ferma e shtepise

Ferma e shtëpisë – Rikthimi i traditës shqiptare

Të vendit apo të importuara; dyshimi lind natyrshëm mbi origjinën e produkteve në treg. Por shumëkush ka zgjedhur të ketë produkte më shumë se “të vendit”. Quhet bujqësi urbane. Do të thotë të mbjellësh atë çfarë do, aty ku jeton. Në Shqipëri ka qenë një praktikë e njohur dhe mesa duket po rikthehet. Mund të gjeni produkte të freskëta e të stinës jo më larg sesa nga ballkoni juaj. Një tjetër vlerë e fermave urbane është se i shton gjelbërim qyteteve dhe ju mbrojnë nga temperaturat e larta për freskinë që krijojnë.

Ferma e tmerrit, çifti gjobitet me 80 mijë dollarë

Një çift australian është gjobitur me një total prej 80 mijë dollarësh nga inspektorët e mjedisit kur panë gjendjen e tmerrshme të kafshëve të strehuara në fermën e tyre. Inspektorët thanë se një gjë të tillë nuk e kishin parë kurrë me sy. Melissa Sykes dhe Patrick Lawson i kishin lënë kafshët në gjendje të mjerueshme dhe madje në fermën e tyre u gjetën edhe trupa të dekompozuar kafshësh. Inspektorët e mjedisit gjetën 14 qen të uritur dhe etur për ujë.Tre prej tyre ishin të lidhur me zinxhirë pas një peme dhe ndodheshin në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, 10 kuajt që u gjetën në fermë nuk ishin ushqyer siç duhet.

Një fermë e veçantë mes pallatesh në Tiranë

Sigurisht që duhej një mendje e madhe, që të dizenjonte një bllok pallatesh në Tiranë pas Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në afërsi të Zogut të zi, ku sheshet mes pallateve mos zaptoheshin nga parkingjet e makinave dhe hapësirat publike nga kioskat e shëmturara. Ishte pikërisht arkitekti i njohur Daniel Libeskind, i cili projektoi që në mes këtij blloku pallatesh, hapësira të kthehej në fermë bujqësore dhe produktet e përfituara prej saj t’i merrnin banorët.