financim

BE “ndez” dritën e gjelbër për bujqësinë shqiptare, Peleshi: Hapet IPARD me 94 milionë euro, ja tre masat mbështetëse

Shqipëria ka plotësuar kushtet e nevojshme për të përfituar nga program IPARD, një program i fokusuar tek bujqësia dhe që është një bashkëpunim mes qeverisë dhe Bashkimit Europian. Në një dalje për mediat Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi u shpreh se në total financimi që do të shkojnë për bujqësinë është 94 milionë euro nga të cilat 71 milionë janë nga Bashkimi Europian dhe 23 nga qeveria shqiptare.

Qeveria mbështet agroturizmin dhe zhvillimin e zonave rurale

Qeveria do të mbështesë me fonde agroturizmin dhe zhvillimin e zonave rurale, pa u limituar nga lista e programit “100 fshatrat”. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e së mërkurës degët ku do të financohen fondet gjatë vitit 2018, duke i dhënë përparësi turizmit si një sektor me ndikim pozitiv në përmirësimin e jetës dhe ekonomisë rurale.