FAO

“Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare

“Në vend të një letre për Parlamentin shqiptar”

Marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me natyrën në përgjithësi e me pyjet në veçanti janë përkeqësuar më shumë se kurrë ndonjë herë në dekadën e fundit. Shkatërimi i institucioneve, konfuzioni ligjor i krijuar nga ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste, mungesa e investimeve nga shteti dhe keqpërdorimi i pamatshëm i investimeve të huaja, ka sjellë që 63 % e sipërfaqes së territorit të vendit, të jetë sot jashtë kontrollit të shtetit.

Dita Botërore e Ushqimit

Më 16 Tetor 1945, 42 vende vepruan Në Kebek, Kanada, për të krijuar Organizatën e Ushqimit dhe Agrikulturës të Kombeve të Bashkuara (FAO). Duke bërë këtë, ata morën një hap tjetër të rëndësishëm përpara në betejën e përhershme të njeriut kundra urisë dhe kequshqyerjes. Përmes krijimit të FAO-së ata ofruan veten dhe shumë kombe të tjera që do të hynin në Organizatë, me një mekanizëm përmes së cilës Vendet Anëtare duhet të merren me një sërë problemesh që janë shqetësim i madh për te gjithë vendet dhe të gjithë njerëzit.

FAO në alarm: 3% e punëtorëve të bujqësisë vuajnë nga helmimi akut i pesticideve

250 vëzhgues dhe ekspertë nga gjithë rajonet e botës u mblodhën në selinë e FAO-s në Romë në bisedime të fokusuara rreth kimikateve toksike. Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s shitjet ndërkombëtare të pesticideve vlerësohen deri në 480 miliardë dollarë në vit. Ndërsa një shifër alarmuese jepet për punonjësit e fermave, të paktën 3% e tyre vuajnë nga helmimi akut i pesticideve. Adoloshentët përballen me rrezikun më të lartë. Ekspertët e bujqësisë shprehen shqetësimin se pesticide të rrezikshme po kthehen në eksponente shkatërruese për faunën dhe organizmat.

Gjysma e globit do jetë e kequshqyer deri në vitin 2030

Më shumë se gjysma e popullsisë globale do pësojë një formë të kequshqyerjes deri në 2030 nëse nuk merren masa urgjente për të përmirësuar qasjen ne ushqim me cilësi të lartë, u tha ministrave të shëndetësisë së G7 Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë FAO. Ndryshimet klimatike dhe konfliktet janë shkaqet kryesore të kequshqyerjes thuhet në raportin e FAO-s me titiull “Gjendja e sigurisë ushqimore dhe ushqimi në botë 2017”.

Hartohet plani global, fund vdekjeve nga tërbimi i qenit deri në vitin 2030

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE), Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Aleanca Globale për Kontrollin e Egërsirave hartuan një iniciativë ambicjoze për t’i dhënë fund vdekjeve njerëzore nga tërbimi që transmetohet nga qentë deri në vitin 2030. Plani i cilësuar “United Against Rabies” , ose “Të bashkuar kundër tërbimit” trajton sëmundjen në mënyrë ndërsektoriale duke theksuar rolin e rëndësishëm që shërbimet veterinare, shëndetësore dhe arsimore do luajnë në parandalimin dhe kontrollin e tërbimit.

Hartohet udhërrëfyesi për të luftuar TBC e kafshëve

FAO publikoi udhërrefyesin e parë në botë për të luftuar tuberkulozin e kafshëve (gjedhit) që transmetohet te njeriu, i njohur dhe si tuberkulozi zoonotik. Ky transmetohet përmes konsumit të mishit të papërpunuar dhe të kontaminuar ose përmes konsumit të produkteve të qumështit nga kafshët e sëmura.Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë “FAO” thotë se ky dokument adreson rreziqet shëndetësore në të gjithë sektorët. Të dhënat e reja të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) vlerësojnë se mbi 140,000 njerëz sëmuren dhe më shumë se 12,000 njerëz humbasin jetën çdo vit nga tuberkulozi zoonotik.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, siguron mbështetje për Shqipërinë në Konferencën e FAO-s

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, mori pjesë në Konferencën e Sesionit të 40-ë të FAO-s, mbajtur në Itali, ku përveç pjesëmarrjes në këtë aktivitet të rëndësishëm, u rakua dhe me drejtorin e saj, Joze Graziano Da Silva, me Ministrin brazilian të Bujqësisë, Blairo Maggi dhe personalitete të tjera. Adaptimi i ndyshimeve klimatike, ka qenë çështja kryesore e diskutuar në Konferencën e Sesionit të 20-ë të FAO (Organizata Botërore për Ushqim) dhe gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Ministri Panariti tha se, “ndryshimet e klimës janë një realitet shumë i prekshëm e për këtë, jemi duke përjetuar përmbytje intensive, thatësira, ngrica dhe rritje të infeksioneve”.

Parashikimi i FAO, dy kërcënimet për krizën e zinxhirit të ushqimit në Shqipëri

Organizata Ndërkombëtare për Ushqimin dhe Agrikulturën (FAO) , pranë Kombeve të Bashkuara ka rifreskuar të dhënat e saj mbi kërcënimet që mund të ndodhin kudo në botë në krizën e zinxhirit te ushqimit. Parashikimi vlen për periudhën korrik-shtator dhe rendit shkaqet si dhe nivelin e tyre të rrezikut. Për Shqipërinë sipas të dhënave që gjeneron sistemi dy janë kërcënimet që renditen. E para është rishfaqja e dermatozës nodulare, një sëmundje që prek lopët dhe që në vendin tonë u kthye në një problem serioz shtatorin e kaluar kur u raportuan mbi 200 lopë të ngordhura për arsye të kësaj sëmundjeje.

Rikthehet “Dermatoza Nodulare”, FAO thirrje urgjente: Vijoni vaksinimin

FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) konstaton se sëmundja e dermatozës nodulare është rishfaqur në Shqipëri kohët e fundit dhe në disa vende të rajonit, prandaj ka bërë thirrje që procesi i vaksinimit të vazhdojë, ose të rinisë në ato vende ku është ndërprerë. “Edhe pse shpërthimi në Evropë ishte i pranishëm në prill pas vaksinimeve masive, ne kemi parë që sëmundja është rishfaqur sërish muajt e fundit në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni.

Uria, FAO: 10% e shqiptarëve nuk hanë vaktet e plota, më keq se rajoni

Të paktën 290 mijë shqiptarë kategorizohen në grupin e atyre me vakte të reduktuara për shkak se nuk kanë arritur të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm. Raporti i Organizatës së Ushqimit dhe Agrikulturës (FAO), për urinë, i vitit 2017 vlerëson se në Shqipëri prevalenca e pasigurisë së lartë ushqimore prek 10% të popullsisë totale. Kjo matje bëhet në kuadër të raportimeve që bëjnë shtetet anëtare, por edhe si pjesë e programit të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund urisë deri në vitin 2030, përmes objektivit 2 (t’i jepet fund urisë, të arrihet siguri ushqimore dhe përmirësim i ushqyerjes si dhe promovimi i agrikulturës së qëndrueshme).

Zhvillimi i akuakulturës në Shqipëri

Akuakultura, e njohur edhe si akuafarming, është rritja e peshkut, krustaceve, molusqeve, bimëve ujore, algave dhe organizmave të tjerë ujorë. Akuakultura përfshin kultivimin e popullsisë së ujërave të ëmbla dhe të detit me kushte të kontrolluara dhe mund të krahasohet me peshkimin komercial, që është zënia e peshqve të egër. Marikultura i referohet akuakulturës së praktikuar në mjediset detare dhe në habitatet nënujore. Sipas FAO-s, akuakultura "Nënkupton një formë ndërhyrjeje në procesin e rritjes për të rritur prodhimin, siç është stalla e rregullt, ushqimi, mbrojtja nga grabitqarët, etj. Rritja gjithashtu nënkupton pronësinë individuale ose të korporatave të peshqve që kultivohen".