erozion

Deti “rrëmben” tokën në Kune-Vain

Në zonën e Kune-Vainit, pranë Shëngjinit, brenda pak viteve deti ka përparuar disa metra drejt tokës. Asgjë nuk është bërë për të ndaluar “pushtimin” e tokës nga deti.

Durrës, bizneset private hedhin blloqe betoni në zonën e plazhit

Hidhen blloqe betoni në plazhin e Durrësit. Prej rreth një muaji në sektorin Teuta, një sipërfaqe prej 200 m gjatësi vijë bregdetare dhe 30 m thellësi në det është rrethuar nga blloqe betoni. Një situatë e tillë ka shqetësuar jo vetëm banorët e zonës së plazhit por edhe ato të qytetit të Durrësit. Blloqet janë vendosur nga disa biznesmenë, pronarë hotelesh, të cilët janë mbledhur së bashku dhe kanë vendosur të investojnë për zgjerimin e brezit të rërës. Sipas tyre një ndërhyrje e tillë është ndërmarrë për dy arsye, e para për të luftuar erozionin pasi deti është afruar fare pranë hoteleve dhe e dyta për të zgjeruar sipërfaqen e rërës për plazhistët.

Erozioni gllabëron zonat bregdetare të Shqipërisë

Shumë njerëz e vënë në dyshim ekzistencën e ndryshimeve klimatike apo ndikimin e njeriut tek klima. Por në zonat bregdetare të Shqipërisë banorët thonë se ka kanë prova konkrete që e dëshmojnë këtë problem. Avancimi i detit në zonat bregdetare ka gllabëruar dhjetëra metra plazh gjatë dekadave të fundit dhe po dëmton biznesin dhe mënyrën e jetesës së banorëve, siç vihet në dukje në materialin e përgatitur nga Agjencia Franceze e Lajmeve, AFP.

Erozioni në Kune Shëngjin, deti gllabëron çdo gjë që i del para

Me dhjetra pisha qindra vjeçare janë rrëzuar, ndërsa shtyllat e energjisë elektrike janë në rrezik serioz, pasi shumë prej tyre janë mbuluar nga uji. Erozioni detar në zonën e Kunes në Shëngjin ka marrë përmasa të frikshme, duke rrezikuar seriozisht ekzistencën e kësaj perle të bregdetit shqiptar. Situata ka agravuar nga reshjet e dy ditëve të fundit, pasi baticat e detit i janë afruar rrugës, duke krijuar një problematikë mjaft të madhe. Banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt që të zhvendoset linja elektrike, pasi shumicën e kohës ata e kalojnë në errësirë të plotë.

Erozioni në tokat pyjore

Në basenin e Vjosës, erozioni i tokës nga uji është problemi mjedisor më i rëndesishem në lidhje me pjellorinë e tokës (efekti në vend), cilësine e ujit dhe dëmtimet e pronës në pjesën e poshtme të tij (efekti larg vendit). Kjo për shkak të klimës mesdhetare (alternimi i periudhave të gjata të thata me periudhat me reshje te rënda erozive), pjerrësise së terrenit, tokave të ndjeshme ndaj erozionit dhe praktikave të papërshtatshme të përdorimit të tokës.

Erozioni nga lumi Fan, Prefekti i Lezhës: Qeveria të ndërhyjë urgjent

Prefekti i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca i ka bërë apel institucioneve qëndrore që të ndërhyjnë në mënyrë urgjente për familjet që preken nga erozioni i lumit Fan, pasi gjendja e tyre sa vjen e rëndohet. Gjatë një inspektimi të bërë në zonën ku lumi ka gërryer dhjetra metër kub dhera, në fshatin Rreth i Epërm të Mirditës ka deklaruar se situata është mjaft alarmante dhe duhet një ndërhyrje emergjente. Erozioni i lumit është shfaqur frikshëm në këtë fshat të Mirditës ku deri më tani janë zhdukur më shumë se 30 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në rrezik janë edhe dhjetra banesa.

Erozioni sipërfaqësor i tokës, shqetësim mbarëkombëtar

Erozioni sipërfaqësor i tokës si fenomen natyror kërcënues mbarëkombëtar shkakton dëmtimin e pjesës së sipërme të tokës nga fenomene të ndryshme si uji, akulli, era, aktivitetet njerëzore apo graviteti. Por, cili është faktori më i rrezikshëm për shkaktimin e këtij fenomeni? Natyrisht që uji është ai që shkakton degradimin e tokës. Sipas të dhënave në vendin tonë humbjet e tokës nga ky fenomen janë rreth 20-70 ton/ha., ku në krahasim me mesataren evropiane është disa herë më e lartë.

Erozioni sipërfaqësor shqetësim për të gjithë

Shpesh, me të drejtë dëgjojmë shprehjen: Ku po shkon toka jonë?! Për vetë relievin e vendit, erozioni sipërfaqësor është një dukuri natyrore mjaft shqetësuese, pasi largohet shtresa e sipërme e tokës dhe përfundon në lumenj e deri në det. Sipas të dhënave në vendin tonë humbjet e tokës nga erozioni shkojnë nga 20 deri 70 tonë për ha, shifër kjo disa herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Ndryshimet klimatike, shpyllëzimet për të krijuar toka bujqësore, prerjet e pakontrolluara të pyjeve, mbikullotja, zjarret apo ndërtimi i rrugëve dhe veprave ujore a minerare, mund t’i rendisim si faktorët kryesorë të erozionit.

Erozioni, lumi Fan në Mirditë përpin 30 ha tokë, rrezikohen dhe banesat

Mbi 30 hektarë tokë i ka marrë lumi, ndërsa në rrezik janë të gjitha banesat e fshatit Rreth i Epërm në Mirditë. Erozioni i lumit Fan, i cili ka nisur që prej dy vitesh në këtë zonë ka marrë përmasa të frikshme, duke vënë në alarm banorët. Sipas tyre vetëm gjatë muajit të fundit lumi ka përpirë disa hektarë tokë bujqësore, ndërsa edhe pse janë ankuar në disa autoritete vendore, ende nuk është marrë asnjë masë për t’i bërë ballë këtij fenomeni. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi në çdo moment ata ndihen të kërcënuar nga lumi.

Gjysma e Tiranës pa ujë, rrëshqitja e tokës ka dëmtuar rrjetin e furnizimit

Njëra nga linjat e burimit të Selitës është dëmtuar për shkak të erozionit të ndodhur në orët e para të ditës së mërkurë. Si pasojë, disa zona të kryeqytetit do të furnizohen pjesërisht me ujë të pijshëm. Sipas specialistëve, për shkak të terrenit të vështire ku po punohet , ky defekt pritet të riparohet brenda 2-3 ditëve. “Do të ketë vetëm kufizime të ujit në disa zona të Tiranës, si “Rruga e Elbasanit”, “Komuna e Parisit” dhe Tirana e Re. Do të ketë vetëm kufizime, pasi janë marrë masat që të mos ketë ndërprerje totale të ujit”, shprehet Durim Mustafa, drejtor i njësisë operacionale ujësjellës.

Kurbin, mali ''gllabëron' 'fshatin banorët arratisen drejt qytetit

Fshati Shkopet në Kurbin rrezikon të zhduket i tëri nga rrëshqitja e malit që ka marrë përmasa të frikshme. Është një sipërfaqe mali prej 200 hektarësh, e cila ka lëvizur nga vendi pas reshjeve të fundit të shiut duke shkatërruar 4 banesa dhe gllabëruar rrugët e fshatit.  Në këto kushte banorët kanë nisur të largohen nga Shkopeti, duke u strehuar tek të afërmit e tyre. Kryetari i fshatit Shkopet,

Lufta kundër erozionit bregdetar sjell më afër komunitetet e Adriatikut, Egjeut, Levantit dhe Detit të Zi

Autoritete vendore, universitete dhe OJF nga 4 shtete të ndryshme (Shqipëri, Bullgari, Qipro dhe Greqi) do të takohen në Varna të Bullgarisë, përgjatë 2 ditëve (31 Gusht – 1 Shtator 2017), për të filluar një projekt të përbashkët me akronimin HERMES, në mënyrë që të përgatiten udhëzime të harmonizuara për të vlerësuar dhe luftuar erozionin bregdetar, si dhe për t’i aplikuar këto udhëzime në katër zonat pilote të projektit - 1 për çdo shtet.

Mirditë, çahet toka në zonën e Kthellës, rrezikohen 5 banesa

Pesë shtëpi rrezikohen nga rrëshqitjet masive të tokës në zonën e Kthellës në Mirditë. Situata paraqitet problematike në fshatin Bungaj ku sipërfaqe të mëdha tokë kanë rrëshqitur, duke krijuar çarje të mëdha në afërsi të banesave. Nga rrëshqitjet dhe çarjet e tokës rrezikohet edhe ujësjellësi i qytetit të Rreshenit. Pak ditë më parë një segment i tubacionit të këtij ujësjellësi u dëmtua si pasojë e rrëshqitjes së tokës. Sipas kryetarit të fshatit janë rreth 50 hektarë tokë ku janë konstatuar çarje të mëdha dhe rrëshqitje dherash.

Mirditë, një fshat rrezikohet nga erozioni, banorët kërkojnë ndihmë

Dhjetëra familje rrezikojnë shtëpitë dhe jetën në fshatin Rrethi-Eperm në Mirditë. Mbi 30 hektarë tokë janë dëmtuar nga erozioni dhe deri tani këtë dukuri e ka shoqëruar mungesa e plotë e vëmendjes së qeverisë, me gjithë ankesat e vazhdueshme të banorëve. Të paktën 20 metra brenda fshatit është futur lumi duke dëmtuar dhe pompat dhe shtyllat e energjisë elektrike. Në një largësi me pak se 1 kilometër nga ky fshat është tuneli i HEC të Qaf-Mollës ku inertet e tunelit janë hedhur në anë të lumit Fan.

Na ishte njëherë Mali i Tomorrit

U nisëm në një ditë të bukur vere për të shkuar në Tomorr, me shpresën se do të udhëtonim në një vend të bukur që s e kishim parë ndonjëherë. Rruga deri te ndarja nga rruga nacionale që të çon në qytetin e Skraparit, atje ku shkruhej TEQEJA, ishte shume e mirë. Panorama e bukur na shoqëronte ngado, freskia e mengjesit na përkëdhelte fytyrën duke na e bërë të bukur rrugëtimin. Shigjeta që ndante botët ishte e shtrembët, duke na paralajmëruar që ajo që vinte s'do të ishte e bukur.

Pas përmbytjeve shtohet rreziku për erozion, ja cilat janë zonat e rrezikuara

Pas përmbytjeve, një ndër rreziqet e evidentuara është edhe rrëshqitja e dherave dhe shkëmbinjve, si rezultat i erozionit të shkaktuar nga shpyllëzimi dhe prezenca e lartë e ujërave nëntokësorë e sipërfaqësorë. Problematike paraqitet rrëshqitjet në Brataj të Vlorës dhe në Pogradec. Për parandalimin e dëmeve të mundshme, zonat e rrezikuara pranë vendbanimeve dhe akseve rrugore po inspektohen nga autoritetet në mbarë vendin dhe po merren masat përkatëse. I bëhet thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në zonat me risk të lartë erozioni.

Protesta në Bulqizë, banorët, peticion kundër prerjes së pemëve

Janë 500 familje në Fushë-Bulqizë të cilët kanë nënshkruar peticion drejtuar kryeministrit, ministrit të mjedisit dhe atij të rendit për ta ndaluar, sipas tyre, një kompani të prerjes së pemëve në pyllin pranë banesave të tyre.

Rritja e nivelit të detit ka fundosur pesë ishuj në Paqësor

Rritja e nivelit të detit dhe erozioni kanë shkaktuar dëme kolosale në ishujt e Oqeanit Paqësor, kanë thënë hulumtuesit. Sipas medias Britanike, “The Conversation”, janë 5 ishuj që po shkojnë drejt fundosjes. Një tjetër ishuj është shkatërruar pjesërisht nga erozioni dhe kjo dukuri tashmë është duke shkaktuar zhvendosjen e njerëzve, duke i detyruar komunitetet e tyre të lëvizin. Hulumtuesit, janë shprehur se studimi i tyre ka tashmë prova shkencore se toka është duke humbur në det. Ishujt e humbur shkonin në madhësi nga një deri në pesë hektarë dhe kishin bimësi të dendur tropikale 300 vjeçare.

Shqipëria përballë ndikimeve të degradimit të tokave që shqetëson botën prej kohësh

Dita Botërore e luftës kundër Shkretëtirëzimit, Thatësirës dhe Degradimit të tokave duhet t'u kujtojë të gjithëve rolin e rëndësishëm qe ka sot toka në prodhimin e ushqimit dhe gjenerimin e punësimit vendor, si dhe aftësine e saj për të rritur qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe sigurinë e vendeve të prekura nga shkreteterizimi dhe degradimi. Por cilat janë ndikimet negative të degradimit dhe shkretëtirëzimit të tokave në vendin tonë?

Studimi mbi tokën, 23 ha humbasin në harkun kohor të një viti nga gërryerjet

Nga Arben Velo

Në 22 Prill, ditën botërore të Mbrojtjes së Tokës, të dhënat e Drejtorisë së Menaxhimit, Mbrojtjes dhe Administrimit të tokës, Qarku Fier, janë të frikshme. Ato tregojnë se brenda një viti 23 ha tokë ka humbur në rrethet Fier e Mallakastër. Nga gërryerjet e lumenjve janë dëmtuar 9 ha tokë gjatë këtij viti. Gërryerjet sipëfaqësore kanë shkatërruar 23.8 ha. Ndërsa fenomeni i zhavorrimeve ka zhdukur 31.5 ha. Jashtë statistikës nuk ka mbetur as moçalizimi për shkak të mungesës ndër vite të sistemit të kullimit dhe vaditjes. Janë moçalizuar rreth 690.5 ha tokë.

  • 1
  • 2