fermeret

Bankers Petroleum dhe Bashkitë Roskovec e Patos, ndihmë fermerëve me projektet

Kompania Bankers Petroleum dhe bashkite Roskovec e Patos po bashkepunojne per te mundesuar perfitimin e sa me shume fondeve financiare nga fermeret e zones se Patos-Marinzes. Qeveria ka çelur tashme grante per bujqesine permes AZHBR por fermeret nuk i aksesojne dot keto fonde sepse nuk kane njohuri te mjaftueshme si te ndertojne nje projekt apo plan biznesi.

Fermerët amerikanë në vështirësi

Megjithëse bursa amerikane vazhdon të përjetojë fitime rekord dhe shifrat e punësimit në Amerikë janë inkurajuese, fermerët vazhdojnë të përballen me kostot e larta të farërave dhe plehut kimik. Kjo ndodh në një periudhë kur kërkesa dhe çmimet për produktet e tyre janë të ulëta. Këto vështirësi ekonomike kanë një efekt rrënues që shtrihet përtej fushave me të mbjella. Panairi i përvitshëm i fermerëve që zhvillohet këtë radhë në shtetin Illinois është ndër më të mëdhenjtë në botë. Aty mblidhen furnitorët dhe prodhuesit e makinerive, për të demonstruar produktet dhe paisjet e tyre më të fundit.

Fermerët premtojnë se do të rindërtojnë vreshtaritë në Kaliforni

Përgjatë Kalifornisë Veriore, ku zjarret po digjen prej mëse një jave duke u marrë jetën të paktën 36 njerëzve dhe shkatërruar rreth 6 mijë ndërtesa, banorët po analizojnë ato që kanë humbur dhe ato që u kanë mbetur. Shumë prej tyre ndihen me fat që kanë shpëtuar. Në një rast, zjarri shkatërroi një vreshtë rushi dhe punishte vere, duke lënë të paprekur karriget ku njerëzit shkojnë për të provuar verën. Pierre Birebent, prodhues vere prej 20 vitesh thotë se ndihet me fat.

Menaxhimi Efektiv i Ujit - Kontribut për një Bujqësi te Qëndrueshme

Qendra për Menaxhimin Agromjedisor dhe Ekonomik (AEEM_CENTER), nëpërmjet një pune 1 vjecare mbështetur nga BE nepërmjet "Organization for Respect and Care of Animals" – ORCA, në kuadër të tematikës “Bujqësi e Qëndrueshme, Ballkan i Qëndrueshëm” po punon në rritjen e vëmendjes në drejtim të decentralizimit të metejshëm dhe formave të integruara dhe me pjesëmarrje të menaxhimit të ujit në Bujqësi, për të inkurajuar përfshirjen e të gjithë aktorëve në menaxhim dhe për të adresuar më mirë nevojat lokale ekonomike, mjedisore dhe sociale.

Në 28 shkurt nisin aplikimet për subvencione në bujqësi

Të gjithë fermerët me NIPT mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për projektet e tyre në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë pranë agropikave e zyrave rajonale të bujqësisë, pa asnjë dokument shtesë.

Studentët në ndihmë të fermerëve për të përfituar fonde

Studentët e Universitetit të Bujqësisë, do të angazhohen  për të ndihmuar fermerët në shpjegimin e skemave  të reja të mbështetjes financiare, në plotësimin e aplikimeve si dhe në shkrimin e projekteve.Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me studentët e këtij universiteti nga ku shpjegoi edhe këtë nismë të veçantë. Arsyeja, sipas tij, është mungesa e informacionit e fermerëve mbi mënyrat se si të mund të përfitojnë nga subvencionet dhe grantet shtetërore.

Tregtia e shpendëve, fermerët e vegjël të përjashtuar nga skema e subvencioneve

Me qindra fermerë të vegjël në Peqin dhe zonën e Baldushkut në Tiranë merren me rritjen dhe tregtimin e gjelave të detit. Kjo veprimtari po zgjerohet nga viti në vit dhe shikohet nga fermerët si një mundësi për të nxjerrë një rrogë mujore. Allaman Brahja nga Baldushku thotë se gati çdo familje në fshat merret me rritjen e gjelit të detit.