feste

Ohri, Struga dhe Pogradeci kremtojnë ditën e liqenit

Nuk u harrua edhe ketë vit. Sipas nje tradite te bukur, 21 Qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tre bashkitë që lagen nga Liqeni i Ohrit – Struga, Ohri dhe Pogradeci. Për herë të parë Dita e Liqenit të Ohrit, apo të Pogradecit, siç njihet gjithashtu, është shënuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm të banorëve në të dy anët e liqenit, referon Koha. Vendi mikpritës i manifestimit qarkullon nga njëra bashki te tjetra, por mesazhi është gjithmonë i njëjtë: ngritja e vetëdijes për bashkëpunim sa më të madh të qytetarëve dhe të pushtetit për mbrojtjen e basenit të Liqenit, si pasuri e pazëvendësueshme natyrore.