gjendje emergjence

Bashkia e Elbasanit shpall gjendjen e emergjencës mjedisore

Ndotja vazhdon të jetë e pranishme ne ish-kombninatin metalurgjik. Ndryshe nga vite më parë ku mbartësi i vetëm i ndotjes ishte vetëm kompania Kurum ,tani ndotja vjen dhe nga bizneset e tjera në ish-kombinat. Sipas banorëve, ndotja është tepër e madhe, veçanërisht në orët e para të mëngjesit e deri në mesditë, oxhaqet e firmave private nxjerrin veçse pluhura dhe gazra në atmosferë. Edhe pse është dhënë urdhër që në oxhaqet e këtyre fabrikave të vendosen filtra pastrimi, përsëri firmat nuk i kanë vendosur.

Elbasani prej një muaji në emergjencë mjedisore, banorët ankohen se nuk po merren masa

Elbasani ka më se një muaj që ka shpallur emergjencën mjedisore për shkak të ndotjes, por banorët thonë se gjendja nuk ka ndryshuar aspak. Ata kërkojnë ndihmë se po mbyten nga ajri i ndotur i industrisë së rëndë. Nisma ka ardhur pas ankesave të shumta të banorëve të zonave të Bradasheshit dhe Vidhasit, të cilët janë më të prekurit nga mbetjet toksike, jo vetëm nga tymrat e që çlirohen nga fabrikat e inustrisë së rëndë, por prej disa muajsh është hapur edhe një rafineri e përpunimit të naftës.

Emergjencat Civile - Ura të shembura, rrugë të bllokuara, ja situata në zonat e përmbytura

Drejtoria e Emergjencave informon se në disa qarqe situata vijon të jete ende problematike. Në Shijak nga dalja e lumit Erzen janë përmbytur 20 banesa poshtë urës. Ndërsa në Durrës 15 familje janë zhvendosur për shkak të rrezikut. Në Babrru ka ndodhur një rrëshqitje masive dherash, e cila ka bllokuar kalimin e mjeteve dhe të banorëve. Situata më problematike është në Shkodër, ku në Njësinë Administrative Pult janë prishur disa ura, ndërsa në Qarkun e Dibrës ka bllokim të rrugëve.

Emergjencat Civile: 25 cm borë e ngrica në rrugë. Akset ku duhet të lëvizni me zinxhirë

TIRANE– Pasditen e djeshme filluan reshjet e dëborës në zonat malore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Me intensitet të ulët dëbora ka filluar në Qarkun Kukës dhe Shkodër mbrëmjen e kaluar, por temperaturat nën zero kanë sjellë edhe ngrica në rrugë. Nisur nga kjo situatë, Emergjencat Civile kanë publikuar një sërë masash, ndërsa udhëzojnë drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore.

ORA 09:30 SITUATA E KALUESHMERISE NE AKSET KOMBETARE

Fatkeqësitë natyrore

Sikur ngrohja globale të mos ishte një kërcënim i mjaftueshëm, planifikimi i dobët dhe mungesa e subvencioneve i përkeqësojnë më shumë përmbytjet. Shkalla e shkatërrimit do të bëhet e qartë vetëm kur ujërat e përmbytjeve të pakësohen, duke nxjerrë më në pah pasojat, të tilla si makina të shkatërruara, shtëpi të zhytura në baltë dhe më e keqja nga të gjitha, kufomat e të mbyturve. Por sipas të dhënave të publikuara, teksa shiu i rrëmbyeshëm vazhdonte të binte mbi Teksasin jugor për ditën e gjashtë radhazi, Uragani Harvey po konsiderohej si përmbytja më e rëndë në Amerikë, shkruan The Economist.

Gjendje emergjence në Detin Mesdhe

Një emergjencë lokale është deklaruar në bregun italian, pasi janë derdhur tonelata të tëra me vaj nga një rafineri. Vaji ka arritur në Mesdhe dhe mund të përbëjë një rrezik shumë të madh për plazhet të cilat presin të fillojnë sezonin turistik. ‘Situata është e komplikuar. Në nuk e dimë sesa material i dëmshem ka përfunduar në det,’ ka thënë një oficer lokal. Ndërkohë janë duke u bërë përpjekje për ta grumbulluar vajin në një pikë dhe për ta mbajtur situatën nën kontroll. Gjithsesi zyrtarët janë të shqetësuar se ky incident mund të largojë turistët dhe të pengojë hapjen e sezonit turistik në disa plazhe.

I nxehti dhe thatësira, Toskana në Itali shpall gjendjen emergjente

Vala e të nxehti dhe thatësira e zgjatur ka prekur këto ditë jo vetëm Shqipërinë, por thuajse të gjitha vendet e rajonit dhe Evropën. Italia po përjeton këto ditë një mot të nxehtë që nuk ishte parë prej disa dekadash. Temperaturat e larta kanë shkaktuar probleme të shumta te rezervat hidrike. Në këtë situatë, Drejtuesi i rajonit të Toskanës në Itali Enrico Rossi firmosi këtë mëngjes shpalljen e gjendjes së emergjencës, sa i përket krizës së ujit në Toskanë.

Indi, në New Delhi smogu 70 herë më shumë se limiti i OBSH, emergjencë shëndetësore

Autoritetet e New Delhi kanë vendosur të mbyllin të gjitha shkollat për shkak të një smogu shumë të dendur, që ka mbuluar kryeqytetin e vendit me 20 milion banorë. Në ditën e dytë radhazi reja e dendur e pluhurit ka rritur me 70 herë ndotjen e qytetit. Pluhuri i butë i njohur si Pm2.5, pluhur më i dëmshëm për shëndetin ka prekur kuotën 703, ndërsa niveli i konsideruar i rrezikshëm për shëndetin nga autoritetet është 300, ndwrsa Organizata botërore e shëndetësisë rekomandon të mos kalohen 25 nivelet për të evituar problemet me shëndetin.

Londra kalon objektivin vjetor të ndotjes së ajrit në vetëm pesë ditë

Sipas të dhënave nga sistemi kryesor i monitorimit të kryeqytetit, Londra ka thyer limitin vjetor për ndotjen e ajrit për pesë ditë në vitin 2017. Një zonë në Brixton Road në jug të Londrës ka tejkaluar kufijtë për përqendrimet e dioksidit të azotit 24 herë deri më tani këtë vit, duke thyer kufirin vjetor të Bashkimit Evropian prej 18 shkeljeve të lejuara. Ndotësit vijnë nga motorët me naftë në makina, kamionë dhe burime të tjera. "Trafiku rrugor është fajtori më i madh, dhe nafta është më e keqja," tha në një deklaratë Jenny Bates, një aktivist i grupit mjedisor Miqtë e Tokës".

Ndërpriten reshjet e dëborës, Emergjencat Civile: Situata në secilin qark

Që prej ditës së djeshme reshjet e dëborës janë ndërprerë, por temperaturat kanë qenë tepër të ulëta në të gjithë vendin. Disa akse rrugore rurale në zona të thella malore nuk ka qenë e mundur të hapen plotësisht. Emergjencat Civile njoftojnë se firmat kontraktore po punojnë me forca dhe mjete në akset rrugore problematike. Akset nacionale janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në disa segmente ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.

SHBA, ngricat mbyllin shkollat. Gjendje emergjence në Alabama

Stuhitë dimërore dhe reshjet rekord të dëborës kanë sjellë mbylljen e shkollave dhe temperatura nën zero në disa prej rajoneve qëndrore e atyre perëndimore në Shtetet e Bashkuara, të përballura me një mot të acartë. Këshillat e meteorologëve për kujdes nga kushtet atmosferike ekstreme u shoqëruan në Cincinnati të Ohios me mbylljen e më shumë se 150 shkollave publike. Në Denver të Colorados, më të prekurit nga situata e vështirë ishin të pastrehët. Punonjës të ndihmës e vullnetarë kanë dalë në mes të të ftohtit për t’i shpërndarë kësaj kategorie aq të rrezikuar nga ngricat batanije, dyshekë kundër të ftohtit e ushqime të ngrohta.

Shpërthen kolera, Jemeni shpall emergjencën. Mbi 100 të vdekur nga sëmundja

Në kryeqytetin e Jemenit, në Sana, është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të shpërthimit të sëmundjes së kolerës, e cila ka sjellë vdekjen e shumë personave në vend. Spitalet e Sanës të cilat kontrollohen nga rebelët Huthi janë të mbi populluara me pacientë të prekur nga kolera. Kryqi i kuq ka bërë të ditur se numri i personave të dyshuar që janë prekur nga kjo sëmundje në vend janë trefishuar brenda një jave duke e çuar numrin në mbi 8 mijë e pesëqind persona, më së shumti në Sana.

Vijon lufta me vatrat e zjarreve, digjen sipërfaqe të mëdha në Dibër, Vlorë e Elbasan

Emergjencat njoftojnë se rreziku i zjarreve është i madh në vend, pasi temperaturat mbeten ende të larta. Në 24 orët e fundit ka patur 2 vatra zjarri në pyje në Dibër dhe Vlorë, me dëme të konsiderueshme. Në fshatin Zogjë, Njësia Administrative Shupenzë, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Për shkak të vështirësive të terrenit, puna për shuarjen e flakëve vijoi gjatë gjithë natës me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me pyll ahu.