fondi kullosur kombetar

Miratohen ndryshimet në ligj, fondi pyjor dhe ai kullosor u kalon bashkive

Fondet për pyjet dhe kullotat kalojnë në pronësi të bashkive. Ato do të menaxhohen nga njësitë e qeverisjes vendore, ndërsa funksionet kontrolluese mbi to mbeten atribut i Inspektoratit të Policisë Pyjore. Ndryshimet në ligj janë miratuar gjatë seancës së djeshme. Parlamenti ka miratuar amendimet për projektligjet “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar si dhe “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar si nismë ligjore e disa deputetëve.

Miratohet projektligji për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor

Këshilli i Ministrave ka miratuar Projektligjin “Për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar në Republikën e Shqipërisë”.Me këtë vendim historik i hapet rruga një nisme ligjore shumë të rëndësishme dhe njërës prej reformave më jetik në fushën e pyjeve dhe kullotave për vendin tonë.

Pyjet dhe kullotat ndërrojnë pronar

Nga dita e sotme të gjithë pyjet dhe kullotat e vendit do t’i kalojnë 100% në menaxhim pushtetit vendor. Projektligji i cili do të kalojë sot për miratim në Parlament, ka kaluar jo pa konfuzion në lidhje me pronësinë e pyjeve dhe ne lidhje me fondet dhe investimin, të cilat do t’i kalojnë të gjitha qeverisjes lokale. Por nga ana tjetër ky kalim i pyjeve dhe kullotave nga menaxhimi i qeverisjes qendrore në atë lokale do të ketë dhe shumë avantazhe, pasi do të jetë më e lehtë që të monitorohet përdorimi i burimeve.

Pyjet në pushtetin vendor jo më një sfidë por përgjegjësi për zhvillimin dhe menaxhimin e tyre

Të mësosh nga e djeshmja nuk është turp, të punosh për të sotmen është detyrim, dhe ajo që është më e rëndësishmja, të shpresosh për të ardhmen duke mos ndaluar. E nisa me këtë shprehje pasi të sfidosh të djeshmën është obligim, të punosh për të sotmen është detyrim. Mjedisi si dhuratë e çmuar dhe e pazëvendësueshme është shumë kërkues ndaj njeriut, ndaj mirëmbajtja dhe zhvillimi i kësaj dhurate është detyra jonë dhe e vërteta për mjedisin e djeshëm mbase nuk pëlqehet, por ai realitet është ajo që vlen.