Evoked

“Evoked”, strukturat gjysmake në (sh)ndërtim, arkitektët ‘rivizatojnë’ bregdetin

Kaosi i krijuar në bregdet me ndërtime të paligjshme, që ngrenë krye në zona të ndryshme, me dhe pa leje, e gjithsesi të pavend, ka krijuar një tjetër imazh të peizazhit natyror të Shqipërisë. Herë dy e herë tri katëshe, herë godina përdhese që nuk iu përshtaten zonave ku kanë vënë themelet, herë të përfunduara e herë të lëna në mes si zgërdalla betoni, ndërtimet e pas 1990-ës duket të kenë krijuar një rast të rrallë në mënyrën se si mosrespektimi ose mungesa e planeve urbanistike, mundet të shndërrojë a ta transformojë një zonë, e më tej një shtet.