germenj-shelegur

Masakra e pyjeve në Shelegur, anulohet tenderi

Deputetja e qarkut të Korçës, që mbulon zonën e Ersekës, zonja Arta Dade deklaroi në Fiks Fare se pamjet filmike të transmetuara në këtë emision tre ditë më parë do t’i çojë në prokurori, ku do të ngrejë një padi penale për të gjithë punonëjsit e adminsitratës së pyjeve dhe të Ministrisë së Mjedisit, që lejuan këtë masakër në zonën e mbrojtur të Shelegurit. Dade tha se kishte muaj që paralajmëronte institucionet përkatëse për këtë masakër që po ndodhte në këtë zonë të mbrojtur me një vendim të Këshillit të Ministrave.

Masakra në parkun e Gërmenj-Shelegurit

Ashtu si shumë zona dhe parqe pyjore në vendin tonë, edhe ajo e Gërmenj-Shelegurit në Kolonjë u është nënshtruar masakrave të dorës së njeriut, që po e zhvesh dalëngadalë nga kurorat me bredha dhe pisha. Edhe pse në fuqi është një moratorium 10-vjeçar që ndalon 100 përqind prerjet e lëndës drusore për eksport, edhe pse kjo zonë është e shpallur që prej dy dekadash tashmë e mbrojtur nga shteti, dora e njeriut nuk ndalet. Kamerat e emisionit Fiks Fare kanë filmuar kamionët e ngarkuar me lëndë drusore.