etna

Etna, zgjohet vullkani më i frikshëm në Evropë

Mali Etna ka shfaqur fuqinë e tij të frikshme duke nxjerrë jashtë llavë dhe flakë. Vullkani në ishullin italian të Siçilisë është më i larti në Evropë dhe një prej më aktivëve në botë. Etna, e cila pati shpërthimin e saj më të madh përpara pesë muajsh, ka përreth fshatra dhe qyteza të vogla. Autoritetet italiane në të kaluarën i kanë mbrojtur këto vendbanime duke përdorur eksplozivë, diga betoni dhe kanale për ta devijuar llavën larg shtëpive të njerëzve.

Riaktivizohet vullkani Etna

Vullkani aktiv Etna, i cili ndodhet në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë, ka shpërthyer sërish. Vullkani Etna, i cili që prej muajsh nuk ka qenë aktiv, është riaktivizuar dje në mesnatë. Bëhet e ditur se Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit. Gjithashtu njoftohet se ka vazhduar të qëndrojë i hapur aeroporti Fontonarossa në qytetin Katania, i cili në përgjithësi mbyllej për shkak të reve të hirit të shkaktuar nga shpërthimi i llavës së Etna-s.

Shpërthim i papritur i vullkanit Etna në Itali, 10 të plagosur

Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në një prej kratereve të vullkanit Etna që është në aktivitet. Mësohet se 10 të plagosurit u goditën nga materiali i llavës. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë, ndërsa vetëm 6 janë shtruar në spitalet e Catanias dhe Acireales. Në këtë mënyrë Etna rigjallërohet edhe njëherë me një fazë të re të shpërthyese të karakterizuar nga ujëvara llave, shpërthime dhe çlirimin e një derdhje të vogël. Rrjedha e llavës del nga “goja”, e cila u formua në “qafë”, që bashkon kraterin e vjetër dhe të ri të juglindjes.