fushe energjitike

Bursa e energjisë, baza ligjore gati

Ministria e Energjisë ka tashmë gati projektin përfundimtar të Bursës së Energjisë. Fakti u pohua nga ministri i Energjisë Damian Gjiknuri në aktivitetin “Ekspoforum- Tregu i ditës në avancë si pjesë e politikave liberalizuese dhe integrimit rajonal të tregjeve të energjisë” që mbahet në Tiranë. Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se nisma ligjore është në proces diskutimi me grupet e interesit e shumë shpejt do të depozitohet në Kuvend.

Ish-Këneta e Maliqit kthehet në fushë energjitike

 

Dikur Këneta e Maliqit ishte burim i së keqes për banorët e zonës, sot ajo duket se është kthyer për ta në një mundësi mirëqenieje. Nuk bëhet fjalë për mundësitë e prodhimeve bujqësore që tokat e përftuara prej saj ofrojnë, pasi në shumicën e rasteve ato nuk sjellin asnjë fitim për shkak se nuk shiten, por prej lëndës djegëse që ajo përmban. Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj, i cili parashikon që afro 300 hektar tokë në ish-kënetën e Maliqit në Qarkun e Korçës të ndryshojnë status juridik dhe të kalojnë nga tokë bujqësore në zonë minerare.