Europa

A do ta “kolonizojë” Europa Saharanë për energji diellore?

Debati – A mund të jetë një zgjidhje për ndryshimin klimatik, kultivimi i energjisë diellore aty ku ka më shumë diell në planet? Çfarë do të sillte mbulimi i Saharasë me panele diellore? Katër ekspertë shprehin opinionet e tyre për një propozim radikal të paneleve diellore në shkretëtirën e Saharasë. “Shkencërisht e realizueshme” Gerhard Knies, një ekspert i energjisë së qëndrueshme që dha idenë e iniciativës “Desertec”, që synonte energji të pastër për Europën nga shkretëtirat e pasura me diell, thotë se ideja është me bazë të fortë shkencore dhe se është ekonomikisht e mundshme.

Europa dhe Rusia nisin misionin në Mars

Me lëshimin e satelitit TGO (ExoMars Trace Gas Orbiter) nga kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, Europa dhe Rusia nisën ditën e djeshme misionin e tyre të përbashkët në Mars. Sateliti do të verifikojë nëse gazi metan në atmosferën e planetit të kuq vjen si pasojë e ndonjë burimi gjeologjik apo prodhohet nga mikrobe. Nëse çdo gjë shkon mirë, dy fuqitë e hapësirës do ta vazhdojnë aventurën e tyre me një sondë robotike, e cila do të realizojë shpime në sipërfaqen e Marsit. Lëshimi i kësaj të fundit mund të ndodhë në vitin 2018, ose siç janë gjasat më të mëdha, në vitin 2020.

Europa po përjeton të nxehtin më të madh që nga periudha romake

Kërkuesit thonë se jo vetëm që 2015-a ishte viti më i nxehtë në historinë botërore, por gjithashtu kontinenti europian nuk ka përjetuar temperatura kaq të larta që nga Roma e lashtë. Europa është më e nxehtë tani nga sa ka qenë gjatë çdo periudhe kohore në këto 2000 vitet e fundit, pretendon një studim i ri. Shkencëtarët thonë se zbulimet e tyre forcojnë pretendimet se ngrohja globale është bërë nga njeriu dhe jo pjesë e një cikli klimatik normal. Dhe ata kanë paralajmëruar se ne e kemi nënvlerësuar shtrirjen e ngjarjeve të mundshme ekstreme në të ardhmen, si për shembull valët e të nxehtit.

Lamtumirë naftë?!

Në dy studime të ndryshme paralele me njëri-tjetrin, shkencëtarët kanë arritur në një përfundim të njëjtë, që mund të përkthehet në fund të varësisë nga energjia e naftës dhe derivateve të saj. Bëhet fjalë për një studim të Institutit të Teknologjisë së Masaçusetsit (MIT) në SHBA dhe të Joint Europian Torus (JET) në Europë. Në të dyja rastet shkencëtarët thonë se kanë bërë një hap të madh përpara drejt energjisë së pastër dhe pa limit. Ata thonë se kanë zbuluar një metodë të re për gjenerimin e energjisë nga procesi i shkrirjes (bashkimit) të atomeve të hidrogjenit (fusion).