gerryerje

Lumi Osumi po gërryhet dhe përmbytet

Lumi Osum ndër vite ka gërryer dhjetra hektarë tokë në fshatrat përgjatë shtratit të tij, ndërsa përmbytjet e herë pas hershme kanë dëmtuar të mbjellat. Banorët e fshatrave Velabisht,Veterik e Starovë, kërkojnë ndërtimin e një argjinature si zgjidhje, ndërsa deklarojnë se nuk u janë verifikuar asnjëherë dëmet që u janë shkaktuar në përmbytjet. Shfrytëzimi i pakontrolluar e inerteve për vite me radhë ka devijuar shtratin Osumit përgjatë fshatrave Veterik, Starovë e Velabisht ku vërshimet e lumit kanë gërryer vit pas vit dhjetra hektarë tokë.