Etleva Bragjeçi

Kërkon të marrësh frymë e merr një shpullë

Nga Etleva Bragjeçi

Të paguash për të të rrahur! Kjo ishte ajo çfarë pamë dje në protestën e qytetarëve në parkun e liqenit, ku dikush që kërkon të marrë frymë, merr si këmbim një shpullë! Protesta është e drejtë themelore e çdo individi dhe nuk mundet t’ua mbyllësh gojën qytetarëve me shpulla, grushte, shqelma apo kapje prej flokësh. Është e papranueshme teksa qytetarët protestojnë për të drejtat e tyre dhe rrihen nga efektivët e policisë, të cilët paguhen me taksat tona! Sado provokuese të ketë qenë ajo zonjë në atë protestë, apsolutisht nuk mund të trajtohej në atë mënyrë.