G20

Krerët e Europës, të angazhuar me Traktatin e Parisit para samitit të G-20

Krerët e shteteve europiane theksuan angazhimin e tyre për traktatin e klimës së Parisit të enjten, pavarësisht nga vendimi i Amerikës për t’u tërhequr nga marrëveshja, përpara takimit të të radhës së G20-ës. Pas takimit të sotëm në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel, u tha gazetarëve se vendet pjestare të G20-ës janë të angazhuara të respektojnë marrëveshjen e Parisit për klimën dhe do të diskutojnë për të muajin e ardhshëm në takmin e G-20-ës.

Merkel vendos ndryshimet klimatike në qendër të bisedimeve të G20

Kancelarja gjermane është shprehur se vendimi i administratës Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për klimën është një tregues se BE duhet ta udhëheqë këtë çështje. Trajtimi i ndryshimeve klimatike do të jetë një nga detyrat kryesore të samitit të ardhshëm të G20-ës, të ekonomive më të mëdha në botë, në Hamburg, tha kancelarja gjermane Angela Merkel. Merkel, e cila do të mikpresë mbledhjen e liderëve globalë në qytetin portual të veriut, tha se skepticizmi i ndryshimit të klimës në administratën Trump e bëri atë më të rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

Samiti përfundoi - Çfarë do të mbetet në kujtesë?

Samiti i G20-s dënoi qartë dhe njëzëri dhunën e pakuptimtë të demonstruesve në Hamburg. Ndërkohë në sallën e samitit mungonte uniteti i plotë në çështjen e klimës dhe tregtisë së lirë. Në fund të samitit vendet pjesëmarrëse të G20-s ranë dakord për një deklaratë përfundimtare që mbetet e mjegullt në disa pjesë të saj. Ujdi kishte në çështjen e rregullimit të tregjeve financiare e bllokimit të burimeve të financimit të terrorizmit e evazionit fiskal.

Takimi G20: Rend botëror në krizë

Me takimin e ministrave të Jashtëm në Bonn (16-17.02) hapet sipari i samitit të 20 vendeve më të industrializuara, presidencën e radhës e mban kësaj here Gjermania me synime mjaft ambicioze. Pasiguria dhe trazimi po përhapen në botë. Jo vetëm me ardhjen në post të Donald Trumpit por shumë gjëra të vëtëkuptueshme janë vënë papritur në pikëpyetje. G20 është një forum i rëndësishëm për të debatuar për këto dhe Gjermania mban nga 1 dhjetori presidencën e radhës.