fildish

Kina merr masa për mbylljen e fabrikave të fildishit

Kina pritet të shpallë se kur do të mbyllë fabrikat e saj të ligjshme për gdhendje e fildishit, 18 muaj pasi bëri zotimin për këtë veprim. Vitin e kaluar, dyqani më i madh në botë për fildishin e ligjshëm dhe atë jo të ligjshëm u shpreh se do të ndalonte shitjet komerciale brenda vendit, por nuk dha një datë ekzakte. Ndërkohë, konservatorët e përshkruan njoftimin si "masë e vetme e madhe" në luftën për të shpëtuar elefantët nga gjuetia pa kriter. Avokatët e botës së egër kanë kërkuar që Pekini të merret me këtë punë.

Nga korriku, BE do të ndalojë eksportin e fildishit

BE-ja është e vendosur të ndalojë eksportet e fildishit të papunuar nga 1 korriku, duke qënë se ka hasur vështirësi me trajtimin e asaj që me siguri mund të quhet një vit tjetër rekord i konfiskimeve të fildishit në të gjithë kontinentin, në vitin 2016. Evropa i shet botës, më shumë se cilido rajon tjetër, fildish të papunuar dhe të gdhendur, duke ushqyer me sa duket një oreks të pangopur për dhëmbët e elefantit në Kinë dhe Azinë Lindore. Edhe pse tregtia ndërkombëtare e fildishit është ndaluar gjerësisht që nga viti 1990, shitësit evropianë lejohen ligjërisht të eksportojnë fildish “të korrur” para asaj date, qoftë të papunuara – dhëmbë të plota, copa fildishi ose të mbetura – ose të punuara me gdhendje, lustrim ose të skalitura.