france

'Digjet’ jugu i Francës, evakuohen rreth 10 mijë banorë

Rreth 10 mijë banorë janë evakuar nga pjesa jugore e Fracës pasi orej 3 ditësh kjo zonë është pushtuar nga zjarri. Qindra zjarrfikës janë angazhuar dhe po luftojnë me flakët pranë Bormes-les-Mimoses, në rajonin e Provence-Alpes-Côte d’Azur të vendit. Për shkak të situatës emergjente Franca ka kërkuar ndihmë edhe vendet e BE-së. Mediat raportojnë se rreth 400 hektarë tokë janë djegur, në brendësi të maleve dhe në ishullin e Korsikës. Një nga zjarret më të rënda ka përfshirë njëzonë afër vendpushimit popullor të Saint-Tropez.

Aksidentet bërthamore dërgojnë re radioaktive “të padëmshme” mbi Evropë

Instituti francez thotë se ndotja vjen nga çlirimi i materialit bërthamor në Rusi ose Kazakistan në shtator. Një re ndotje radioaktive në Evropë tregon se ka ndodhur një aksident në një strukturë bërthamore në Rusi ose Kazakistan, në javën e fundit të shtatorit, tha instituti francez i sigurisë bërthamore IRSN. IRSN-ja të enjten përjashtoi një aksident në një reaktor bërthamor, duke thënë se ka të ngjarë të ishte në një vend për trajtimin e karburantit bërthamor ose në qendrën për mjekësinë bërthamore. Nuk ka pasur ndonjë ndikim në shëndetin e njeriut apo mjedisin në Evropë, tha ai.

Automjetet me benzinë deri në vitin 2030?! Makinat elektrike pritet të ulin kërkesën për benzinë. Kur pritet të ndalohet shitja?

Kërkesat botërore për benzinë mund të arrijnë maksimumin edhe për 13 vite, kjo falë ndikimit që do të kenë makinat elektrike me motorët efikasë. Kështu parashikojnë ekspertët e energjisë, të cilët pohojnë se kërkesat pritet të ulen ndjeshëm pas vitit 2025. Të dhënat janë bërë publike nga “Wood Mackenzie”, kompania e hulumtimit për çështjet e energjisë, me bazë në Britani të Madhe, ku më tej shkruhet: “Kërkesa botërore për benzinë do të arrijë maksimumin në 13 vite, falë ndikimit të makinave elektrike dhe motorëve më efikasë.

Automjetet me benzinë dhe naftë drejt fundit të tyre

Prej vitit 2040 në Britaninë e Madhe dhe në Francë do të lejohen të qarkullojnë vetëm makina elektrike. Gjermania pritet të pasojë. "Brenda një afati të shkurtër duhet të marrë fund teknologjia e motorëve me djegie të brendshme", tha eksperti për transportin i CDU-së Oliver Wittke për Deutschlandfunk. Wittke ju referua planeve të Britanisë së Madhe që duke filluar nga viti 2040 të ndalojë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë. Shkatërrimi i mjedisit është shumë i lartë, tha për BBC-në ministri i Mjedisit Michael Gove."

Franca gati për të prezantuar obligacionet e gjelbra

Operacioni u bë publik nga qeveria për të financuar investimet ekologjike dhe duhet të nisë të zbatohet vitin e ardhshëm me një vlerë disa miliarda euro. Ekspertët e qeverisë duhet ende të vlerësojnë reagimin që mund të japë tregu. Prillin e kaluar, François Hollande, premtoi se Franca do të ishte i pari vend në botë që do të emetonte obligacionet e gjelbërta. Ato do të shërbejnë për të financuar një pjesë të programit të investimeve të gjelbëra të parashikuara nga Financat.

Franca hap rrugën e parë diellore në botë

Fshati Tourouvre-au-Perche në rajonin e Normandisë, në veriperëndim të Francës, ka tashmë 1 kilometër (0.62 milje) rrugë diellore, në gjendje të prodhojë mjaftueshëm energji sa të ndriçojë llambat e rrugëve të fshatit. Duke marrë në konsideratë gjendjen e një rruge të thjeshtë të asfaltuar e cila mund të ketë edhe gropa, është e vështirë të imagjinosh ndërtimin e një sipërfaqe rrugore që të jetë rezistente dhe njëkohësisht të mund të prodhojë energji elektrike, por duket se francezët ia kanë dalë mbanë.

Franca jep 66 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në tre komuna në Kosovë

Marrëveshja e huasë për financimin e Projektit të Trajtimit të Ujërave të Zeza për komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit u nënshkrua ditën e djeshme në Prishtinë, mes Ministrisë së Financave të Kosovës dhe NATIXIS, që vepron ne kuadër të Qeverisë së Francës. Kjo marrëveshje ka vlerën prej 66 milionë euro, dhe kushte shumë të mira financiare dhe një normë të interesit për 0.036 përqind dhe një afat kthimi prej 24 vitesh. Ministri i Financave, Abdullah Hoti tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, pasi investohet për impiantin që trajton ujërat e zeza për rajonin e Prishtinës, me një popullësi deri në 500 mijë banorë.

Franca mund të mbyllë 17 reaktorë bërthamorë

Franca mund të mbyllë 17 nga 58 reaktorët bërthamorë të saj si pjesë e një plani për të zvogëluar sasinë e energjisë bërthamore, njoftoi sot Ministri i Mjedisit, Nicolas Hulot. Qëllimi i qeverisë është të zvogëlojë një pjesë të energjisë bërthamore nga 3/4 në vetëm 1/2 deri në vitin 2025. “Çdokush mund ta kuptojë se për të arritur këtë objektiv është e nevojshme të bëhet mbyllja e një numri të caktuar reaktorësh”, tha Huloti për “Radio RTL”.

Franca ndalon mbarështimin e izoluar të delfinëve dhe balenave vrasëse

Franca ka ndaluar mbarështimin në izolim të delfinëve dhe balenave vrasëse, një lëvizje kjo e brohoritur nga aktivistët si një fitore madhore. Qeveria gjithashtu ka ndaluar mbajtjen e të gjitha balenave, delfinëve dhe derrave të detit në izolim, përveç orkave dhe delfinëve të dobët. Shoqata e kopshteve zoologjike franceze u ankua, për shkak se ata nuk ishin këshilluar për çështjen e ndalimit. Por aktivistët e të drejtave të kafshëve thanë se kjo ngjarje ishte një “avancim francez historik”.

Franca ndalon naftën dhe makinat “diesel” pas 2040-s

Franca do t’u japë fund shitjeve të naftës dhe makinave me naftë në vitin 2040, si pjesë e planit ambicioz për të arritur objektivat e saj në kuadër të paktit të Parisit për klimën. Këtë njoftoi qeveria e presidentit Emmanuel Macron, vetëm një ditë pasi prodhuesi i makinave “Volvo” tha se, që prej vitit 2019 do të prodhojë vetëm makina elektrike ose hibride, një vendim që u konsiderua si fillimi i fundit për motorin me djegie të brendshme, pas më shumë se një shekulli dominim.

Franca, vendi i parë që ndalon enët plastike të kuzhinës

Në Francë sapo është vendosur ligji i cili ndalon përdorimin e enëve plastike të kuzhinës. Ky ligj do të hyjë në fuqi në 2020-tën, dhe zëvendësimi i tyre do të bëhet me material organik i cili mund të shpërbëhet. Ky ligj i ri ndjek ligjin parardhës të korrikut i cili ndaloi qeset plastike. Me 4.73 miliardë qese plastike të hedhura në Francë në 2015, dhe me17 miliardë qese plastike të përdorura çdo vit në supermarketet e vendit, ligjet e reja shpresojnë t’i japin fund luftës me plastikën.

Francë - Parisi ndalon lëvizjen e makinave përgjatë lumit Sena

Një plan i diskutueshëm për të kthyer në pedonale rrugën përgjatë lumit Sena në qendër të Parisit është miratuar nga këshilli i qytetit. Skema historike, që është përshkruar nga kryetari i bashkisë së Parisit si “fundi i një autostrade urbane dhe rikthimi i Senës”, do të mbyllë përgjithmonë kalimin e automjeteve në bregun e djathtë të lumit. Kjo nismë është ndërmarrë për të ulur sa më shumë nivelin e ndotjes në qytet. Gjatësia e rrugës që shtrihet nga kopshtet Tuileries pranë Luvrit në tunelin e Henri IV në afërsi të Bastijës, përshkohet nga rreth 43 mijë makina në ditë, raporton Le Monde.

FRANCË – Energjitë e rinovueshme do të prodhojnë 70 % të elektricitetit evropian

Falë rënies së kostove të tyre, energjitë e rinovueshme do të vazhdojnë të zhvillohen masivisht në vitet në vijim deri sa të prodhojnë 70 për qind të elektricitetit në Evropë në vitin 2040 dhe të tejkalojnë gazin në SHBA, sipas një raporti të ekspertëve të publikuar sot. “Çmimet e gazit dhe të karbonit do të mbeten të ulëta, por kjo nuk do të pengojë transformimin thelbësor të sistemit elektrik botëror në dekadat e ardhshme drejt një energjie të rinovueshme eoliane dhe diellore”, shkruan revista “Bloomberg New Energy Finance” (BNEF) në publikimin e saj të ri “New Energy Outlook 2016”.

Francë – Muzeu i Luvrit në rrezik përmbytje

Për shkak të motit shumë të keq në Francë, muzeu i Luvrit, sikurse “Musée d’Orsay”, është në gjendje alarmi përballë rrezikut për përmbytje për shkak të fryrjes së lumit të Senës. Për pasojë, muzeu i madh parizian nesër do të qëndrojë i mbyllur për të evakuar veprat që nodhen në zona që mund të përmbyten. Janë me dhjetëra qytetet në emergjencë me skuadrat e shpëtimit që po punojnë për të shpëtuar personat e mbetur të bllokuar ndërsa parashikimet e motit sinjalizojnë një vazhdimësi të situatës edhe në ditët në vijim.

Francë, një zjarr i fuqishëm po shkon drejt banesave në Kastanjesë

Një zjarr i fuqishëm ka prekur mbi 40 hektarë, është duke përparuar në drejtim të Kastanjesë në juglindje të Francës, duke kërcënuar banesat raportojnë zjarrëfikësit. “Zjarri ka prekur 40 hektarë dhe vazhdon të përparojë. Është një zjarr i fuqishëm, banesat janë të rrezikuara. Afro 232 zjarrfikës, helikopterë dhe aeroplanë janë në terren”, deklaruan forcat zjarrfikëse që po punojnë për marrjen në kontroll të situatës. Për shkak të erës, nxehtësisë dhe thatësirës, prej disa ditësh zjarrërat po shtohen në rajonin e Provonsës dhe në Korsikë, ishull francez në detin Mesdhe.

Miratohet ligji në Francë, godinat me lule ose panele diellore

Një ligj i ri ka kaluar në Francë e pritet që të hyjë së shpejti në fuqi. Sipas tij, të gjitha godinat e reja në Francë, që do të ndërtohen në zonat tregtare, duhet të mbulohen nga lule, bimë apo panele diellore. Çatitë jeshile, sic quhen ndryshe ato, kanë një efekt izolues që do të ndihmojë në reduktimin e sasisë së energjisë që nevojitet për të ngrohur ndërtesën, godinën apo pallatin në dimër, apo për ta ndihmuar nga temperaturat e larta në verë. Ato do të jenë në gjendje më pas edhe të mbrohen nga shiu si dhe do të reduktojnë problemet me lagështirën në cati por sigurisht që edhe zogjtë do të kenë një shtëpi të re, në një llopj xhungle të vogël urbane.

Parisi do të ndërtojë një kullë gjigante të rrethuar nga 2000 pemë

Franca do ndërtojë një kullën të rrethuar me pemë. Kulla e gjelbër është projektuar nga firma italiane “Stefano Boeri Architetti” dhe së shpejti do të fillojë së ndërtuari në periferi të Parisit, konkretisht në Villiers-sur-Marne. Ndërtesa do të ketë 2.000 pemë, bimë dhe shkurre, si do të mbushë fasadën, çatinë dhe ballkonet e ndërtesës. Në brendësi ndërtesa do të ketë apartamente luksoze dhe zyra. I quajtur Forêt Blanche (“Pyll i Bardhë”), kulla prej 177 metra e gjatë do të ketë dritare të mjaftueshme për rrezet e diellit dhe vende ku mund të shihet qyteti.

Pas 2040, Franca nuk do prodhojë më naftë

Franca planifikon që këtë vit të kalojë një ligj që do të hapë shumë debate. Ligji në fjalë parashikon ndalimin e eksplorimit dhe prodhimit të naftës e gazit në territorin tokësor dhe atë detar duke filluar prej vitit 2040. Franca do të bëhej vendi i parë që ndërmerr një vendim të tillë drastik. Projektligji tashmë është gati dhe pritet të prezantohet shumë shpejt. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkon ta bëjë vendin e tij të çliruar nga gazrat e karbonit brenda 2050.

Përmbytet Franca, evakuohet pjesa lindore e Parisit

Vërshime të mëdha, më të mëdhatë brenda një shekulli, kanë ndodhur dje e mbrëmë nëpër gjithë Francën. Për shkak se lumi Senë ka dalë nga shtrati, qyteti , qendra e qyteti Nemours, në lindje të Parisit, është evakuuar, nëpër autostrada ushtarët kanë shpëtuar udhëtarët e lundrimet me anije nëpër Paris janë ndaluar, gjithastu janë mbyllur disa rrugë në anën lindore të Senës. Qeveria franceze është në trysni për të shpëtuar mijëra njerëz mbetur të izoluar në shtëpi.

Rruga në Francë që zhduket nën ujë dy herë në ditë

Passage du Gois është rruga që lidh Gjirin Burnëf me ishullin Noirmoutier në Francë.Për shkak të baticës ngritëse, mund të udhëtoni me makinë dy herë në ditë para se të përmbytet. Herët e tjera është e fshehur 4 metra poshtë dallgëve. Kalimi natyral që lidhte tokën me ishullin është treguar për herë të parë në hartë në vitin 1701. Sot kjo rrugë është 2.58 milje e gjatë. Megjithatë ajo është shumë e rrezikshme. Në të dyja anët e saj ka panele të veçanta të cilat ju tregojnë nëse rruga është e kalueshme apo jo. Ende çdo vit udhëtarë aventurierë “ngecin” në ujërat e vazhdueshëm kur nis batica.

  • 1
  • 2