Everest

Everesti nuk është në të vërtetë mali më i lartë në botë. Ja pse…

Të gjithë ata që kanë ngjitur me trimëri Malin Everest mund të jenë munduar më kot – ata nuk kanë ngjitur malin më të lartë në botë, sipas shkencëtarëve. Malin Himalaja në të vërtetë e mund mali Çimborazo, në Ekuador. Por, Everesti megjithatë është numri një, sipas matjeve tradicionale, shkruan “The Independent”. Ai është gati 9000 metra mbi nivelin e detit, mijëra metra më shumë sesa cilido prej rivalëve të tij më të afërt. Por, ai nuk është në të vërtetë më i larti, apo ai që ndodhet më së afërti me qiellin. Mali i Ekuadorit e mund atë në këtë matje, për shkak të formës së çuditshme të Tokës.

Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që mposht Everestin

Uta Ibrahimi është alpinistja e parë shqiptare që është ngjitur në malin më të lartë në botë “Everest”. “Sot në të gdhirë në 22 maj 2017 në orën 05:05. Ajo e mposhti Everestin. Uta nuk u tërhoq nga moti keq, duke nderuar kombin shqiptar”, shkruan alpinisti Xhim Begeja në rrjetin social Facebook. Pas kësaj arritjeje, vetë Uta në një postim në Facebook shkruan se “për të gjithë ju që më keni bërë të dua nënën natyrë, që më keni dhënë dashuri e përqafime, guxim e besim, nëpër ekspeditat tona të shumta për 6 vjet … e më shumë për ata që kanë besuar në ëndrrën time dhe më kanë bërë më të fortë drejt realizimit të saj!

Video mahnitëse 360° e Malit Everest në 3D

Grupi i sporteve “Mammut” ka mundësuar një arritje e një moment historik në hartografinë dixhitale. Për herë të parë, udhëtimi për në majën e Malit Everest, duke nisur nga kampi bazë Nepalez drejt çatisë së botës, është dokumentuar përmes një videografie dhe fotografimi plot 360 gradë. Kompania zviceriane sjell për herë të parë pamjet e pastra e të ralla të Everestit për miliona njerëz në mbarë botën, përmes regjistrimeve unike tre-dimensionale. Grupi i sporteve “Mammut” ka dërguar një ekip në Sherpas dhe fotografët u ngjitën në majën e malit për të realizuar këtë projekt aspak të lehtë e të zakontë.