fondi pyjor

Rigjenerimi i fondit pyjor, Berat

Sipërfaqja pyjore në rajonin e Beratit llogaritet rreth 16.000 ha dhe si në shumë zona të tjera të Shqipërisë ka njohur një degradim të pandërprerë gjatë 25 viteve të fundit. Por me hyrjen në fuqi të Moratoriumit 10-vjeçar të Pyjeve dhe zbatimin e programit të Sezonit vjetor të Pyllëzimit, tashmë qytetit po i rikthehet kurora e tij e gjelbër. Filloi ky program i rigjenerimit te fondit pyjore me 5 mijë pisha të egra nw një sipërfaqe prej dy hektarësh, në Malin Partizan përballë lagjes muzeale të Goricës.

Zbatimi i Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë monitorohet në tri bashki të Qarkut Gjirokastër

Federata Rajonale e Përdoruesve të Pyjeve Kullotave Komunale Gjirokastër (FRPPK) në periudhën 10 mujore të vitit nëntor 2016- shtator 2017, ka kryer monitorimin e zbatimit të Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë; në tre Bashki respektivisht: Gjirokastër; Libohovë; Dropull. Kjo veprimtari u zhvillua në kuadrin e Projekti “ACHIEVE”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri. Më datë 5.10.2017 u zhvillua seminari përmbyllës i këtij projekti ku dolën rezultatet dhe disa rekomandime për të ardhmen.

“Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare

“Në vend të një letre për Parlamentin shqiptar”

Marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me natyrën në përgjithësi e me pyjet në veçanti janë përkeqësuar më shumë se kurrë ndonjë herë në dekadën e fundit. Shkatërimi i institucioneve, konfuzioni ligjor i krijuar nga ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste, mungesa e investimeve nga shteti dhe keqpërdorimi i pamatshëm i investimeve të huaja, ka sjellë që 63 % e sipërfaqes së territorit të vendit, të jetë sot jashtë kontrollit të shtetit.

“Të rikthejmë jetën në malet tona!” - Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale i drejton letër të hapur Qeverisë

Pyjet dhe kullotat janë djepi i jetës në malet tona pasi përbëjnë mbi 50% të tokës shqiptare. Ato kontribuojnë për ajrin e ujin, ruajnë tokën e japin prodhime drusore e jodrusore, si dhe ofrojnë mjaft shërbime me vlerë për mjedisin e shoqërinë. Prej shekujsh nga pyjet shqiptare janë siguruar drutë për ngrohjen e popullsisë (mbi 80% e energjisë totale të nevojshme për ngrohje). Çdo produkt e shërbim që vjen nga pylli, është dhuratë e natyrës, nuk kërkon kthim e kompensim por vetëm kujdes e mirëtrajtim.

5 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 5 vatra zjarri në pyje e kullota. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Qarku Tiranë

Në fshatin Zhuri, Njësia Administrative Ndroq, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi vendor i MZSH Tiranë së bashku me banorët e zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe pas një pune intensive kanë mundur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe ferra.

6 vatra zjarri në të gjithë vendin

Ndonëse temperaturat kanë rënë me disa gradë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 6 vatra zjarri. Probleme ka patur në pyllin me pisha në fshatin Karmë të Bashkisë Vau i Dejës. Ndërkohë, zjarri që ra në fshatin Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ka rrezikuar banesat, shkollën 9-vjeçare, kishën e fshatit dhe pyllin me pisha. Në Otllak të Beratit si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 2 ha me shkurre dhe 80 rrënjë ullinj të moshës së vjetër, ndërsa specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

A duhen ripyllëzuar sipërfaqet e djegura?

Vera 2017, do të mbahet mend gjatë jo për të mirat që solli, por për temperaturat e larta për më shumë se një muaj, për mungesën e reshjeve si dhe për më shumë se 950 zjarre të lemeritshme në pyje të lartë apo të ulët. Këto zjarre janë një thirrje- kushtrim për qytetarët e kësaj toke: -Mendoni e veproni sa nuk është vonë, se këtu do të jemi të detyruar të jetojmë! Në këtë kontekst, i tronditur nga ky realitet mendoj që të mos hesht, por të flas, të kontribuoj sado pak.

Agropylltaria-përdorimi i pemëve në bujqësi-përfitime për fermerët dhe mjedisin

Sipas një raporti të fundit nga Biodiversiteti Nderkombetar, Qendra për Kërkime Ndërkombëtare te Pyjeve, Qendra Botërore Agroforestry dhe Universiteti Charles Sturt, pyjet kontribuojnë në jetesën e më shumë se 1.6 miliardë njerëzve. Megjithatë, 30 për qind e pyjeve në botë janë përdorur kryesisht për prodhimin e produkteve të drurit. Agropylltaria është përcaktuar si integrimi i pemëve dhe shkurreve në sistemet e kulturave dhe kafshëve të fermave. Këto praktika mund të ndihmojnë pronarët e tokave për të diversifikuar produktet dhe për të krijuar përfitime sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Avionë nga Korfuzi dhe Puglia kundër zjarreve në pyjet shqiptare

Qeveria shqiptare i ka kërkuar ndihmë vendeve fqinje që ta ndihmojnë në shuarjen nga ajri të zjarreve në masivet pyjore të maleve të saj. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati u telefonoi ministrave homologë në Greqi Kotzias dhe në Itai Alfano për të ndihmuar Shqipërinë me helikopterët e tyre në operacionet e kundër zjarreve. Burime nga ministria e jashtme bënë të ditur se ata kanë shprehur gadishmërinë për këtë bashkëpunim dhe priten mjete fluturuese të mbërrijnë në zonat më të nxehta.

Barinjtë i vënë flakën pyjeve, zbulohet shkaku i zjarrvënies

Prej ditës së djeshme po vijojnë të digjen hektarë të tërë me pyje në Kreshtë, mirëpo deri më tani asnjë masë nuk është marrë për shuarjen e flakëve. Për shkak të largësisë nga Lezha nuk ka shkuar asnjë zjarrfikës në vendngjarje. Zjarri ka përfshirë malin e Kreshtës afër fshatit Zimaj, të Lezhës dhe po vijon të përhapet dhe në zona të tjera. Mësohet se janë barinjtë ata të cilët i kanë vënë flakën malit, shkruan newsbomb.al. Kjo situatë është e përvitshme në këtë stinë, kur në zonat rurale punohet për lirimin e tokave për mbjelljen e fidanëve.

Bashkia jep pyjet e Petrelës me qira, të përdoren për agroturizëm

Bashkia e Tiranës planifikon që të japë për përdorim me qira një sipërfaqe pyjore në zonën e Petrelës për agroturizëm, sipas një projektvendimi për “Shprehjen e pëlqimit në parim për dhënien me qira të pasurisë me nr. 745 dhe 744/2 të llojit “Pyll” ndodhur në Njësinë Administrative, Petrelë”. Sipas relacionit, me ndryshimet e fundit ligjore, Bashkisë së Tiranës i është kaluar funksioni për administrimin, qeverisjen dhe mbrojtjen e fondit pyjor dhe kullosor brenda kufijve administrativo-territorial. Pyjet dhe kullotat publike janë transferuar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Berat – Inventarizim i pyjeve të dëmtuar në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Administrata e Zonave të Mbrojtura në qarkun e Beratit ka filluar inspektimin në parkun Kombëtar të Tomorrit për vlerësimin e lëndës drusore të dëmtuar nga faktorë natyrorë, sëmundje të ndryshme, zjarret në pyje etj. Parku Kombëtar i Tomorrit ka një shtrirje gjeografike të gjerë dhe tepër të thyer, ku futen dhe lartësi si ajo e malit të Tomorrit që përbën një vështirësi të konsiderueshme për punonjësit e këtij parku. Sipas specialistëve, inventarizimi i parqeve pyjore është një veprim imediat që duhet kryer për të patur një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur dhe ndodh me pyjet tona. 

Bilanci i moratoriumit të pyjeve, në 2 vjet vetëm një gjobë që nuk vilet në Elbasan

Në fillim të vitit 2016 Shqipëria shpalli një moratorium për pyjet, duke e cilësuar situatën katastrofike. Qëllimi i moratoriumit është të kufizojë prerjet masive dhe të ripyllëzojë vendet e dëmtuara tashmë. Paralelisht u paralajmëruan masa të ashpra deri edhe penale dhe me këtë qëllim u ngrit edhe një task-forcë e pagëzuar si “Roja e Gjelbër”, në të cilën u përfshi edhe ushtria. Por 19 muaj më vonë në qarkun e Elbasanit, ku ndodhen disa zona të mbrojtura përfshi edhe parkun kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, edhe pse janë regjistruar 26 procedime penale në dy vitet e fundit, vetëm një person është dënuar me gjobë nga gjykata.

Bulqizë, prezantohet puna për luftën kundër krimit mjedisor

Bashkëpunimi ndërinstitucional, nxitja dhe sensibilizimi i qytetarëve kundër krimit mjedisor ishte në fokus të një takimi të mbajtur në Bashkinë e Bulqizës! Autoritetet e qeverisjes vendore dhe drejtori i Pyjeve, Lufti Miftari prezantuan para grupit ndërinstitucional punën e bërë në luftën ndaj prerjes së paligjjshme të pyjeve dhe dëmtimin e mjedisit. Përfaqësuesit e grupit Ndërinstitucional vlerësuan punën e bërë në këtë drejtim, duke theksuar se Drejtoria Lokale e Pyjeve ka evidentuar dhe luftuar krimin mjedisor në Bulqizë.

Dëmtimi i pyjeve, banorët e Zagorisë: U pre pylli i ri

Në krahinën e Zagorisë, një njësi administrative malore nën varësinë e bashkisë së Libohovës janë regjistruar dëmtime të mëdha në pyje, që specialistët i vlerësojnë si masakra mjedisore. Sipas banorëve të Zagorisë vitin e kaluar bashkia e Libohovës lejoi shkeljen e një kontrate nga një kompani lokale e kontraktuar prej saj. Kompania ndryshoi në mënyrë të paligjshme parcelën e përcaktuar për prerje duke shkatërruar kështu një pyll të ri. Ata kërkojnë vlerësimin e dëmeve para se të lidhet një kontratë e re për prerjen e pyllit mbi fshatin Topovë.

Dibër, ruajtja dhe menaxhimi i monumenteve natyrore

Shqipëria është cilësuar në disa gazeta apo media botrore si perla e pazbuluar e Ballkanit. Kjo vjen si rezultat i nënës natyrë, që e ka bekuar me një pozitë gjografike tepër të favorshme për zhvillimin e florës dhe faunës. Një “Perlë” e spikatur ndër të tjera është edhe Qarku i Dibrës, i cili shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë, në zonën qëndrore malore në dy anët e lumit Drini i zi dhe në luginën e Matit. Dy lumenjtë që e përshkrojnë si edhe burimet e shumta nëntokësore e bëjnë qarkun e Dibrës ndër të tjera një pasuri ujore.

Digjen pyjet në Lurë, flakët rrethojnë Voskopojën

Katër vatra zjarri të mëdha janë kthyer në problematikë në Parkun Kombëtar të Lurës, në Velipojë, Mallakastër dhe veçanërisht në Voskopojë në Korçë. Në Lurë zjarri afër liqeneve po djeg pemët prej disa ditësh dhe ndërhyrja atje është e vështirë. Në Mallakastër në Malin e Shëndëllisë vatra e zjarrit ka përparuar afër shtëpive. Në Velipojë problem është kthyer reja e tymit që ka mbuluar edhe zonën e banuar. Ndërsa në Voskopojë vatra e zjarrit e ndezur disa ditë më parë në pyjet afër Lekasit, iu afrua fshatit turistik nga perëndimi.

Edhe disa zona pyjore të vendit tonë mund të fitojnë mbrojtjen e UNESCO-s

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA) bënë të ditur se disa zona pyjore të vendit tonë do të propozohen për të qenë pjesë e Trashgimisë Natyrore Botërore. Zona qendrore e Rrajcës në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicë si dhe Rezerva Strikte Natyrore Lumi i Gashit në Alpet Shqiptare janë dy nga 9 zonat në nominim për të qenë pjesë e Trashëgimisë Natyrore Botërore, site të UNESCO-s. PPNEA, pjesë e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ka punuar ngushtë bashkë me Euronatur për përcaktimin dhe promovimin e të dy zonave.

EEA: Në Shqipëri janë zhdukur 35% e pyjeve

Një herë e një kohë çdo gjë ishte fushë, këtë e thonë shifrat. Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, 46% e 639 mijë hektarë tokë e urbanizuar nga 2006-a deri në 2012-ën përdorej më parë për të kultivuar kultura bujqësore, të cilat sot janë pjesë e një qyteti apo ndonjë rrugë ka kaluar mbi to. Harta e mëposhtme paraqet krahasimin në përqindje të vendeve të ndryshme europiane. Kjo na bën të kuptojmë se cili vend ka konsumuar më shumë tokë pjellore mbi totalin e tokës së urbanizuar, më specifikisht, më shumë se dy mijë hektar, apo 85% e totalit të territorit të urbanizuar nga 2006-a dhe 2012-a.

Elbasan, dogji 2 dynym tokë procedohet 67 vjeçari

Ndaj një 67 vjeçari në Elbasan ka filluar një procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Procedimi ka nisur ndaj B.Ç, pasi nga pakujdesia ka shkaktuar një zjarr, prej të cilit u dogj një sipërfaqe prej 2 dynym me barishte dhe ullinj. Nga flakët janë djegur pjesërisht 35 rrënjë ullinj. Njoftimi i policisë: Proçedohet penalisht në gjëndje të lirë një shtetas për veprën penale "Shkatërrim të pronës me zjarr".