Fushe-Bulqize

Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në Rrethin Bulqizë

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor në kuadër të projektit Eco-nord të financuar nga Bashkimi Evropian, po zbaton projektin “Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në Rrethin Bulqizë. Projekti do të fokusohet në rrethin e Bulqizës, ku janë përzgjedhur pesë zona specifike të synuara (Fushë Bulqizë, Zerqan, Ostren, Klenje, Trebisht), ku për çdo zonë do zhvillohen nga dy takime, një me nxënësit e shkollave për Edukimin Mjedisor dhe tjetri me fermerët e zonave për teknikat më të mira të vjeljës së BMA.

Protesta në Bulqizë, banorët, peticion kundër prerjes së pemëve

Janë 500 familje në Fushë-Bulqizë të cilët kanë nënshkruar peticion drejtuar kryeministrit, ministrit të mjedisit dhe atij të rendit për ta ndaluar, sipas tyre, një kompani të prerjes së pemëve në pyllin pranë banesave të tyre.