eurometer

Eurobarometri 2016 për mjedisin

Eurobarometri i realizuar me 10,294 evropianë të moshave 16-30 vjeç, nga 28 shtete anëtare të BE-së përgjatë datave 9-25 prill 2016 është publikuar në maj të këtij viti duke përcjellë qëndrimet dhe përceptimet e tyre në lidhje me situatën aktuale të BE-së në lidhje me punësimin e të rinjve, revolucionin dixhital, mjedisin, si edhe tema të tjera. Publikimi u bë në prag të aktivitetit ’’Rinia Evropiane 2016 (EYE2016)’’, të organizuar nga Parlamenti Evropian më 20-21 maj 2016 në Strasburg në të cilin 7000 të rinj patën mundësinë të reflektonin dhe të debatonin në lidhje me rezultatet e Eurobarometrit.