt një pagese edhe më të vogël se një biletë autobusi.

I nxehti, Veliaj mbledh Task-Forcën: Aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, kurseni ujin

Bashkia e Tiranës ka mbledhur task force për ujin e pijshëm, ku bëri të ditur dhe masat e mara për menaxhimin sa më të mirë të tij. Lavazhet dhe pishinat mund edhe të mbyllen përkohësisht nëse do të jetë e nevojshme tha Veliaj. “Monitorim i aktivitetit të lavazheve dhe pishinave dhe mbylljen e përkohshme nëse do të jetë e nevojshme. Kush lanë makinën e vet me ujë të pijshëm do të përfundojë në komisariat”, tha kreu i bashkisë Erion Veliaj.

Ljubjanë, Bashkia e Tiranës merr çmim për përfshirjen e qytetarëve në pastrim-gjelbërim

Tirana është vlerësuar nga Forumi i Ljubjanës, si qyteti që ka pasur më shumë efiçencë në përdorimin e mjeteve inovative në rritjen e perfomancës në fushën e gjelbërimit dhe pastrimit. Çmimi iu dorëzua kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit të radhës së këtij forumi në Slloveni, si një vlerësim për punën që ka bërë në drejtim të përdorimit të aplikacionit “Tirana Ime” për çështjet e ambientit. “Forumi i Ljubjanës, mes shumë konkurrentëve si Budapesti, Zagrebi, Beogradi, vendosi t’i japë Tiranës çmimin si një qytet i cili ka arritur t’i përfshijë në vendimmarrje qytetarët nëpërmjet aplikacioneve, ku qytetarët raportojnë e pastaj bashkia performon.

Lumi i Tiranës, projekti i rehabilimit shkon drejt përfundimit

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rreth 70 për qind të punimeve për realizimin e projektit për rehabilitimin e lumit të Tiranës, i cili do t’i shërbejë më shumë se 1/3 të popullsisë së kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet e deritanishme dhe u njoh nga afër me volumin e punës që është kryer në këtë pjesë të qytetit. Veliaj u shpreh optimist se ritmi me të cilin po ecin punimet, lumi i Tiranës do të përfundojë para dimrit të ardhshëm, ndërsa theksoi se zona do të marrë një zhvillim krejt të ndryshëm nga ai i deritanishmi.

Ndotja e ajrit dhe zhurma, Veliaj: Kompetencat t'i kalojnë pushtetit vendor

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaron se krahasuar me vitet 2014 dhe 2015, niveli i ndotjes në Tiranë për vitin 2016 ka shënuar ulje. Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në ato zona ku niveli i ndotjes së ajrit është më I lartë, shkak është numri i lartë i automjeteve, cilësia e tyre, por dhe karburanti që përdorin. “Lajmi i mirë është se kemi një përmirësim nga viti 2014, 2015, për vitin 2016. Viti 2016 në disa nga pikat kryesore që kanë qenë historikisht problematike të Tiranës, siç është “21 Dhjetori”, qendra e Tiranës, ka përmirësim.

Nis puna për Pyllin Orbital, mbjelljet e para bëhen në Farkë

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për krijimin e një Pylli Orbital që do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë ka nisur të marrë jetë, me mbështetjen e shumë qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë. Nisja e sezonit të ri të mbjelljeve, ka bërë bashkë Bashkinë e Tiranës dhe DHL, të cilat kanë mbjellë disa fidanë të rinj në Parkun e Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në një mushkëri të re për kryeqytetin, të hapur për qytetarët dhe çlodhës e argëtues për fëmijët.

Parku Qendror i Bulevardit të Ri, Veliaj: Mushkëria e re e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një dëgjesë publike në Parkun Qendror të Bulevardit të Ri, prej ku e cilësoi atë si mushkërinë e re të kryeqytetit. Veliaj tha se Parku Qendror i Bulevardit të Ri ka një sipërfaqe gjashtë herë më të madhe se Parku Rinia dhe do të jetë një nga pjesë më kreative të qytetit, i ngjashëm me parqet më moderne në vendet më të zhvilluara. Kryetari Veliaj deklaroi se për herë të parë është gati një projekt i plotë jo vetëm për ndërtimin e bulevardit të ri, por edhe i zhvillimit të të gjithë zonës.

Parkut të Liqenit i shtohen 200 pemë lisi, Veliaj: I kthejmë qytetin njerëzve që duan progresin

Parkut të Liqenit i janë shtuar edhe 200 pemë të tjera lisi. Bashkia e Tiranës i ka mbjellë ato në pjesën jugore të Liqenit, në zonën që kufizon me Unazën e Madhe, e cila deri para pak kohësh ishte kthyer në një vatër papastërtish dhe infeksionesh për banorët e zonës dhe të vet liqenit. Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që e bënë të ditur këtë lajm në rrjetin social facebook, të cilin e shoqëron edhe me një album me foto jo vetëm nga ky aksion por edhe punët e tjera publike që po bëhen në qytet.

Shiu dhe breshëri mbulojnë Tiranën me ujë

Një stuhi e fortë përfshiu pasditen e sotme një pjesë të Tiranës, duke shkaktuar përmbytje. Disa nga rrugët kryesore u bënë pothuajse të pakalueshme, ndërsa niveli i lumit Lanë në zonën pranë Pallatit me Shigjeta arriti në nivelin e rrugës. Ujërat janë larguar nga rrugët, ndërsa raportohet për disa banesa ku është ende i pranishëm dhe ku po punohet për pastrimin. Ndërkohë, dëmet e shkaktuara janë të shumta. Në disa zona ka patur edhe rrëzim të pemëve dhe shtyllave të ndriçimit për shkak të stuhisë, e cila zgjati pak miniuta por ishte shumë e fortë me shi dhe breshër.

Shkeljet e Erion Veliajt në Parkun e Liqenit – Si po shkatërrohet e betonizohet parku

Parku i Liqenit artificial duket se është kthyer në “prenë” e preferuar për tu betonizuar të Bashkisë Tiranë. Pas ndërtimit, në shkelje të Konventës Aarhus dhe një sërë ligjesh të tjera, të këndit të lojërave, pas planit për ndërtimin e një hoteli, duket se tashmë Kryebashkiaku Veliaj po mendon se si ta kthejë Parkun e Liqenit në një zonë totalisht të urbanizuar. Mëngjesin e sotëm, pavarësisht se në hyrje të parkut ka një tabelë sinjalizuese e cila lejon qarkullimin vetëm për autobusat e shkollës, karvani i makinave personale nuk ka të ndalur.

Të rinjtë pastrojnë Parkun e Liqenit, Veliaj: Në shtator mbjellim 50 mijë pemë

Më shumë se 170 vullnetarë të huaj e shqiptarë, pjesë e Korpusit të Paqes që vepron edhe në vendin tonë, u angazhuan sot, që në orët e para të mëngjesit, në një mision vullnetar për pastrimin e Parkut të Liqenit. Pjesë e këtij aksioni u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtoresha e Korpusit të Paqes për Shqipërinë, Kate Becker, të cilët ndihmuan në pastrimin e parkut nga mbetjet dge barërat e këqija, që përbëjnë rrezik për zjarre në këtë periudhë të nxehtë.

Veliaj iu mëson fëmijëve të kopshtit si të ndajnë mbetjet në kosha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një orë mësimi me fëmijët e Kopshtit 20 në Njësinë 3, të cilëve u shpjegoi rëndësinë e ndarjes së mbetjeve në të riciklueshme dhe të pariciklueshme, nismë e cila do nisë të zbatohet shumë shpejt në kryeqytet. Në bisedën me fëmijët, ai theksoi rëndësinë që kanë ata për të ndihmuar në ndërgjegjësimin qytetar, që ky proces të zbatohet me sukses nga familjet kryeqytetase.

Veliaj në Çikago: Brenda 5 viteve ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lanë

Në ditën e dytë të vizitës së tij në SHBA, në Bienalen e Arkitekturës së Çikagos, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi para arkitektëve dhe urbanistëve pjesëmarrës disa nga projektet më të rëndësishme që do të realizohen në kryeqytetin shqiptar. Ai deklaroi se pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e pjesës kryesore të sheshit “Skënderbej”, ka nisur puna për pjesën pas bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe sistemimi i hapësirës midis Bibliotekës Kombëtare dhe Kullës së Sahatit.

Veliaj te klinika e kafshëve: Deri tani janë vaksinuar 320 qen

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës prej një muaji kanë nisur punën për të trajtuar të gjitha kafshët endacake, fillimisht për të eliminuar çdo rrezik për transmetimin e sëmundjeve të rrezikshme dhe mundësimin që nëpërmjet sterilizimit të mund të shmanget shtimi natyror i tyre. Në kuadër të Ditës Botërore të Kafshëve Endacake, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi me qytetarët për mënyrën se si duhet kujdesen dhe sillen ndaj qenve të rrugës.

Veliaj vazhdon konsultimet për sheshin “Skënderbej”

Bashkia e Tiranës vijon konsulencën për projektin e Sheshit “Skënderbej”. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ishte në dëgjesë me banorët e njësisë 9, nga ku edhe theksoi edhe njëhrë aspektet pozitive dhe përfitimet që do të kenë këta banorë nga ndërtimi dhe simbolika e projektit. “Vetëm prona e atyre që kanë shtëpinë në njësinë 9 do të rriten duke pasur parasysh investimin në shesh, unazën e vogël që kemi këtu. Sheshi “Skënderbej” është pika e takimit e të gjithë shqiptarëve. Përfshin pllaka, pemë, shatërvane, po në thelb është propozim për komunitet.

Veliaj: Do t’iu ofrojmë 24 orë ujë banorëve të “Yzberishtit”

Problemet e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e zonës së “Yzberishtit”, sipas Veliaj do të marrin fund brenda muajit maj. Pasi ka përfunduar fazën e parë të projektit për furnizimin me ujë në rrugën “3 Dëshmorët”, Bashkia e Tiranës ka nisur shtrirjen e rrjetit në shtëpitë e para. “Duke i futur të gjitha llogaritë në faturën e ujit, ne kemi rritur ndjeshëm të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Kjo do të thotë që ne jemi gati, duke filluar që nga ky muaj i parë, që qytetarët janë përgjigjur duke i paguar në mënyrë korrekte dhe mbi 90% e tyre kanë paguar taksat e bashkisë, t’u përgjigjemi atyre menjëherë me investime”. 

Veliaj: Jap dorëheqjen nëse te parku i lodrave do të ketë lokal

Gjatë prezantimit të planit urbanistik të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë se do të japë menjëherë dorëheqjen nëse në datën 1 qershor, kur të përurohet parku i lodrave të liqeni, do të ketë kafene apo do të pritet ndonjë pemë. Veliaj ka dënuar ashpër dhunën e protestuesve të opozitës që një ditë më parë goditën me gurë dhe me vezë në godinën e bashkisë. “Më pëlqen nguti për t’i bërë gjërat sa më shpejt dhe në kohë. Ne duam ta kthejmë Tiranën në një kantier urban dhe nuk duam që ta bëjmë këtë me dhunë, por me paqe, jo me ndotje.

Veliaj: Këndi i lojërave për fëmijë te liqeni, njësoj si ato të Nju Jorkut

Kjo dhe fotografi të tjera tregojnë disa nga 21 këndet e lojërave për fëmijë në Parkun Qendror të Nju Jorkut. Sipas kryebashkiakut Veliaj një i ngjashëm po krijohet edhe në Parkun e Liqenit Artificial për 200 mijë fëmijët e Tiranës, për më tepër ai thekson se një kënd të tillë lodrash femijët e Tiranës do mund ta aksesojnë në 1 qershor “Parku Qendror i Nju Jorkut është vetëm 30% më i madh se Parku i Liqenit Artificial, por aty ka 21 kënde lojërash për fëmijë, njësoj si ai që fëmijët e Tiranës do të kenë në 1 qershor.