fierza

Katastrofa mjedisore në liqenin e Fierzës, autoritetet: "S'kemi fonde"

Ndotja e liqenit të Fierzës, gjithnjë e më shumë po bëhet një problem shqetësues.Veç ndotjes edhe ujërat e zeza të pafiltruara që derdhen në bazenin më të madh ujor në vend, po e rrezikojnë të kthehet në një vatër infeksioni. Megjithëse ka patur ndërhyrje për pastrimin e tij, masat nuk kanë qenë efektive dhe liqeni vazhdon të ndotet. Bashkia Kukës e shqetësuar për gjendjen e krijuar, thotë se nuk ka fonde për pastrimin e tij dhe se liqeni është pasuri nën administrimin e Ministrisë së Mjedisit.

Kukës: Ndotet sërish liqeni i Fierzës

Reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar në risjelljen e mbetjeve që janë depozituar në sipërfaqen e liqenit të Fierzës. Sasi mbetjesh janë shfaqur në breg të ujërave të liqenit duke e ndotur atë. Kjo situatë tashmë është bërë e zakonshme megjithë premtimet për zgjidhje të situatës, ndotja përsëritet çdo vit duke dëmtuar jo vetëm ekosistemin e liqenit të Fierzës, por edhe turizmin në Verilindje të Shqipërisë. Ndotja, ndonëse nuk konsiderohet e lartë, mund të shtohet në ditët në vijim, me derdhjen në këtë liqen të ujërave që do vijnë nga përrenjtë dhe lumenjtë e zonave, në të cilat banorët hedhin edhe mbetjet urbane.

Kukës: Për herë të parë mjellmat shtegtojnë drejt Liqenit të Fierzës

Prej dy javësh në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës janë vënë re mjellma, të cilat si rrallë ndonjëherë kanë shtegtuar në Kukës, aty ku duket se kushtet meterologjike kanë krijuar klimën e duhur për qëndrimin e tyre. Në një intervistë për Ora News online, eksperti i biodiversitetit, Besnik Hallaçi, thotë se është konstatuar se zona është frekuentuar nga 1400 shpendë të 17 llojeve të ndryshme”.

Ora News: Zoti Hallaçi, ka disa ditë që ujrat e basenit të Fierzës janë frekuentuar nga mjelmat. Pse ka ndodhur ky fenomen dhe a ka ndodhur herë të tjera?

Liqeni i Fierzës "kosh" mbetjesh nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia

Ujërat e liqenit të Fierzës ashtu siç ndodh në çdo sezon pranvere e vjeshte, sërish këtë vit është ndotur masivisht, nga mbetje urbane, spitalore, plastike apo edhe të tjera. Ndryshe nga vitet e kaluara, ujërat e tij tashmë janë mbuluar me pirgje mbetjesh të ndryshme, ndonëse ende pranvera nuk ka ardhur e kur prurjet në të janë të shumta, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe ato të dëborës. Fotografia që shihni i përket brigjeve të këtij liqeni që lag nga të katër anët qytetin e Kukësit, por edhe disa njësi administrative të tij, ndërkohë që ujërat që grumbullohen në të, vijnë nga zonat e Kosovës e Maqedonisë.

Masakra në Fierzë me peshqit e ngordhur, Ministria e Bujqësisë: Nuk ka qenë eksploziv, po hetojmë

Liqeni i Fierzës është mbushur me peshq të ngordhur. Specialistët e mjedisit thonë se bëhet fjalë për peshkun e llojit gjuhëz. Peshqit e ngordhur gjenden jo vetëm në breg, por edhe në thellësi të liqenit. Specialistët, shprehen se ngordhja e peshqve mund të ketë ardhur si pasojë e gjuetisë së paligjshme me mjete plasëse. “Kjo sasi masive e peshkut të ngordhur nga një distancë nga 8 deri në 10 kilometër, është e pazakontë. Gjendja është shumë e mjerueshme. 10-20 tonë gjuhëz është e ngordhur në brigjet e liqenit”, thotë eksperti i mjedisit dhe peshkut, Arben Palushi.

Mbetjet e shumta urbane mbulojnë liqenin e Fierzës, rrezikojnë gjallesat

Rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës, por bashkë me të është rritur edhe niveli i ndotjes. Shirat e ditëve të fundit kanë sjellë sasi ta mëdha të mbeturinave nga Kosova e Maqedonia. Ndërsa marrëveshja për vendosjen e rrjetave pritëse nga dy shtete që kanë burimet e ujit kanë mbetur vetëm prononcime mediatike. Nga reshjet e fundit Liqeni i Fierzës, duket në një situatë të mirë sa i përket nivelit të ujit i cili është rritur me të paktën 11 metra. Por lumenjtë bashkë me prurjet e ujit kanë sjellë nga Kosova e Maqedonia, mbeturinat të shumta duke kthyer problemin e vjetër të ndotjes.

Ndotja masive e basenit të Fierzës nis ndërhyrja për pastrimin e tij

Menjëherë pas shpalljes së emergjencës 5 ditore nga ana e autoriteteve vendore në Kukës, ka nisur sot aksioni për pastrimin e sipërfaqes së basenit ujëmbledhës të Hidrocentralit të Fierzës. Operacioni i pastrimit nisi pranë urës së Drinit të Bardhë në rrethin e Kukësit, e cila është dhe zona që ka ndotjen më të madhe. Në operacion janë angazhuar 18 forca me 3 gomone nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) e Shkodrës dhe 12 forca me 3 varka nga Forcat e Armatosura. Në vendin ku po kryhet ndërhyrja ndodhet Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Ndotja masive e liqenit të Fierzës. Autoritetet: Jemi në emergjencë

Situata mjaft e rënduar e krijuar si pasojë e mijëra ton mbetjeve të llojeve të ndryshme që janë depozituar në sipërfaqen e liqenit të Fierzës, ka bërë që autoritetet lokale të shpallin situatën e emergjencës 5-ditore, me qëllim që të ndërhyet. Ka qenë Prefekti i Qarkut Kukës ai që e ka shpallur situatën e emergjencës lokale për nje periudhe 5 ditore ku u ka kërkuar institucioneve si Bashkia Kukës, drejtoria e kufirit dhe Emergjencave Civile që të marrin masa pasi kjo pasuri po dëmtohet çdo ditë. Po ashtu, ai ka kërkuar që të formohet një strukturë e veçantë për mbrojtjen nga ndotja, ndonëse ajo krijohet nga Kosova dhe fshatrat e Kukësit.

Ndotja nga mbetjet në Fierzë, nis nga Kukësi fushata për pastrimin

Në brigjet e liqenit të Fierzës në Kukës ka nisur fushata një javore "Ta pastrojmë Drinin që na bashkon në Kukës”. Kukësi është zgjedhur për fillimin e fushatës, sepse është qyteti ku bashkohet Drini i Bardhë me Drinin e Zi, aty ku grumbullohen mbetjet urbane të sjella nga vendbanimet përgjatë dy Drinave. “Është një nismë që do të pasohet me aktivitete të tjera në dobi të menaxhimit të qëndrueshëm të vlerave natyrore të basenit të Drinit dhe zhvillimit të turizmit” thonë kështu ekspertët e përfshirë në këtë fushatë.

Peshku në Liqenin e Fierzës ngordhi për shkaqe natyrore

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka bërë një studim dhe vlerësim mbi situatën e paraqitur ditët e fundit në Liqenin e Fierzës sipas të cilit ngordhja e peshqve nuk është për shkak të dinamitit apo korentit në gjuetinë e peshkimit, por pasojë e humbjeve të energjisë së organizmit si rezultat i dimrit dhe të ftohtit të zgjatur. Pra, shumica e rasteve të peshkut të ngordhur rezultojnë nga shkaqe natyrore, edhe pse njerëzit mund të ndikojnë në frekuencën dhe ashpërsinë e fenomenit. Mortaliteti i peshqve gjithmonë është një lajm i keq, por ky është një fenomen i cili ndodh herë pas here.

Shtohen prurjet në Drin, Fierza mbetet e mbyllur

Pavarësisht reshjeve të dendura të këtyre ditëve të fundit, KESH bën të ditur se hidrocentrali kryesor i kaskadës së Drinit, ai i Fierzës vazhdon të mbahet i mbyllur, me qëllim grumbullimin e rezervës ujore. Sipas të dhënave të fundit nga KESH, sasia e reshjeve në këto 10 diët ka përmirësuar ndjeshëm bilancin energjitik të Korporatës, ku niveli në HEC e Fierzës tashmë është rreth 8 metra më lart se niveli më 31 dhjetor. Sekretariati teknik i komisionit të posaçëm të trajtimit të plotave ka rekomanduar që kuotat në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës të administrohen me tendencë ulje.