evolucion

Fosilet e gjetura në Afrikën e Jugut përballë teorisë së evolucionit

Ekipi shkencor që bëri bujë në vitin 2015 duke zbuluar një të afërm të lashtë me njeriun, thotë se zbulimet e fundit mund të ndryshojnë mënyrën se si e shikojmë evolucionin njerëzor. Gjetjet, të cilat do të publikohen këtë javë një revistën shkencore “Elife” përfshijnë zbulimin e një shpelle të dytë me fosile të species me tru të vogël të quajtur hominin "Homo Naledi" dhe moshën çuditërisht të re të fosileve.

“Kocka të reja”

Papa: Evolucioni e Big-Bang janë të vërteta, Zoti s’është magjistar

“Teoria e evolucionit është e vërtetë dhe Perëndia nuk është ‘magjistar me shkop”, ka deklaruar Papa Françesku, duke folur në Akademinë Papnore të Shkencave. Francis shpjegoi se të dyja teoritë shkencore nuk ishin të papajtueshme me ekzistencën e një krijuesii, duke argumentuar në vend se ata "e kërkonin". "Kur lexojmë për Krijimin në Zanafillë, rrezikojmë të imagjinojmë se Perëndia ishte magjistar, me një shkop magjik që mund të bënte gjithçka. Por kjo nuk është kështu. Në tërësi teoritë shkencore nuk kanë qenë të papajtueshme me ekzistencën e një krijuesi.

Shkencëtari serb rrezikon vendin e punës pasi mbrojti evolucionin

Drejtori i Qendrës Serbe për Promovimin e Shkencës, Nemanja Djorgjeviç, rrezikon të shkarkohet pasi i kërkoi Ministrit të Arsimit t’i përgjigjej një peticioni që kërkon përjashtimin e teorisë së evolucionit të Darvinit nga shkollat. Bordi i qendrës votoi të enjten 3-2 për të shkarkuar Djorgjeviçin sepse ai “paraqiti një pikëpamje personale si pikëpamje të Qendrës”, mbi debatin e rishqyrtimit të teorisë së Darvinit. “Nuk pati diskutim për kualifikimet e mia apo punën time deri më tani”, tha për BIRN Djordjeviç, duke shtuar se promovimi i shkencës është pjesë e punës së tij, veçanërisht kur sulmohet nga “pseudo-shkenca”.