gjinkalla

Insekti i rrallë që del mbi tokë një herë në 17 vite

Hera e fundit që u dëgjuan zhurmat e forta të tyre ishte viti 1999. Bëhet fjalë për një lloj gjinkalle pa krahë, vezët e të cilës rrinë plot 17 vite nën tokë. “Shpërthimi” ndodh në pranverë pas një kohe kaq të gjatë dhe sivjet është periudha e tyre ku miliarda krijesa të tilla kanë dalë nga nëntoka. Gjinkalla e quajtur “Cicadas” është e madhe, me krahë të tejdukshëm dhe sy të mëdhenj. Në total janë 12 lloje insektesh të tilla. Disa ju duhet 13 vite për të dalë nga dheu, e të tjera 17 vite. Ndodh që vetëm njëherë në 221 vite që dy llojet e gjinkallave të dalin së bashku, duke sjell dy herë spektakël në të njëjtë kohë.