fishekzjarre

Fishekzjarret, nga argëtimi deri tek ndotja e mjedisit

Këtë vit Policia e Shtetit të Tiranës, sipas mediave të shkruara, ka rritur kontrollin e saj për tregtuesit e fishekzjarreve, kryesisht në tregun Çam. Pas aksidenteve të ndryshme shkaktuar nga fishekzjarret, instancat përkatëse që janë përgjegjëse për kontrollin e tyre duhet të liçensojnë kompani apo persona të përshtatshëm, jo vetëm për tregtimin, por edhe përdorimin e tyre, duke shmangur përdorimet nga qytetarët dhe grupmoshat e ndryshme.

Viti i Ri dhe fishekzjarrët - sa të rrezikshme janë për shëndetin dhe për mjedisin?

Çdo vit fishekzjarrët shoqërojnë ndërrimin e viteve. Po sa të rrezikshme janë ato për shëndetin dhe për mjedisin? Fishekzjarrët përbëhen nga një përzjerje piroteknike, prej "rreth 75% nitrat kaliumi, 15% karbon, 10% squfur ", shpjegon Günter Klein-Sommer, kimist dhe piroteknik. Për ngjyrat shtohen lidhje bakri, bariumi apo stronciumi, që shkaktojnë efektet blu, të kuqe apo të gjelbër. Fishekzjarrët e parë duhet të jenë prodhuar në kohën e dinastisë kineze të Zongve (960-1270). Si shpikës i tyre konsiderohet murgu Li Toam. Por fishekzjarrët e parë bënin më tepër zhurmë se sa efekte drite.