gjarper

Çelet panairi i gjarpërinjve në Mal të Zi

Në Podgoricë të Malit të Zi u çel ditën e djeshme panairi i gjarpërinjve. Një ngjarje kjo e organizuar nga Shoqata e Ekologëve të Malit të Zi që ka për qëllim t’ua prezantojë qytetarëve llojet e gjarpërinjve që jetojnë në Mal të Zi. Gjatë aktivitetit, i u prezantuan 15 lloje gjarpërinjsh ndërkohë që manifestimi ka arritur të tërheqë një numër të madh vizitorësh të cilët ecnin pranë gjarpërinjve të vendosur në terrarium. Disa nga vizitorët ishin të frikësuar, e disa të tjerë u kënaqen duke shijuar pamjet.

E rrallë, zbulohet peshkaqeni gjarpër

Shkencëtarët kanë mbetur të shokuar pas kapjes së një peshkaqeni të rrallë që mund të zgjasë nofullat e saj përtej gojës së tij. Peshkaqeni u kap në Oqeanin Paqësor pranë Tajvanit. Ai e kap prenë e tij me nofullat që zgjaten me shpejtësi dhe përdoren për të gëlltitur peshq të mëdhenj vetëm me një kafshim.