Gjanica

“Është Gjanica”, ekspozita ‘e çuditshme’ sjell kavanozë me ujë të ndotur e veshje me naftë

Një reagim për të mbrojtur natyrën, e sidomos lumenjtë, vjen nga Xhentiana Muskaj, një aktiviste e cila përmes 40 fotografive sjell shqetësimin e saj si qytetare për ndotjen e lumit Gjanica. Përveç imazheve dhe videove pasqyruese të realizuara, janë ekspozuar edhe disa kavanozë qelqi me ujë të mbledhur përgjatë 42 km të lumit Gjanica. Por, nuk mjaftojnë vetëm disa minuta, për t’u ambientuar me erën mbytëse të mbetjeve që ndodhen brenda ujit. Lumi i Gjanicës është lumi me ndotjen më të rëndë në Shqipëri. Si pasojë, Gjanica është e ndotur me mbetje, me origjinë nafte dhe nënprodukte të saj.

Bashkia e Fierit: Gjobë bizneseve që ndotin lumin Gjanica

Lumi Gjanica në Fier ishte kthyer në makth për banorët, pasi shumë herë ka përmbytur shtëpitë e tyre. Por pas ndërhyrjeve të Bashkisë së Fierit, lumi ishte sistemuar për një kohë të gjatë. Por papërgjegjshmëria e disa bizneseve po i rikthen identitetin lumit të tmerrit. Në shtratin e lumit përsëri kanë rifilluar të hidhen mbetje urbane dhe hidrokarbure që vijnë nga zonat naftëmbajtëse. Banorët shprehen mjaft të indinjuar me situatën e paraqitur. Ndërsa në Bashkinë e Fierit shprehen se do të merren masa duke iu vendosur gjoba të gjitha bizneseve që hedhin mbetje në lumin Gjanica.

Derdhja e hidrokarbureve – Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier

Ndotja në nivele alarmante e lumit Gjanica vijon të mbetet një problem serioz për qytetarët fierakë.  Bashkia e Fierit ka ndërmarrë së fundi një aksion për pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit, por kjo vetëm minimizon rrezikun e përmbytjeve, ndërkohë që nuk është bërë asnjë gjë për ndotjen e ujërave të lumit. Banorët thonë se ndotja e lumit vjen si pasojë e derdhjes së mbetjeve hidrokarbure nga rafineria e naftës në Ballsh dhe Fier. Ata kërkojnë që të merren masat pasi ka shumë ndotje dhe erë gazi dhe nafte. Nga derdhja e hidrokarbureve dhe kimikateve të ndryshme uji i lumit Gjanica është bërë i zi.

Fier, uzina e naftës në Ballsh shkakton ndotje në lumin Gjanica

Ka më shumë se dy ditë, lumi Gjanica që përshkon qytetin e Fierit mes për mes, është tejet i ndotur. Ndotja vjen nga uzina e përpunimit të naftës Ballsh, ose nga zonat naftëmbajtëse që ndodhen pranë këtij lumi si dhe nga disa fabrika të vajit të ullirit që derdhin ujërat e tyre në përrenj dhe këta të fundit në lumin Gjanica. Ngyra e ujit e këtij lumi është e errët dhe vende-vende me “harta” hidrokarburesh. Është Inspektoriati i Mbrojtjes së Mjedisit në Fier që duhet të kontrollojë se nga vijnë këto hidrokarbure ose ujëra të tjerë ndotës, të cilët derdhen në këtë lumë dhe me pas derdhen në bregdet duke ndotur të gjithë vijën bregdetare të Semanit.

Fier: Lumi Gjanica pastrohet, t’i paraprihet përmbytjeve

Nisja e reshjeve ka detyruar bashkinë e Fierit të rifillojë me urgjencë punën për pastrimin e lumit Gjanicë në pjesën pranë ish Azotikut deri tek nyja ku bashkohet me lumin Seman. Shkak është bërë mbushja e shtratit të lumit në disa pika, inertet, por edhe nga dëmtimi e argjinaturës. Bordi i kullimit pohon se me këtë ndërhyrje i paraprihet ndonjë situatë të mundshme përmbytjesh.

Entela Kola: Po pastrohen nyjet ku ka pasur mbushje dhe shkarje gjatë kësaj kohe.

Ndotet bregdeti i Semanit

Bregdeti i Semanit në Fier, ditët e fundit është ndotur në masë të madhe, prej mbetjeve dhe hidrokarbureve.

Këto mbetje kryesisht kanë ardhur nga vërshimet e lumenjve të zonave naftëmbajtëse të Roskovecit që derdhen në lumin e Hoxharës ose/dhe nga lumenjtë që derdhen nga fryrjet e lumit Seman apo Gjanica.

Kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera, pasi nga reshjet e dendura të shiut që shoqëruan këtë rajon një jave më parë, u sollën mbetje të shumta.

Nis pastrimi i Gjanicës

Bashkia e Fierit po ndërhyn në pastrimin e shtratit të lumit Gjanica, përgjegjës për përmbytjet e vazhdueshme në këtë qytet ku qindra banesa dhe biznese përmbyten duke pësuar dëme të konsiderueshme sa herë që ka reshje.

Pastrimi i Gjanicës, qytetarët: Nëse ndërhyhej më herët, s’do përmbyteshim

Qytetarët e Fierit kërkojnë që ndërhyrja në Gjanicë të vijojë përgjatë gjithë gjatësisë së saj, pasi vetëm në këtë mënyrë do shmangen përmbytjet. Vetëm gjashtë muajt e fundit, zonat pranë Gjanicës në Fier janë përmbytur të paktën 3 herë. Ndërhyrja për thellimin dhe pastrimin e lumit Gjanicë, i cili muajt e fundit ka përmbytur disa herë lagjet e Fierit, po vijon prej ditësh. Tashmë mjetet e bashkisë po ndërhyjnë në vendin e njohur si ura me pasarela dhe ura metalike, dy zona ku Gjanica dilte fillimisht nga shtrati.