Gjergj Erebara

Moratoriumet, çfarë shakaje pa kripë

Shumë vite më parë, Shqipëria vendosi të ndalojë shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve për të nxjerrë rërë dhe zhavorr për ndërtimin. Argumentet për ndalimin e praktikës së gërryerjes së lumenjve qenë të shumta: e para, gërryerja e lumenjve shkakton shpesh rritjen e shpejtësisë së rrjedhjes së ujërave, rrjedhimisht, gërryerje të brigjeve dhe erozion të tokës bujqësore apo të ndërtimit, gërryerje të këmbëve të urave etj. E dyta: shfrytëzimi i gurit të lumit për ndërtimin e rrugëve krijon rrugë me cilësi të keqe dhe jetë të shkurtër.