gare

Kosova e rrezikuar nga ndotja, fillon gara për mjedis të pastër

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, përkatësisht organizatën GIZ, kanë lansuar Garën për Mjedis të Pastër (GMP). Përmes kësaj gare gjashtëmbëdhjetë komunave të Kosovës do t’iu ofrohet stimulim për të përmirësuar qeverisjen e tyre, zgjeruar ofrimin e shërbimeve, rritur inkasimin dhe eliminimin e deponive të shumta ilegale që paraqesin rrezik për ambientin dhe mirëqenien qytetare. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka sqaruar rëndësinë lansimit të kësaj skeme të granteve.