Fier

“Mali i mbetjeve”, qytetarët e Fierit kërkojnë zgjidhje urgjente!

Në qytetin e Fierit, në një distancë shumë të afërt me qëndrën e tij, jo më shumë se 200 m në vijë ajrore, ndodhet një gropë e madhe septike prej 3.5 ha mbushur me mbetje të ardhura nga gjithë Qarku Fier. Ky problem ka shumë vite që shoqëron banorët e zonës, të cilët i kanë shtëpitë jo më larg se 50-70 m nga “mali i plehrave”. Në takimin me qytetarët organizuar nga Shoqata “Together fo Life” në kuadër të projektit “Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm”, qytetarët ndihen shumë të revoltuar për problematikën që i ndjek prej vitesh.

“Vjosë-Levan-Fier”, kanali legjendë i ujitjes që rrallë pastrohet

Nga Arben Velo

Kanali Vjosë-Levan- Fier merr jetë në fshatin Selishtë, vend që quhet ndryshe dhe vepra e marrjes. Pasi gjarpëron mes për mes fushave të Myzeqesë, përfundon në fshatin Dërmënas, ku dhe merr jetë një tjetër degëzim i tij, për tu derdhur më pas, në detin Adriatik. 31.25 km është gjatësia nga Selishta deri në Dërmënas, ndërsa nga ky fshat deri në buzë të detit, gjatësia është 18 km. Një degëzim tjetër është i quajturi kanali i Martinës, 19 km. Historiku i këtij kanali zë fill nga puna kolosale që është bërë rreth viteve 50 për hapjen e trasesë së tij.

AdZM e Qarkut Fier, zhvillon aktivitete mjedisore me nxënësit e shkollave

Admininistrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Fierit, vazhdon të inkurajojë komunitetin pranë Parkut Kombëtar Divjakë –Karavasta, në ndërgjegjësimin e ruajtjes së natyrës dhe sidomos të faunës dhe florës specifike që rritet në këtë zonë. Një nismë është dhe ajo e pyllëzimit të hapësirave me drurin e pishës, karakteristikë e kësaj zone bregdetare. Protagonistë të takimit të fundit të kësaj administrate, ishin nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Kryekuq ,një fshat që shtrihet fare pranë vijës ujore të Kënetës së Karavastasë.

Bashkia e Fierit: Gjobë bizneseve që ndotin lumin Gjanica

Lumi Gjanica në Fier ishte kthyer në makth për banorët, pasi shumë herë ka përmbytur shtëpitë e tyre. Por pas ndërhyrjeve të Bashkisë së Fierit, lumi ishte sistemuar për një kohë të gjatë. Por papërgjegjshmëria e disa bizneseve po i rikthen identitetin lumit të tmerrit. Në shtratin e lumit përsëri kanë rifilluar të hidhen mbetje urbane dhe hidrokarbure që vijnë nga zonat naftëmbajtëse. Banorët shprehen mjaft të indinjuar me situatën e paraqitur. Ndërsa në Bashkinë e Fierit shprehen se do të merren masa duke iu vendosur gjoba të gjitha bizneseve që hedhin mbetje në lumin Gjanica.

Bashkia Fier, infrastrukturë bashkëkohore për grumbullimin e mbetjeve

Mbrojtja e Mjedisit mbetet ndër prioritetet e Bashkisë së Fierit, e cila po zbaton një model të ri bashkëkohor për grumbullimin e mbetjeve në qytet, me kontenierë hermetikë që përdoren edhe në kryeqendrat evropiane. Imazhi i ri me rrugët e saporikonstruktuara të qytetit të Fierit është shoqëruar dhe me një tjetër investim po kaq të rëndësishëm për mjedisin dhe qytetarët. Modeli i koshave të mbetjeve, të përdorshme në kryeqendrat evropiane, ku kanë kaluar çdo testim të mundshëm për cilësinë e tyre, është modeli që Bashkia Fier ka përzgjedhur për t’i vendosur në rrugët e qytetit.

Darëzeza, një virgjëri bregdetare që s’ka të paguar…

Darëzeza ndodhet afërsisht 20 km larg Fierit dhe është vetëm rreth 700 – 800 m larg bregut të detit. Historia e këtij fshati është e re, ajo daton në vitin 1988. Në këtë kohë ky vend njihej me emrin Hidrovor, kjo për shkak të stacionit të pompave që shkarkonte ujërat e bardha në det. Mirëpo një tjetër fshat me të njëjtin emër do të duhej që të zhvendosej. Ky fshat ndodhej diku në Gramsh të rrethit të Elbasanit. Për fatin e tij të mirë e të keq njëherësh ky fshat ndodhej buzë një lumi. Në planet e kohës thuhej se aty do të ndërtohej një hidrocentral që do të rriste prodhimin e energjisë elektrike.

Derdhja e hidrokarbureve – Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier

Ndotja në nivele alarmante e lumit Gjanica vijon të mbetet një problem serioz për qytetarët fierakë.  Bashkia e Fierit ka ndërmarrë së fundi një aksion për pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit, por kjo vetëm minimizon rrezikun e përmbytjeve, ndërkohë që nuk është bërë asnjë gjë për ndotjen e ujërave të lumit. Banorët thonë se ndotja e lumit vjen si pasojë e derdhjes së mbetjeve hidrokarbure nga rafineria e naftës në Ballsh dhe Fier. Ata kërkojnë që të merren masat pasi ka shumë ndotje dhe erë gazi dhe nafte. Nga derdhja e hidrokarbureve dhe kimikateve të ndryshme uji i lumit Gjanica është bërë i zi.

Fabrikë për plehrat kimike në Fier

Në zonën e Fierit është parashikuar ngritja e një fabrike për plehrat kimike. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka publikuar një dokument me një plan për rrjetëzimin e kësaj industrie, i cili parashikon mundësinë e ndërtimit të një fabrike për plehrat kimike në këtë zonë që mund të kapë një vlerë maksimale investimi deri në 650 milionë euro. “Fabrika e mundshme e prodhimit të plehrave kimike në Shqipëri duhet të lokalizohet në Fier. Ajo duhet të furnizohet me gaz natyror nga burimet e brendshme dhe duhet të jetë njëkohësisht e lidhur me rrjetin ndërkombëtar të transmetimit të gazit natyror në Shqipëri.

Fier - Panik në Marinzë, Banorët: Janë hapur gropa thithëse në oborret e shtëpive

Në oborret e banesave të fshatit Marinëz, zona naftënxjerrëse në Fier po hapen gropa, të cilat kanë shkaktuar panik tek banorët. Ata i tremben zmadhimit të gropave sidomos gjatë natës, çka mund të rrezikojë shembjen e shtëpive. Sipas tyre, gropat janë pasojë e shpimit të puseve për naftë. Banorët: Këto janë shenjat e para të dhembjes së tokë. Jeta është e pagarantuar. As me banesën. -Me frikë rrojmë… -Ne nuk i kemi pasur këto probleme vitet e shkuara. Banorët e Marinzës thonë se pas shpërthimit të fontanës së gazit një vit më parë, kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pasi uji që u vjen në çesma është i ndotur.

Fier, banorët e fshatit Mbyet protestë sërish kundër ndërtimit të landfillit

Protesta e banorëve të fshatit, Mbyet të Fierit ku do të ndërtohet landfilli, sot është përqëndruar në vendin ku landfilli është projektuar të ngrihet. Gjithsesi banorët edhe ditën e sotme kanë kërkuar që ky landfill mos të ndërtohet, ndërkohë që vargu i automjeteve ka arritur në rreth 1 kilometër. Shkak për daljen e banorëve në protestë është bërë një vendim i Këshillit Bashkiak për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve të qytetit të Fierit. Si pasojë e bllokimit të rrugës, ka pasur përplasje mes drejtuesve të automjeteve dhe protestuesve.

Fier, hetim kompanive naftënxjerrëse për lëkundjet e tokës

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, referoi materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale “shkatërrim i pronës”, në lidhje me lëkundjet e tokës në Zharrëz. Për pasojë, janë dëmtuar shumë banesa dhe dyshohet se lëkundjet kanë ardhur si pasojë e punimeve të kompanive naftënxjerrëse. Banorët e Zharrëzës dolën në protesta pas këtyre lëkundjeve dhe për këtë arsye ka nisur procedimi penal ndaj 14 prej tyre.

Fier, rruga e plazhit të Semanit e dëmtuar, problem dhe papastërtia

Plazhi i Semanit në Fier vazhdon të jetë në gjëndje të mjerueshme, por përveç pastërtisë së tij që është lënë në harresë, problem mbetet edhe rruga që të çon në këtë plazh. Megjithëse kjo rrugë ka një panoramë shumë të mirë ajo shumëzohet me zero pasi dëmtimi i rrugës nuk të lë mundësi për të shijuar atë. Para tre ditësh u mor një nismë për të pastruar plazhet e të gjithë bregdetit shqiptar, ndërkohë që Bashkia e Fierit nuk iu bashkua kësaj nisme. Banorët e zonës ankohen se në këtë rrugë ka më shumë se 20 vjet që nuk është investuar.

Fier, Vjosa rrezikon fshatin Kashisht

Disa dhjetëra shtëpi përgjatë shtratit të lumit Vjosë, në fshatin Kashisht të Fierit rrezikojnë shembjen. Gërryerjet e lumit arritën themelet e shtëpive, duke i rrezikuar seriozisht banesat. Banorët thonë se në situatat e vërshimit të lumit, lagjja është dyfish e rrezikuar nga përmbytja dhe nga gërryerjet. Sipas tyre, shtrati i lumit u devijua nga shfrytëzimi pa kriter për përfitimin e materialeve inerte. “Vajti disa vjet që këtu është shfrytëzuar pa kriter dhe nga kjo, pasi ka qenë në një gjerësi prej 150 metra, tani është bërë 500 metra.

Fier, zjarr në Margellic zjarrfikëset në vendngjarje

Një zjarr ka nisur ditën e djeshme në fshatin Margellic në një zonë malore, me bimësi të dendur. Mësohet se shërbimet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po punojnë për të vendosur nën kontroll zjarrin. Sipas asaj që bëjnë të ditur burime nga zjarrfikësit, zjarri është duke djegur një zonë e cila është e mbjellë me ullinj. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërkohë që është duke u punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fier: Lumi Gjanica pastrohet, t’i paraprihet përmbytjeve

Nisja e reshjeve ka detyruar bashkinë e Fierit të rifillojë me urgjencë punën për pastrimin e lumit Gjanicë në pjesën pranë ish Azotikut deri tek nyja ku bashkohet me lumin Seman. Shkak është bërë mbushja e shtratit të lumit në disa pika, inertet, por edhe nga dëmtimi e argjinaturës. Bordi i kullimit pohon se me këtë ndërhyrje i paraprihet ndonjë situatë të mundshme përmbytjesh.

Entela Kola: Po pastrohen nyjet ku ka pasur mbushje dhe shkarje gjatë kësaj kohe.

Fieri sërish pa landfill, Prefekti: Nuk ndërtohet në Mbrostar

Prefekti i Fierit, Xhevit Bushaj, pohon se nuk do të firmosë vendimin e Këshillit bashkiak për landfillin e Mbrostarit. Pas takimit me banorët protestues, prefekti Bushaj pohoi se do ta kthejë vendimin për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Mbrostar, pasi parësore sheh interesat e komunitetit. Pas protestave dy javore të banorëve të Mbrostarit, prefekti i Fierit Xhevit Bushaj konfirmon se do ta kthejë vendimin për ndërtimin e landfillit, pasi parësore sheh interesat e komunitetit.

Horizont EU aktivitete për parandalimin e zjarreve në zonat e mbrojtura

Horizont EU ka një marrëdhenie të ndërsjelltë e të vazhdueshme me bashkitë Lushnjë e Divjakë, veçanërisht me Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta si partner i rëndësishëm sa i përket çështjeve mjedisore. Fillimi i verës si dhe rritja e temperaturave ishte tema e diskutimit të radhës. Shqetësimi që ngritën përfaqësuesit e kësaj agjencie drejtuar nga Ardian Koçi, janë zjarret të cilat mbeten një rrezik i vazhdueshëm dhe mjetet për ta luftuar janë vetëm ato rrethanore, pra gati zero.

I nxehti afrikan rrezikon zjarre masive, dy vatra në Fier dhe Elbasan

Dy vatra zjarri janë shfaqur ditën e djeshme në qarkun e Fierit dhe Elbasanit si pasojë e temperaturave të larta. Emergjencat civile japin një përmbledhje të situatës në vend si dhe njoftojnë qytetarët për numrin ku ata duhet të kontaktojnë në rast të rënies së zjarreve. Zjarri i parë përfshiu një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte në fshatin Dragot, Belsh. Shërbimi vendor i zjarrfikësve ndërhyri duke shuar plotësisht flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, ferra dhe 200 rrënjë ullinj.

Impianti i mbetjeve, banorët e fshatit Mbyet në protestë: Mos i sillni plehrat në zonën tonë, do vetëflijohemi!

Rikthehen protestat në fshatin Mbyet të Fierit, banorët e të cilit janë kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve në këtë zonë. Mësohet se protestuesit janë grumbulluar në hyrje të fshatit, ndërsa me deklarata të forta kanë vendosur t’i bëjnë ‘rezistencë’ vendimit. Ata theksojnë njëzëri se do të vetëflijohen, nëse impianti i mbetjeve vendoset në fshatin e tyre. “Do bëjmë gjithçka për shfuqizimin e këtij vendimi. Do vetëflijohemi, plehrat të mos vijnë në zonën tonë”, theksuan protestuesit.

Kanalet kulluese, fermerët e Fierit: Nuk pastrohen, na përmbyten tokat

Fermerët e zonës së Bishanit në Fier ngrenë shqetësimin e mospastrimit të kanaleve kulluese e vaditëse prej të paktën 15 vitesh. Ata thonë se ndonëse janë përpjekur të ndërhyjnë vet me mjete rrethanore, duhet një ndërhyrje më e thellë, me mjete profesionale. Sipas fermerëve, prodhimet e tyre bujqësore përmbyten pothuajse në çdo periudhë reshjesh. Fermerët e zonës së Bishanit në Fier kërkojnë pastrimin e kanaleve kulluese. Ata thonë se Bordi i Kullimit edhe pse ka ditë që nuk ka reshje, ende nuk ka nisur nga puna për pastrimin e kanaleve kulluese, vaditës apo magjistralëve që shërbejnë për mbledhjen e ujrave nga tokat.

  • 1
  • 2