fatkeqesi natyrore

“Harvey” dhe “Irma”, “çifti” që shkatërroi SHBA-të

Llogaritja e kostos së dëmeve të shkaktuara nga “Harvey” dhe “Irma” është thuajse e pamundur, kjo edhe sepse nuk dihet as nga të fillohet dhe cilët zëra të përfshihen në bilanc. Edhe duke qëndruar në pozicionet minimaliste, siç ka bërë agjencia e vlerësimit “Moddy’s”, llogaria mund të shkojë në 150 deri në 200 miliardë dollarë, shumë më tepër nga dëmet e shkaktuara prej uraganit “Katerina” në Neë Orleans në vitin 2005. Shuma përfshin dëmet që kanë të bëjnë me banesat, njësitë tregtare, mjetet private dhe infrastrukturat publike.

216 viktima nga tërmeti në Meksikë

Bilanci i viktimave, në Meksikën e tronditur brenda pak javësh nga një tërmet i dytë i dhunshëm, ka mbërritur në 216 të vdekur. Me dhjetëra ndërtesa u shembën në kryeqytetin Mexico City nga lëkundjet e magnitudës 7.1 të shkallës Rihter. Shkatërrimi i një shkolle, nga sa pohoi vet presidenti Enrique Peña Nieto, i ka marrë jetën 20 fëmijëve, ndërsa 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur. “Është një shkollë në jug të qytetit, një shkollë private, pjesa më e madhe e së cilës është rrënuar sërish. Për fat të keq kanë humbur jetën fëmijë të vegjël që nga klasa e parë e shkollës fillore.

Australi, Cikloni Debbie, aktivizohet plani për përgjigje ndaj fatkeqësive

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, ka aktivizuar planin për përgjigje ndaj fatkeqësive, pasi cikloni Debbie goditi bregdetin verilindor të vendit. Helikopterët e forcave mbrojtëse dhe anijet detare, kanë filluar të shpërndajnë ndihma në rajonin e Kuinsllend, i cili ka përsuar edhe dëmet më të mëdha prej goditjes nga cikloni Debbie. Autoritetet kanë konfirmuar se një person ka humbur jetën, ndërkohë që kanë shtuar se ekipet e emergjencës janë duke bërë vlerësimin e dëmeve, të cilat sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare janë të shumta.

Banorët po braktisin Porto Rikon të shkatërruar nga uragani

Kanë kaluar pak kohë nga uragani Maria që goditi Porto Rikon, ndërsa banorët nga ky vend i shkatërruar, po shqyrtojnë opsionin e braktisjes së ishullit. Sipas Associated Press, populli është në mëdyshje se a duan të largohen përgjithmonë, apo të përmbushin detyren e tyre patriotike, ta rindërtojnë vendin. Më shumë se 140.000 amerikanë nga Porto Riko, kanë braktisur ishullin tashmë, që kur stuhia e fuqishme goditi vendin me 20 shtator. AP raporton se edhe 300.000 banorë të tjerë mund ta braktisin vendin në dy vitet e ardhshme.

BB: Aftësitë rikuperuese pas fatkeqësive natyrore, si renditet Shqipëria

Fatkeqësitë natyrore dominonin lajmet në vitin 2017. Uraganet arritën shifra rekorde, shirat dhe përmbytjet historike morën jetën dhe shkatërruan prona në Karaibe, Azinë Jugore dhe Shtetet e Bashkuara. Në Sierra Leone dhe Kolumbi, qindra njerëz vdiqën në rrëshqitjet e rërës pas shirave të mëdha. Banka Botërore përllogarit se ka rreth 4 herë më shumë fatkeqësi natyrore sot sesa në vitet 1960. Në një raport të publikuar më herët, por që Banka e risjell në kujtesë, si një ndër temat kryesore të vitit 2017, bëhet fjalë për aftësinë për t’u rimëkëmbur nga fatkeqësitë natyrore, tipar të cilin BB e përllogarit me përqindje.

Bota pajiset më mirë për mbrojtjen nga katastrofat natyrore

Uragane, tërmete, përmbytje: dukuritë ekstreme të natyrës kërcënojnë kryesisht njerëzit në vendet e varfëra. Ato sipas Indeksit aktual Botëror të Rrezikut, janë veçanërisht të kërcënuara. Por ka edhe shpresë. Cikloni "Pam" më 2015 shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në ishujt Vanuatu. "Shumë vende kanë mësuar nga katastrofat e mëparshme dhe po e përmirësojnë mbrojtjen nga klima", vuri në dukje drejtori ekzekutiv i "Aleancës Zhvillimi Ndihmon", Peter Mucke. Kjo aleancë publikoi një analizë të Indeksit Botëror të Rrezikut analizë të realizuar në vitet 2012 derimë 2016.

BRIGAID [Horizon2020] – “URA me TRI Harqe” e Novacionit

BRIGAID akronim i “BRIdging the Gap for Innovations in Disaster Resilience” e shqipëruar “Kapërcimi i barrierave në fushën e novacionit në funksion të rekuperimit nga katastrofat”. Projekti ka fillimin e tij qysh prej muajit qershor të vitit 2016 dhe afati i përfundimit përkon me titullin e programit [Horizon2020], viti 2020. Shqipëria është partner i këtij projekti më përfaqësinë e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).

Cikloni “Ockhi” shkatërron Indinë, 39 të vdekur dhe 167 të zhdukur

Cikloni “Ockhi” ka shkaktuar gjatë kalimit të tij në Indinë perëndimore (Tamil Nadu dhe Kerala), një bilanc prej 39 personash të vdekur dhe 167 të zhdukur. Ministri i Brendshëm indian, ka saktësuar se “sot viktimat fatale në Tamil Nadu janë 10 dhe 29 të tjerë janë në Kerala”. Cikloni ka humbur intensitetin, duke u shndërruar në një stuhi tropikale para se të mbërrinte në brigjet e Gujaratit. Në det, mësohet se janë shpëtuar 556 peshkatarë, të cilët rrezikonin të mbyteshin. Situata në vendin aziatik sa vjen e bëhet gjithnjë e më dramatike.

Europa “reagon” me vonesë pas uraganit “Irma”

Vendet europiane po intensifikojnë përpjekjet e shpëtimit në territoret e tyre në Karaibe, të shkatërruara nga uragani “Irma”, pas kritikave mbi reagimin e tyre. Presidenti francez, Emmanuel Macron vizitoi ishujt francezë që u përballën me fuqinë e plotë të stuhisë, duke premtuar se një korridor ajror do të mbahej i hapur për më shumë ndihma. “Ajo që ndodhi pak ditë më parë në St. Martin dhe St. Barthelemy, është një katastrofë natyrore që nuk është parë në rajon që nga viti 1931.

Facebook, krijon hartën e katastrofave

Facebook fuqizon edhe më shumë mjetet e saj të ndihmës në raste fatkeqësish natyrore. Pas Safety Check, me të cilin përdoruesit mund të qetësonin miqtë e të afërmit për kushtet ku ndodheshin, vjen edhe harta e katastrofave, e përdorur nga organizatat që duhet të çojnë ndihmën e shpejtë. Funksioni shfrytëzon të dhënat agregate, anonime, që përdoruesit kanë zgjedhur të shpërndarjne në rrjetin social për të furnizuar një ‘fotografi’ se sa njerëz ndodhen në një vend, në zona për shembull të goditura nga ndonjë tërmet apo përmbytje, shpjegon Facebook.

Fakt Check: A e ka çdo vend të detyrueshmëm sigurimin ndaj katastrofave natyrore?

Kryeministri Rama, për të justifikuar mungesën e mbështetjes së qeverisë për të paguar dëmet nga përmbytjet, ka ofruar si alternativë sigurimin e vetë qytetarëve kundër fatkeqësive natyrore. Për këtë arsye ai lajmëroi se i sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet i detyrueshëm me ligj. Është në fakt një projekt i hershëm i qeverisë së tij për të cilin jemi shprehur këtu dhe këtu, por që ai nuk ka mundur ta zbatojë dot për shkak të reagimeve të pritshme nga qytetarët.

Fatkeqësitë natyrore

Sikur ngrohja globale të mos ishte një kërcënim i mjaftueshëm, planifikimi i dobët dhe mungesa e subvencioneve i përkeqësojnë më shumë përmbytjet. Shkalla e shkatërrimit do të bëhet e qartë vetëm kur ujërat e përmbytjeve të pakësohen, duke nxjerrë më në pah pasojat, të tilla si makina të shkatërruara, shtëpi të zhytura në baltë dhe më e keqja nga të gjitha, kufomat e të mbyturve. Por sipas të dhënave të publikuara, teksa shiu i rrëmbyeshëm vazhdonte të binte mbi Teksasin jugor për ditën e gjashtë radhazi, Uragani Harvey po konsiderohej si përmbytja më e rëndë në Amerikë, shkruan The Economist.

Fatkeqësitë natyrore, në Shqipëri 3100 persona “humbën shtëpitë” në 2016

Individët mund të ndryshojnë vendbanimin e tyre për arsye nga më të ndryshmet që nisin nga fatkeqësitë natyrore e deri tek rastet ekstreme të konflikteve dhe luftës. Në Shqipëri, të paktën gjatë vitit 2016, janë regjistruar 3100 individë, që iu është dashur të zhvendosen nga njëri vend në tjetrin, duke lënë shtëpinë dhe kjo lidhet me rastet e fatkeqësive natyrore. Të dhënat i ka publikuar së fundmi Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme, në bashkëpunim me Këshillin Norvegjez të Refugjatëve.

Fatkeqësitë natyrore, nga evidentimi i dëmeve drejt investimeve konkrete

Çdo dimër apo verë vendi ynë mund të parballet me fatkeqësi natyrore, përmbytje ose zjarre. Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë (UNISDR) përgjatë 24 viteve (1990-2014) 38.2% e dëmit ekonomik është krijuar vetëm nga përmbytjet dhe 33.5% nga rrëshqitja e tokës. Pjesa e mbetur e dëmeve ka ardhur si pasojë e tërmeteve, stuhive, zjarret etj. Shqipëria mbetet vendi i parë në Europë më i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore.

Greqi, 7 të vdekur nga përmbytjet e mëdha

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e një vale moti të keq, të ashtuquajtur Euridiki, që po mbizotëron në pjesën më të madhe të vendit. Të gjithë viktimat kanë qenë banorë të komunës së Mandres në perëndim të Athinës, ku dhjetëra shtëpi janë përmbytur nga ujërat e rrëmbyera. Sipas organeve vendore, disa persona konsiderohen të humbur, ndërsa dy gra të tjera të moshuar që janë shpëtuar në çastin e fundit janë dërguar në spital me hipotermi.

Greqia në flakë, mbi 60 të vdekur dhe 1000 banesa të shkrumbuara nga zjarret

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pas flakëve që kanë përfshirë Athinën teksa Greqia po përballet me krizën më të keqe të zjarrit përgjatë dekadës. Gjithashtu mbi 1000 banesa janë shkrumbuar. Sipas Kryqit të Kuq, 26 trupa janë gjetur në një vilë oborrin e një vile në fshatin bregdetar të Matit në Athinë, shkruan BBC.

Harta e fatkeqësive natyrore: Bota përjeton 400 katastrofa në vit, por ka më pak viktima

Houston në SHBA është goditur nga stuhia më e keqe në 50 vitet e fundit. Stuhia Tropikale “Harvey” shkaktoi pothuajse 1.27 metra shi në disa zona, në pak ditë. Ky është një rekord në kontinentin amerikan. Mungesa e sistemit të duhur të kullimit në qytetin me 6.5 milionë banorë ka përkeqësuar përmbytjet. Stuhia deri tani raportohet të ketë shkaktuar 30 të vdekur, ndërsa mijëra njerëz kanë braktisur banesat. Të rrezikuar nga fatkeqësi të tilla natyrore janë kryesisht Teksasi dhe fqinjë të tjerë të Houston.

Historia shqiptare e fatkeqësive natyrore

Gjatë dekadave të shkuara, Shqipëria është goditur mesatarisht nga një fatkeqësi natyrore në vit. Në 30 vjet, midis 1980 dhe 2010, janë regjistruar 23 fatkeqësi të tilla. Prej tyre, nëntë fatkeqësi kanë qenë përmbytje, katër tërmete dhe tre goditje nga temperatura ekstreme – thuhet në një studim të bërë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Europiane dhe të Sigurisë. Gjatë kësaj periudhe, referon studimi, për shkak të këtyre fatkeqësive 163 njerëz humbën jetën, ndërsa rreth 4 milionë u prekën në një masë apo në një tjetër.

Indonezi – Mbi 11,000 të evakuar si pasojë e një aktivizimi të mundshëm të vullkanit Agung

Më shumë se 11,000 persona janë evakuar pas njoftimit të autoriteteve indoneziane për rrezikun e shpërthimit të vullkanit Agung, në ishullin turistik të Balit. Vullkani Agung ka shfaqur një rritje të aktivitetit që prej javës së kaluar, duke rritur shqetësimin e qeverisë e cila ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg “zonës së përjashtuar” rreth 7,5 kilometra nga krateri i vullkanit. Pranë zonës ku pritet shpërthimi i vullkanit banojnë rreth 80,000 banorë. “Më shumë se 11,000 banorë në Mount Agung kanë kërkuar strehim”, njoftoi sot Sutopo Nugroho, një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive.

Irma lë pas shkatërrim në Florida, shkon drejt Xhorxhas

Uragani Irma përshkoi Karaibet javën e kaluar duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim në ishuj, para se të godiste në Florida. Ekspertët thonë se Irma është stuhia më e madhe dhe më e gjatë e kategorisë 5, në historinë e Atlantikut. Rreth 40 vetë kanë humbur jetën, disa prej të cilëve në Florida. Autoritetet po dërgojnë ekipe ndihmash për të ndihmuar viktimat, për të rikthyer energjinë elektrike dhe për të vlerësuar dëmet në Florida, ndërsa shtetet e Xhorxhas dhe Alabamës marrin masat për të përballuar stuhinë që tashmë është dobësuar.