fauna

Bjeshkë më bjeshkë, “plantacioneve” natyrore të bimës magjike

Udhëtojmë drejt qarkut të Kukësit, ku përfshihen rrethet Kukës, Has e Tropojë, trevat e të cilëve, me të drejtë mund të quhen edhe perlat e Alpeve Shqiptare, atje ku shqiponjat dhe banorët e këtyre anëve kanë ngritur në shekuj foletë e tyre. Rrugën e bëmë pa e ndjerë fare, sepse diskutimet tona u përqendruan vetëm në një temë: në florën mjekësore të këtyre anëve, llojet, vlerat, gjeografinë dhe sasitë që mund të grumbullohen në këto rrethe, si edhe u ndalëm në një specie të veçantë, boronicën.

Censusi 2017 për shpendët dimërues

Në Rezervatin e Menaxhuar Kune-Vain në Lezhë u prezantuan rezultatet e Censusit Kombëtar për Shpendët Dimërues të Ujit në Shqipëri. Censusi i Shpendëve dimërues konfirmon edhe njëherë, efektet e shkëlqyera të Moratoriumit të Gjuetisë, si pasojë e të cilit është vërejtur një progres i dukshëm në shfaqjen dhe numrin e popullatave të llojeve të faunës së egër. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese la në fuqi vendimin e moratoriumit. “Nuk dua t’i dekurajoj gjuetarët,por dua sot t’u them që ne jemi tashmë të hapur, të ulemi me ta për të diskutuar pikërisht këto rezultate të Censusit dhe për të hapur një dialog të ri. “

Di Caprio vizitë në xhunglën indoneziane për mbrojtjen e natyrës

Aktori amerikan, Leonardo Di Caprio zhvilloi një vizitë në xhunglën indoneziane për të dhënë mbështetjen e tij ndaj grupeve lokale që luftojnë për mbrojtjen e florës dhe faunës së kërcënuar nga shpyllëzimi dhe gjuetia e jashtligjshme. Aktori më i mirë në filmin “The Revenant”, qëndroi fundjavën e kaluar në pyllin tropikal të parkut kombëtar Leuser, në ishullin e Sumatras. Kjo zonë ka një potencial të lartë në ruajtjen afatgjatë të natyrës dhe në të banojnë shumë kafshë si orangotangu apo tigri, që janë në zhdukje për shkak të shfrytëzimit të pyjeve.

Festivali i zogjve, mbi 1000 shpendë ekspozohen në Tiranë

Mbi 1.000 zogj, te klasifikuar në mbi 300 raca të ndryshme qëndrojnë të ekspozuara që prej të shtunës në Qendrën Rinore. Federata e Ornitologëve Shqiptarë ka organizuar “Festivalin e Zogjve” me mbarështues nga e gjithë Shqipëria, nga Italia, Kosova, Mali Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia. “Ne jemi mbrapa me interesin që shfaqin njerëzit dhe këtë e tregon edhe prezenca e kaq shumë vizitorëve që ju shihni. Mundohemi që këtë pasion që kanë njerëzit ta organizojmë nëpërmjet shfaqeve të tilla.

Filmohen kafshë të rralla në Malin e Tomorrit

Kafshë të rralla si ariu i murrmë, e macja e egër, dhia e egër, derri i egër, dreri malit, janë kapur nga kamerat në malin e Tomorrit. Ato janë kapur nga tre kamera-kurth të vendosura nga të apasionuarit e ngjitjeve malore ekspeditave në borë, të vendosur në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit. Fotot u publikuan nga Agjencia Kombëtare e Zonave të mbrojtura, e cila na bën me dije se monitorimi për të kapur të tjera kafshë të rralla vazhdon.

Gjuetia e paligjshme, nga mungesa e informacionit

Fauna e egër e Republikës së Shqipërisë, përbën një pasuri kombëtare e cila është vënë në rrezik gjatë 25 viteve të fundit. Ligji i moratoriumit të gjuetisë në fillim të hyrjes së tij në fuqi, pati ndikime pozitive në përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër. Aktualisht gjendja e faunës së egër është përkeqësuar, edhe pse afati i zbatimit të ligjit të moratoriumit të gjuetisë është pesë vjet, deri në vitin 2021. Sipas z. Nihat Dragoti, ekspert i biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura pranë INCA –s, ligji i moratoriumit të gjuetisë ka dhënë efekte pozitive në disa zona, duke sjellë shtesa të faunës së egër.

Gucci ndalon shfrytëzimin e kafshëve në koleksionet e veta

Një nga shtëpitë më luksoze të modës, Gucci, ka deklaruar se qysh prej vitit 2018 nuk do të përdorë më lëkurë kafshësh në koleksionet e veta. Aktivistët për mirëqenien e kafshëve vlerësuan vendimin e shtëpisë italiane të modës, duke e përshkruar vendimin shumë të rëndësishëm në fushatën për t'i dhënë fund mizorive në industrinë e veshjeve, e cila pretendohet të përdorë pellushin e mbi 100 milionë kafshëve në vit. Palltot dhe pellushët luksozë Gucci do të jenë pjesë e së kaluarës kur të shpaloset koleksioni pranverë - verë 2018.

Helmim masiv i peshqve në liqenin e Xibrakës

Në rezervuarin e Xibrakës i njohur si “Gjoli i Mukjes” në Cërrik ka ndodhur një katastrofë mjedisore. Qindra kuintal peshq dhe gjallesa të tjera janë gjendur të ngordhur në breg të këtij liqeni. Ende mbeten mister shkaqet e kësaj masakre të vërtetë sipas infoelbasani.al, por sipas specialistëve, nuk bëhet fjalë për vrasje me dinamit, apo lëndë kimike, por për një lloj asfiksie me natyrë të panjohur. Dyshohet se peshqit kanë pasur mungesë oksigjeni, për shkak të një lënde të panjohur të çliruar në ujë në formë gazi apo shëndërrimi kimik.

KARAVASTAJA, LAGUNA QË MAGJEPS ME BUKURINË NATYRORE DHE ZOGJTË

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta të ofron një peizazh mbresëlënës në këto ditë dhjetori, ndërkohë që magjia në këtë lagunë shtohet duke parë shumëllojshmërinë e shpendëve. Sapo hyn në pjesën e pyllit, të shoqërojnë cicërimat e zogjve, ku veshi i mësuar i studiuesve dhe i specialistëve dinë të bëjnë dallimin se çfarë specieje i përkasin. Por edhe për ata që bëjnë për herë të parë një tur ‘birdwatching’, magjia nuk shuhet nëse nuk dinë t’i dallojnë. Shpendi që çdokush mund ta dallojë në lagunën e Karavastasë është pelikani kaçurrel, i cili në 2015-ën ka një shtim të popullatës.

Kush po e vjedh luginën e Nartës?

Laguna e Nartës është një ndër të paktat në Shqipëri, e cila ka ende një botë të pasur me florë dhe faunë. Kjo lagunë ka shtrirjen e saj në Vlorë dhe ka një sipërfaqe të konsiderueshme. Pasuritë e saj janë të shumta, por kohët e fundit ka filluar një erozion në to, pasi ka ndërhyrë dora e njeriut. Problemet janë të shumta, pasi disa muaj më parë nga qeveria u mendua që në kjo zonë të kthehej në një zonë naftë mbajtëse, duke rifutur dhe njëherë duelin, nëse duhet zhvillim mjedisor apo zhvillim industrial.

Librazhd: “Së bashku për një mjedis të përmirësuar në Bashkimin Europian”

Parku Kombëtar i Shebenikut, pjesëmarrja publike mjedisore, legjislacioni europian dhe monitorimi i çështjeve mjedisore. Në forum u diskutua për situatën sot në Parkun Shebenik-Jabllanicë, problematikat, vështirësitë, si dhe për krimet mjedisore që po ndodhin. Po kështu lektorë nga Maqedonia folën për praktikat që ndiqen në Maqedoni. Gjatë takimit, pati mjaft diskutime për situatën sot dhe se si mundet të bëhet dhe roli i shoqërisë civile në informimin dhe edukimin e komunitetit, dhe trysninë që duhet të ushtrohet ndaj drejtuesve për të mbrojtur mjedisin.

Liqeni i Ohrit: Galapagos-i ballkanik është nën rrezik

Rreziku për shkatërrimin e liqenit të Ohrit me urbanizimin e tepruar, është gjetur në faqet e numrit të korrikut në njërën nga revistat më të lexuara në botë “BBC wildlife magazine”. “Galapagos-i Ballkanik është nën rrezik. Shtëpia e peshqve dhe kërmijve të veçantë në liqenin e Ohrit mund të thahen nëse ndërtohet në moçalet e saj”, shkruan gazeta BBC wildlife magazine. Liqeni i Ohrit është liqeni më i vjetër natyror në Evropë dhe një ndër më të vjetrit në botë. Thellësia e tij mbërrin deri në 155 metra, që është edhe më i thelli në Evropë dhe një ndër 14 liqenet më të thella në botë.

Organizatat mjedisore paralajmërojnë shkatërrimin e parkut Divjakë-Karavasta nga megaresorti

Koalicioni i organizatave mjedisore në mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta organizoi të enjten një forum ndërgjegjësues, duke paralajmëruar ndikimin shkatërrues të projektit turistik të planifikuar për t’u ndërtuar në lagunën kryesore shqiptare. Duke analizuar me detaje shpendët dhe kafshët që kanë për shtëpi parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, Ferdinand Bego, profesor në Universitetin e Tiranës argumentoi se 22 mijë hektarët e këtij parku- zonë Ramsar, janë një ekosistem i pasur dhe një parajsë për shpendët në Mesdhe.

Pakësohet sasia e peshkut në Liqenin e Kukësit, shkak gjuetia pa kriter

Specialistët biologë në qytetin e Kukësit, janë të shqetësuar për pakësimin e faunës nënujore dhe kryesisht të llojeve të peshqve që rriten në këtë liqen. Një shqetësim të tillë e ngre dhe biologu kuksian Arben Palushi, që shqetësohet për çdo të keqe që i ndodh liqenit apo natyrës në këtë zonë, ashtu siç gëzohet kur sheh që drejt këtij liqeni malor të vijnë e të strehohen mjelmat apo shpendë të tjerë të rrallë. Shqetësimin për rënien e sasisë së peshqve në këtë liqen, e ngrenë dhe vet peshkatarët. Ata pohojnë se kjo rënie ka ardhur si pasojë e gjuetisë pa kriter dhe me mjete shfarosëse.

Pelikanët shqiptarë në prag të zhdukjes

Vetëm disa dhjetëra pelikanë dalmacianë, të njohur si pelikani kaçurel, mbeten në lagunën e Karavastasë nga qindra të tillë që qenë në vitet 1980 si pasojë e gjuetisë dhe zhvillimit të pa kontrolluar. Ura që lidh fshatin e Divjakës me lagunën e Karavastasë është pothuajse e kalueshme. Dragamina që ndihmon për thellimin e kanalit mes lagunës dhe detit duket se nuk ka punuar shumë kohët e fundit. Për aq kohë mbajnë mend njerëzit, pelikanët kaçurelë kanë ngritur foletë e tyre në një nga ishujt e ulët të lagunës, të cilin konservacionistët dhe banorët vendës e njohin si Ishulli i Pelikanëve.

Pylltaria, sfida e zhvillimit në Shqipëri

Për periudhën që po kalojmë, Shqipëria është vend i veçantë në rajon që ka dy Moratoriume, një për Gjuetinë dhe tjetri më i rëndësishëm se i pari, për Pyjet. Të dy të lidhur ngushtë me njëritjetrin, pasi një pjesë e varfërisë së kafshëve të gjuetisë është e shkaktuar edhe nga gjendja e rëndë e pyjeve. Moratoriumet ndalojnë (gjuetinë, prerjet në pyje etj.), dhe për këtë bëjnë mjaft mirë! Me sa duket sikur e gjithë barra i bie Shërbimit Pyjor apo Inspektoratit Mjedisor! Po ua lamë këtë barrë vetëm këtyre, le ta themi që në fillim se gjendja në Pyje dhe kafshë të egra nuk mund të përmirësohet kurrë! 

Reduktimi i faunës, 58% më pak që nga viti 1970

Popullsia e faunës në botë është reduktuar me 58% që prej vitit 1970. Shifra tronditëse është përfundimi i një studimi të kryer nga Shoqëria Zoologjike e Londrës në bashkëpunim me Fondin Botëror për Kafshët. Në raportin e përpiluar nga këto dy organizma elitë përsa i takon mbrojtjes së kafshëve, shkruhet se nëse trendi negativ vazhdon, reduktimi mund të arrijë dy të tretat mes vertebrorëve në vitin 2020. Studimi sugjeron se kafshët që jetojnë në liqene, lumenj dhe këneta po pësojnë humbjet më të mëdha.

Shpëtohet ariu i murrmë në Polis të Elbasanit

Kur çdo ditë trumbetohet me të madhe për mbrojtjen e kafshëve dhe me një moratorium për gjuetinë në fuqi, përsëri kafshët rrezikohen. Kanë qenë pikërisht banorët e zonës, fshati Polis Valë, të cilët kanë njoftuar policinë e zonës dhe më pas strukturat menjëherë kanë njoftuar AdZM Elbasan. Ka qenë Fatmir Brazhda, drejtori i AdZM Elbasan që ka vënë në lëvizje strukturat shtetërore për mbrojtjen e ariut dhe shpëtimin e jetës së tij. Zona e Elbasanit dhe e Librazhdit kanë qenë zonat ku ariu kapej dhe mbahej në lokale për t'iu servirur njerëzve për efekt tregtie dhe biznesi.

Shqipëria mund të mos quhet më vendi i shqiponjave

Vrasja, rrëmbimi i të vegjëlve, vjedhja e vezëve kanë qenë shpesh përgjegjës për reduktimin e numrit të shqiponjave në Shqipëri. Por një faktor edhe më vrastar për nga gjerësia e dëmit po përhapet gjerësisht kohët e fundit. Helmimi i kafshëve të egra, po rishfaqet sërish dhe vrullshëm. Në shumë zona malore të vendit, barinjtë dhe banorët kanë filluar të përdorin rëndom helmin për të shpëtuar nga “dëmet” e ujkut, dhelprës apo gjitarëve të tjerë. Karkasat e mbetura përdoren si ushqim nga shumë shpend rrëmbenjës të cilët kanë filluar të ngordhin masivisht. Këto raste janë më të shumta në jug të vendit, aty ku dhe numri i të imtave është më i lartë.

Stebleva, një mrekulli që as shitet dhe as blihet lehtë

Stebleva, një nga fshatrat e krahinës së Gollobordës, 35 km larg nga Librazhdi, është një fshat i vizitueshëm gjatë verës. Rrethuar me pyje të lartë, ajër i freskët dhe gjelbërim ngado, është një oaz i mrekullueshëm në lindje të Shqipërisë. Mersin Hoxha, kryetari i Shoqatës “Stebleva”, ndryshe nga kolegët e tij të shoqatave dibrane në Tiranë, që kujtohen për vendlindjen vetëm për Ditë vere a Shëngjergj, është kthyer ta drejtojë shoqatën e tij në Steblevë, aty ku ka trojet e të parëve të tij.

  • 1
  • 2