Fierze

Liqeni i plehrave, mbetjet urbane përfundojnë në ujërat e Fierzës

Në anë të liqenit të Fierzës ndodhet një nga dy fushat e depozitimit të mbetjeve në Kukës. Në këtë vend te caktuar për grumbullimin e inerteve hidhen dhe mbetjet nga shtëpitë e qytetarëve dhe bizneset. Mbetjet përzihen me inerte dhe ngurtësohen pa asnjë mundësi dekompozimi në mënyrë natyrale.

Ndotja, drejt katastrofës ekologjike liqeni i Fierzës

Sasi të mëdha mbeturinash janë shfaqur në breg të ujërave të liqenit të Fierzës, duke e ndotur atë. Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur prurjet, e bashkë me to edhe mbeturinat. Mbetjet që mbulojnë sipërfaqen e tij mund të shkaktojnë një katastrofë ekologjike të ngjashme me atë dy viteve më parë.