ferdinand bego

Mbi qëndrimin institucional për ekspertizën mjedisore në Shqipëri

Nga ALEKO MIHO-FERDINAND BEGO

Javën e kaluar u paraqit dhe diskutua në një dëgjesë publike projektvendimi ‘Për miratimin e rregullave, procedurave dhe kritereve për pajisjen me certifikatën e ekspertit për vlerësimin e ndikimit në mjedis (VNM), ekspertizën mjedisore dhe auditimin mjedisor’. Disa nga ne dërguam me shkrim ose diskutuam në takimin e radhës për një kuptim ndryshe dhe për disa ndryshime në draftin e paraqitur.