fondi per bujqesine

Bujqësia në Shqipëri

Toka Bujqësore me vlera të larta natyrore në Shqipëri. Në Shqipëri ka rreth 400,000 hektarë kullota natyrore. Fushat më të mëdha të kullotave verore gjenden në rrethet Tropojë, Dibër, Kukës, Korçë, Gjirokastër dhe Kolonjë. Kullotat verore përdoren për rreth 150 ditë në vit, nga 15 maj deri më 15 tetor.

Bursa e parë bujqësore në Shqipëri hapet brenda këtij viti

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u shpreh të hënën se, “bursa e parë shqiptare bujqësore, do të hapet brenda këtij viti në Lushnje, si platforma që do të vendosë Shqipërinë në pozita të favorshme për rritjen e eksporteve dhe perspektivën e zhvillimit”.Gjatë një konference për mediat, ministri Panariti tha se, bursa do të jetë një pikë reference për blerjet e produkteve bujqësore me shumicë, pakicë por edhe eksportet e tyre.“Shumë shpejt do marrim hap pionier në bujqësi, do krijojmë bursën bujqësore shqiptare në Lushnjë.

Mbështetja - Bujqësia, në 2017 jepen 17 mln lekë më pak se në 2016

Edhe pse bujqësia ka qenë një ndër sektorët më të përfolur për të cilin është premtuar mbështetje dhe reforma pa fund të dhënat tregojnë se ajo është lënë në harresë. Buxheti i shtetit i ka akorduar Ministrisë së Bujqësisë vetëm 10.1 miliardë lekë ose 17 milion lekë më pak se një vit më parë në një kohë që nevojat për investime janë shumë të mëdha. Në total, bujqësia në Shqipëri merr vetëm 2 për qind të buxhetit ndërkohë që ka një peshën kryesore në programin e bujqësisë për këtë vit e ka mbajtur sektori i ujitjes dhe kullimit siguria ushqimore, zhvillimi rural e agroindustria dhe menaxhimi i peshkimit.

Përcaktohet fondi i ndihmës për bujqësinë, si mund të përfitohet

Përcaktohet Fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2016, me vendim të Këshillit të Ministrave, në të cilin janë bërë me dije procedurat dhe kriteret bazë për të përfituar nga këto fonde. Sipas vendimit, mbështetja financiare për vitin 2016 bazohet në rajonizimin e aktiviteteve sipas hartës bujqësore. E ndarë në sektorë, mbështetja financiare që përfitojnë aplikantët për përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe mbrojtjes së bimëve, sipas fushave përfshin:

Rikthehet “Dermatoza Nodulare”, FAO thirrje urgjente: Vijoni vaksinimin

FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) konstaton se sëmundja e dermatozës nodulare është rishfaqur në Shqipëri kohët e fundit dhe në disa vende të rajonit, prandaj ka bërë thirrje që procesi i vaksinimit të vazhdojë, ose të rinisë në ato vende ku është ndërprerë. “Edhe pse shpërthimi në Evropë ishte i pranishëm në prill pas vaksinimeve masive, ne kemi parë që sëmundja është rishfaqur sërish muajt e fundit në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni.