festivali i filmave

Hapet edicioni i 5të i Festivalit të Filmit Mjedisor të Shqipërisë

Ditën e djeshme, më 24 tetor është hapur edicioni i pestë i Festivalit të Filmit Mjedisor të Shqipërisë (EFFA 2017). Në një ceremoni të organizuar në Sheshin e Pazarit të Ri në Tiranë, ishte i pranishëm edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi i cili përshëndeti organizatorët, pjesëmarrësit dhe mbështetësit e këtij festivali që tashmë po kthehet në traditë. Në fjalën e tij Ministri Klosi e vuri theksin në dy aspekte mjaft të rëndësishme të politikës mjedisore; ashpërsimi i ligjit për këdo që kryen një krim mjedisor dhe edukimi masiv i të rinjve për të përgatitur një shoqëri që të mbajë të pastër Shqipërinë.

Njihuni me fituesit e edicionit të pestë të Festival të Filmit Mjedisor në Shqipëri

Mbrëmjen e së shtunës më 28 tetor u mbajt ceremonia përmbyllëse të ndarjes së çmimeve për filmat më të mirë konkurrues në Festivalin e Filmit Mjedisor të Shqipërisë 2017. Edicioni i pestë i këtij festivali do të mbahet mend veçanërisht për mesazhe të forta të përcjella në një moment kur vendimmarrja për çështjet mjedisore është vendimtare për mirëqenien e njerëzve jo në të ardhmen, por tani; dhe pjesëmarrje në rritje të regjisorëve të rinj dhe publikut. Çmimin për filmin më të mirë eksperimental e fitoi produksioni shqiptar “Laguna e Patokut”. Fitues ishte z. Endrit Zemanaj.