forumi ekonomik boteror

Shqipëria ndër 5 vendet më të ndotura - Jetë në rrezik

Cilësia e jetës në Shqipëri? Mund të rendisim një sërë problemesh e shqetësimesh, por një ‘vrasës’ i ri duket se endet në ajër duke kërcënuar qindra jetë shqiptarësh, është një ‘vrasës i heshtur’. Pikërisht kështu cilësohet ajri i ndotur, sepse çdo grimcë ajër që thithim, çdo pikë ujë që pimë, e çdo ushqim që konsumojmë preket nga ndotja. Shqiptarët nuk mund të jenë të izoluar nga efektet e një mjedisi të ndotur. Në fakt, edhe pse qytetarët shqiptarë mund të jenë të ndërgjegjshëm për këtë, statistikat e fundit nga Forumi Ekonomik Botëror e rendisin Shqipërinë në 5 vendet e para që janë më të rrezikuar nga ndotja.