gjiri i lalzit

Masakrohet pylli me pisha të buta në Gjirin e Lalzit, Durrës

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në muajt e fundit në pyllin me pisha të buta Pinus Pinea në Gjirin e Lalëzit. Ky pyll e ekosistem i pasur, po masakrohet barbarisht nga persona e firma të lidhura me qeveritë e njëpasnjëshme në Republikën e Shqipërisë. Pishat e pemët e tjerë po priten për t’i lënë vendin pallateve e ndërtesave të tjera prej betoni.