Erseke

Fondacioni Agrinas-ER: “Çdo ditë, ditë mjedisi”

Në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese për vlerat e biodiversitetit dhe roli i shoqërisë për promovimin dhe mbrojtjen e tij, Fondacioni Agrinas-ER me moton “Çdo ditë, ditë mjedisi” organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e institucioneve publike e jo publike në Kolonjë. Këtë vit meqenëse kjo ditë përkon me vitin botëror të Turizmit tema e diskutimit është “ Biodiversiteti dhe Turizmi”. Harmonizimi i Biodiversitetit me zhvillimin e aktiviteteve në interes të zhvillimit ekonomik dhe atë të turizmit në veçanti.

Selenicë, raport i ri miqësor me natyrën

Fondacioni Agrinas-ER, ditën e djeshme zhvilloi aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare Selenicë duke u përqënduar në krijimin e një raporti të ri miqësor me natyrën. Në takim u diskutuan çështje të lidhura me ekosistemin pyjor, funksionet e pyllit, gjendjen e pyjeve në Shqipëri e veçanërisht problematikën e prerjeve së pyjeve dhe zjarrvënieve masive.