flamingo

Në lagunën e Divjakës rikthehen krillat, spektakli filloi

Jemi futur në stinën e shtegtimit të zogjve migratorë dhe spektakli që ata sjellin bëhet mjaft tërheqës. Sinjalin e parë e dha këto ditë një flamingo Juvenil që nuk dihet prej nga fluturonte, por synimi i tij ishte laguna e Karavastasë. Erërat e forta dhe lodhja ia kanë devijuar itinerarin dhe ai u gjet në gjendje të drobitur fizike në breg të detit pranë Malit të Robit. Disa qytetarë e gjetën dhe njoftuan institucionet që kujdesen për kafshët e braktisura. Ai u mor nga punonjësit e AdZM -së Fier dhe pasi u kontrollua për dëmtime të ndryshme, u lëshua në lagunën e Karavastasë atje ku dhe ishte destinacioni i tij.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, 1500 turistë të huaj në periudhën pranverë-vjeshtë

Divjaka është një prej destinacioneve më të afërta për të kaluar një fundjavë në natyrë të qetë dhe në ajër të pastër në mënyrë argëtuese. Kjo për vetë mundësitë që të jep parku i madh i saj. Një park që ka një shtrirje gjeografike të konsiderueshme ku rriten lloje të ndryshme drurësh e shkurresh, por mbi të gjitha mbretëron Pisha e Butë, ajo romake. Tani është fillim vjeshte dhe fillon zverdhja e gjetheve te drurët stinor, por pishat ngelen të gjelbërta në çdo stinë, kështu që, tani krijohet aty një kolor shumëngjyrësh.

Rikthehen Krillat në Lagunën Divjakë-Karavasta

Një spektakël i çuditshëm ka nisur këto ditë në Parkun Kombëtar të Divjakës, filluan të kthehen zogjtë shtegëtarë. Ato që i japin bukuri ambienteve lagunore janë Flamingot ose Krillat . Ato po shtegëtojnë prej stepave të Rusisë dhe vendeve të ftohta të lindjes, drejt Mesdheut dhe vendeve të ngrohta e të mbrojtura. E tillë është dhe laguna e Divjakës, e ngrohtë dhe e mbrojtur nga erërat dhe i ftohti. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është vizituar nga 1500 turistë të huaj në periudhën pranverë-vjeshtë 2016, në krahasim me 1200 që e vizituan vjet gjatë gjithë vitit, vetëm për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ujorë.