Evrope

A e dini se edhe në Evropë ka një shkretëtirë?

Në pamje të parë duket sikur jemi shpërngulur në Afrikë, ku dominon Saharaja dhe dunat e rërës. Por në fakt jemi në Evropë, konkretisht në Francë, në basenin e famshëm Arcachon. Kjo është Duna e Pilat, më e larta në Evropë dhe ndodhet pikërisht në buzë të Oqeanit Atlantik. Bëhet fjalë për një pamje të jashtëzakonshme të dunës me rërë, si për bukurinë ashtu edhe për fenomenet e çuditshme që krijon. E krijuar nga erozioni, duna e Pilat ndër mijëra vjeçarë ka arritur lartësinë mes 100 dhe 115 metrash sipas viteve, është 2/7 km e gjatë dhe 500 metër e gjerë.

Europa “reagon” me vonesë pas uraganit “Irma”

Vendet europiane po intensifikojnë përpjekjet e shpëtimit në territoret e tyre në Karaibe, të shkatërruara nga uragani “Irma”, pas kritikave mbi reagimin e tyre. Presidenti francez, Emmanuel Macron vizitoi ishujt francezë që u përballën me fuqinë e plotë të stuhisë, duke premtuar se një korridor ajror do të mbahej i hapur për më shumë ndihma. “Ajo që ndodhi pak ditë më parë në St. Martin dhe St. Barthelemy, është një katastrofë natyrore që nuk është parë në rajon që nga viti 1931.

Evropa ‘luftë’ me përmbytjet, 18 të vdekur

Të paktën 18 persona humbën jetën në përmbytjet pas reshjeve të shumta që goditen Gjermanin, Francën, Rumaninë dhe Belgjikën, në pjesën lindore të Francës parashikohet stuhi e re. Niveli i ujit është duke rënë ngadalë në Paris, por është rihapur salla e artit Gran Pale, ndërtim ky nga 1900, ndërsa Louvre, stacioni hekurudhor dhe të tjera mbeten ende të mbyllura. Franca është goditur nga përmbytjet më të mëdha në tre dekadat e fundit, të gjitha këto u shkaktuan nga vërshimet e lumit Seine. Fatkeqësitë e reja janë planifikuar në pjesët lindore të Francës.

Evropa përballet me thatësira, përshpejtohen përmbytjet, stuhitë dhe ndryshimi i klimës

Evropa dhe hemisfera veriore po ngrohen me ritëm më të shpejtë se mesatarja globale dhe sipas studimit priten "rreziqe të shumta klimatike”. Sipas studimit më të plotë të ndjeshmërisë së Evropës ndaj ndryshimeve klimatike ende, vendet e Evropës që pozicionohen nga Atlantiku do të vuajnë nga shira më të rëndë, rrezik më i madh nga përmbytjet, dëme më të rënda nga stuhitë dhe një rritje të "rreziqeve të shumta klimatike". Temperaturat në vargjet malore të tilla si Alpet dhe Pirenejet janë parashikuar të rriten në nivele shkrirjeje akullnajore, ndërsa Mesdheu përballet me një "rritje"drastike në temperatura ekstreme, thatësira, dështim kulturash bujqësore dhe zjarre në pyje.

Firmat e njohura të ushqimeve “mashtrojnë” konsumatorët e Europës Lindore

Kompanitë multinacionale të ushqimit dhe pijeve kanë “mashtruar” blerësit në Evropën Lindore për vite me radhë duke i shitur atyre versione më të ulëta të markave të mirënjohura, sipas zyrtarit më të lartë të Komisionit Evropian, përgjegjës për drejtësinë dhe konsumatorët. Në një sulm të hapur ndaj gjigantëve të korporatave që ajo pretendon se e ka thyer ligjin, komisioneri i Çekisë, Vera Jourová, i tha Guardian: “Ne themi për herë të parë në mënyrë të qartë: kjo është praktikë e padrejtë tregtare. Në shumë raste, po, jam e bindur se ligji është thyer, sepse ka mashtrim të dukshëm“.

Me biçikletë për në punë: Qytetet e bukura të cilat po e shmangin transportin me veturë

Njerëzit kanë qenë duke i përdorur veturat për transport për më shumë se 100 vite, dhe tani veturat konsiderohen si forma kryesore e transportit. Por fatkeqësisht, transporti me veturë përveçse shkakton dëme në mjedis dhe ju zvogëlon financat, gjithashtu edhe bëhet pengesë për aktivitetin fizik. Në Londër, më shpejt arrini diku me biçikletë sesa me një veturë, pasi çdo shtet ka qytete ku trafiku është i jashtëzakonshëm. Duke marrë parasysh këtë, tani shumë qytete të njohura ndërkombëtare kanë filluar të krijojnë zona për këmbësorë ku trafiku automobilistik është i ndaluar.

Ndryshimet e klimës rrisin kërkesën për energji

Kërkesat për energji elektrike do të rriten në Europën Jugore, ndërsa ndryshimet klimatike po bëhen gjithnjë e më të qëndrueshme. Kjo bëhet e ditur në një studim të fundit dhe efekti kryesor do të jetë një bum i vërtetë në përdorimin e ajrit të kondicionuar. Në kontrast, kërkesa për energji do të bjerë në vendet veriore të Europës, duke bërë që situata të jetë gjithnjë e më e polarizuar në kontinent, një situatë që sipas kërkuesve thellon nevojën për një integrim më të madh të furnizimeve me energji në Europë, me fokus të veçantë te shfrytëzimi gjithnjë e më i madh i burimeve të rinovueshme të energjisë.

Raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit: Shqipëria me plazhet më të ndotura në Europë

Shqipëria renditet e fundit ndër 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Vetëm 35% e plazheve janë vlerësuar në raportin e fundit të EEA me cilësi të ujërave të shkëlqyer, 20% vlerësohen se kanë një cilësi të mirë të ujit, ndërsa 5% kanë cilësi të mjaftueshme. Në 2016-n Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) ka monitoruar 21,667 plazhe në Europë, prej të cilëve 21,344 janë pjesë 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ndër të tjera, pjesë të monitorimit ishin Shqipëria dhe Zvicra për të cilat u raportua cilësia e ujit për 323 plazhe.