Fushe-Kruje

Digjet pompa e ujësjellësit, banorët e Fushë-Krujës prej dy muajsh pa ujë

Prej dy muajsh banorët e Fushë Krujës vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm. Ka 2 muaj që djegia e një pompe thithëse në stacionin e pompimit ka sjellë një situatë tepër shqetësuese për furnizimin me ujë të qytetit. Kryeinxhinieri i ujësjellës kanalizimeve Fush-Krujë Rexhep Llega, thotë se zëvendësimi i pompës së djegur ndodh për shkak të procedurave burokratike për tenderin e blerjes së saj. Prej 2 muajsh e më shumë qyteti furnizohet me ujë me orar të reduktuar dhe në shumë lagje uji pothuajse nuk shkon fare ose i furnizon banorët për 4-5 minuta.

Fushë Kruja mbulohet nga tymi, bashkia hesht

Djegia e mbetjeve urbane në rrugën nacionale Fushë-Krujë – Tiranë është kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve. Që prej mesnatës së të mërkurës, mbeturinat vazhdojnë te jenë në flakë. Tymi ka mbuluar një hapësirë të madhe, por autoritetet vendore janë inekzistente. Male me plehra e mbeturina të tjera iu vihet flaka herë pas here dhe gazrat helmuese që çlirohen në mjedis, përhapen disa dhjetëra kilometra nga era. Edhe pse banorët janë ankuar here pas here tek organet e pushtetit lokal, ato nuk kanë dhënë zgjidhje.

ISHMP operacion blic në Fushë-Krujë për mbylljen e 21 furrave gëlqere

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ndërmori ditën e djeshme operacionin blic për mbylljen e 21 furrave të gëlqeres funksionale në zonën e Fushë-Krujës. Operacioni i kryesuar nga ISHMP dhe mbështetur nga IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojë për disa ditë deri në mbylljen e plotë të të gjitha furrave në këtë zonë. Për herë të parë mbyllja e furrave të gëlqeres nga ISHMP u realizua në vitin 2013 kur u identifikuan 220 furra gëlqere funksionale në këtë zonë. Prej aksioneve të vazhdueshme, në vitin 2015 numri i tyre u ul në 110 furra gëlqere, ndërsa sot falë punës së inspektorëve të mjedisit janë aktive vetëm 21 furra gëlqere, të cilat do të mbyllen deri në përfundim të këtij aksioni.

Krujë, revokohen 3 leje mjedisore për guroret, prishen 6 furra gëlqereje

Gjashtë furra gëlqereje që kanë rezultuar të paligjshme janë prishur së fundmi nga fadromat në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës, ndërsa janë revokuar lejet mjedisore për 3 gurore, për shkeljen e kushteve mjedisore. Prej disa ditësh, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka nisur kontrollet në impiantet e prodhimit dhe përpunimit të materialeve inerte në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës. Gjatë këtij aksioni, bëhet me dije se janë identifikuar 20 furra gëlqereje të paligjshme dhe se 6 prej tyre janë prishur deri më sot.