gjueti e paligjshme

“Moratoriumi i gjuetisë nuk funksionon”, denoncimet: Kafshët shiten online dhe balsamosen në lokale

Gjuetia e paligjshme dhe shitja e tyre online është ndër shkeljet më raportuara nga qytetarët si krim mjedisor. Por mefshtësia e institucioneve përgjegjëse pas bërjes prezente të rasteve ka sjellë jo vetëm mosndëshkimin e shkelësve të ligjit por edhe një shumë të konsiderueshme të ardhurash të munguar në buxhetin e këtyre institucioneve. Speciet e rralla të cilat mbrohen me ligj dhe nuk lejohet të vriten apo mbahen në robëri, jo vetëm që janë pre e të shtënave të armëve por së fundmi janë edhe një mundësi përfitimi të shumave monetare duke i nxjerrë në ankand në internet për shuma të caktuara.

Gati e shfarosën, por Dhia e Egër rikthehet në malin e Tomorrit

Dhia e egër, një specie e menduar e zhdukur nga gjuetia e paligjshme, shfaqet përsëri në malin e Tomorrit. Janë bërë disa përpjekje me kamera-kurth nga specialistët e AdZM-së së Beratit dhe më në fund ajo identifikohet nga kamerat në habitatin e saj natyror. Gjuetia e pakontrolluar si dhe dëmtimi i pyjeve pas viteve ’90, bëri që kjo specie që dominonte këto lartësi të egra të mendohej e zhdukur. Kamerat u vendosën afër majës veriore të Malit të Tomorrit, në fshatin Qafë- Dardhë të Beratit.

Gjahtarët e paligjshëm në Shqipëri mburren me prenë online

Gjahtarët shqiptarë po mburren rreth vrasjeve të tyre në median sociale, ndërsa shumica e OJQ-ve mjedisore kanë kërkuar zbatim rigoroz të ndalimit të gjuetisë. Gjahtarët që mburren rreth vrasjes së lepujve të egër në pjesët e mbuluara nga dëbora në Shqipëri janë bërë një hit në median sociale në ditët e fundit të dhjetorit dhe në fillim të vitit 2016. Asnjë prej tyre nuk mund të mos jetë i painformuar se pretë e tyre janë krejtësisht të paligjshme. Çdo lloj gjuetie u ndalua në Shqipëri për dy vite në vitin 2014 dhe moratoriumi nuk del nga fuqia deri në mars.

Gjuetia e paligjshme në zonën e Rrushkullit, sfidon festimet e “Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave

Edhe pse moratoriumi i gjuetisë është në fuqi strukturat shtetërore nuk kanë mundur të imponojnë zbatimin në terren. Zona e Rrushkullit (pjesë e Gjirit të Lalzit) në jug të grykëderdhjes së lumit Erzen ka qenë një ndër zonat lagunore me gjueti të vazhdueshme gjatë periudhës së moratoriumit. Kjo zonë është e mbrojtur që në vitin 1995 "Rezervati i Rrushkullit" si dhe shpallur si Zonë Veçanërisht e Rëndësishme për Shpendët, kontrolli dhe ruajtja e saj ngelet jashtë vëmendjes së strukturave shtetërore.

Gjuetia e paligjshme vazhdon si mungesë e ndërgjegjësimit

Si pjesë e faunës së Republikës së Shqipërisë edhe Fauna e egër e Tropojës, përbën një pasuri kombëtare e cila është e rrezikuar tash 25 vite. Ligji i moratoriumit të gjuetisë në fillim të hyrjes së tij në fuqi, u duk sikur pati ndikime pozitive në përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër. Por aktualisht mund te themi se gjendja e faunës së egër në këtë zonë është përkeqësuar, edhe pse afati i zbatimit të ligjit të moratoriumit të gjuetisë është deri në vitin 2021. Sipas shumë specialistëve të zonës tonë ligji i moratoriumit të gjuetisë ka dhënë efekte pozitive vetëm për një periudhë dhe vetëm për disa zona.

Gjuetia e paligjshme, 3 persona kapen në flagrancë

Më datën 17.1.2016 pas sinjalizimeve të ardhura pranë AdZM, Durrës se në Kepin e Rodonit kryhej gjueti e kafshëve të egra, (ndërkohë që është ende në fuqi moratoriumi), Rojet Mjedisore të AdZM, Durrës sëbashku me drejtues dhe inspektor të Inspektoriatit të Pyjeve dhe Mjedisit për Qarkun e Durrësit u nisën për të inspektuar zonën. Ata kapën në flagrancë 3 persona, Xh.Sh, H. Sh. dhe N. Gj., të cilëve ju sekuestruan armët përkatëse. Më pas personat dhe armët ju dorëzuan Komisariatit të Policisë, për të vazhduar procedurat e mëtejshme sipas ligjeve në fuqi.

Gjuetia e paligjshme, nga mungesa e informacionit

Fauna e egër e Republikës së Shqipërisë, përbën një pasuri kombëtare e cila është vënë në rrezik gjatë 25 viteve të fundit. Ligji i moratoriumit të gjuetisë në fillim të hyrjes së tij në fuqi, pati ndikime pozitive në përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër. Aktualisht gjendja e faunës së egër është përkeqësuar, edhe pse afati i zbatimit të ligjit të moratoriumit të gjuetisë është pesë vjet, deri në vitin 2021. Sipas z. Nihat Dragoti, ekspert i biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura pranë INCA –s, ligji i moratoriumit të gjuetisë ka dhënë efekte pozitive në disa zona, duke sjellë shtesa të faunës së egër.

Gjuetia e peshkut masakron gjallesat në lumin Shkumbin

Gjuetia e peshkut me klor, rrjeta ,korent, gjeneratorë dhe mjete te ndryshme është kthyer në një makth dhe fenomen shqetësues si për qytetarët ashtu dhe për gjallesat ujore. Nësë vëzhgon ndonjë ditë Lumin Shkumbin dhe degëzimet e tij sheh me qindra gjuetarë të ndryshëm peshkimi. Më shumë shikon njerëz që enden lumenjëve të Librazhdit, ku nga njëra anë ka HEC-e pa mbarim, nga ana tjetër gjuetarët, të cilët e kanë kthyer në një fushatë përfitimesh gjuetie pa fund natë e ditë që po terrorizon banorët e zonës së Librazhdit, dhe zonës së Mokrës.

Ishulli i Lezhës, një mrekulli natyrore që rri fshehur prej një rruge 3 km të dëmtuar rëndë

Është quajtur ishull për shkak të sistemit lagunor që afrohet deri pranë qytetit të Lezhës. Janë sisteme ujore si struga, kanale që kanë ndërprerë komunikimin e kënetës me Lezhën dhe tokat e saja duke formuar një ishull, por në të vërtet ai lidhet normalisht me rrugën kryesore që të çon në Lezhë e në Shkodër. Ndodhet rreth 60 km. nga Tirana dhe me një histori të vjetër si një system lagunor dhe destinacion turistik. Është e para Zonë e Mbrojtur e Shqipërisë, e shpallur si Rezervë Gjuetie që nga korriku i vitit 1940. Edhe sot ruan këtë status të emërtuar si “Rezervat Gjuetie dhe Rezervë e Menaxhuar”.

Këmba e krokodilit del nga kroskoti, burri arrestohet për gjueti të paligjshme

Gjatë një ndalese të fundit të trafikut në Loxahatchee, Florida oficerët që merren me mbrojtjen e peshkut dhe kafshëve të egra, gjetën këmbën e një krokodili në krosokotin e një kamionçine. Përbindëshi prej 780 kg u gjet në Florida. Oficerët e policisë kishin ndaluar drejtuesin e mjetit për t’i bërë një kontroll rutinë, pranë zonës së mbrojtur me ligj, që ndodhet në një moçalore në veriperëndim të “Ëest Palm Beach”. Gjatë procedurës së kontrollit, ata shohin këmbën e një krokodili të vrarë, që kishte dalë nga kroskoti i kamionçinës. Përveç kësaj, në kamionçin ishin fshehur edhe pjesët tjera të trupit të krokodilit.

Kenia do të djegë 106 ton fildish dhe brirë rinoceronti

Autoritetet keniane kanë filluar të përgatisin një minimum prej të paktën 105 ton fildish dhe kusurin me bri rinoceronti, për t’i djegur në fund të prillit, me qëllimin e dekurajimit të tregtisë në këto raste, e cila pret gjuetinë e paligjshme të elefantëve dhe rhinos. Zyrtarët thonë se, rezervat e fildishit dhe të bririt të mbledhura nga elefantët dhe rinocerontët janë marrë kur kafshët janë vrarë në përleshjet me njerëz, vdiqën, ose u vranë nga gjuetarët, citohet “Beta”. Siç është vënë në dukje, shkatërrimi masiv i tufës do të bëhet në të njëjtën periudhë, kur të mbahet një samit mbi mbrojtjen e elefantëve në Kenia, nga 28 deri 30 prill.

Kontrollohet liqeni i Shkodrës për gjuetinë e paligjshme

Administrata e Zonave të Mbrojtura ka nisur aksionet e planifikuara në goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme ne territorin e liqenit te Shkodrës. Inspektorët e këtij institucioni kanë monitoruar të gjithë vijën liqenore nga Shkodra, në Malësi të Madhe e deri në kufi me Malin e Zi. Fokus i grupeve të punës ka qënë goditja e rasteve të gjuetisë së paligjshme me korent, apo largimi i mjeteve statike të vendosura në ujrat e liqenit në mënyrë të paligjshme. Edhe në ditët e ardhshme këto aksione do të vijojnë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura me qëllim goditjen e çdo rasti gjuetie të paligjshme.

Kukës, qytetari denoncon vrasjen e një shpendi. Ekspertët: Është shkabë

Një qytetar ka sjellë në redaksinë e gazetës ‘Shqip’ vrasjen e një shpendi. Ai denoncon rastin në fjalë, duke thënë se ngjarja ka ndodhur përpara dy muajsh në Kukës. “Është vrarë para 2 muajsh në një fshat të Kukësit. Nuk e di, nuk kam informacion nëse është shpend i rrallë, apo jo?! Gjithsesi me vjen keq kur shikoj kafshë të rralla që vriten nga gjuetia e pakontrolluar!”, shkruan denoncuesi, duke kërkuar ruajtjen e anonimatit. Nga fotografia, shpendi në fjalë ngjan si një shqiponjë. Një ditë me parë, gazeta ‘Shqip’, denoncoi vrasjen e një baldose dhe reagimet e qytetarëve kanë qenë të shumta.

Librazhd dhe Belsh, ndjekje penale per krimet mjedisore

Policia ka bllokuar makinën e dy gjuetarëve në Parkun Kombëtar të Shebenikut, të cilët u larguan me shpejtësi duke braktisur mjetin sapo panë blutë. Megjithatë dy gjuetarët janë identifikuar ndërsa do të gjobiten me akuzën e gjuetisë së paligjshme. Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka publikuar edhe fotot e kafshëve që janë vrarë nga gjuetarët. Ndërkohë dy persona janë proceduar penalisht në Belsh, pasi akuzohen për “Shkatërrim të pronës nga pakujdesia”. Policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit Xh. S., 77 vjeç, dhe P. S., 40 vjeç, të dy banues në Belsh.

Malta mbylli zogjtë në kafaz, theu premtimin e BE

Malta hapi sezonin e saj te gjuetise, duke mbyllur zogjtë e egër në kafaz dhe duke shpërfillur kesisoj një premtim të saj pas se ciles ajo u anetaresua në BE.Ky shtet kishte premtuar se do nxirrte jashtë ligjit një praktikë të tillë për të cilën ka një proces të hapur dhe në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Tradita e kapjes së zogjve të egër për të mbajtur në robëri është thellësisht e rrënjosur në shoqërinë malteze. Gjuetarët përdorin zogj të gjallë për të “joshur” zogjtë e egër migrues që cilësohen shumë të çmuar për zërin e tyre.

Ndërgjegjësimi i komuntetit lokal për ndalimin e gjuetisë

Gjatë javës së parë të janarit ekipi i ASPBM ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësimi me komunitetet lokale të Zonave të Mbrojtura, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 7/2014 "Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë". Ky ligj parashikon ndalimin e gjuetisë deri në muajin mars të këtij viti. Në fushtatë janë përfshirë të gjitha komunat përreth 5 zonave të mbrojtura (ZM) të shpallura si tepër të rëndësishme për shpendët shtegtare, si Liqeni i Shkodrës, Velipoja, laguna e Patokut, Kune Vainit dhe Gjiri i Lalzit.

Nga korriku, BE do të ndalojë eksportin e fildishit

BE-ja është e vendosur të ndalojë eksportet e fildishit të papunuar nga 1 korriku, duke qënë se ka hasur vështirësi me trajtimin e asaj që me siguri mund të quhet një vit tjetër rekord i konfiskimeve të fildishit në të gjithë kontinentin, në vitin 2016. Evropa i shet botës, më shumë se cilido rajon tjetër, fildish të papunuar dhe të gdhendur, duke ushqyer me sa duket një oreks të pangopur për dhëmbët e elefantit në Kinë dhe Azinë Lindore. Edhe pse tregtia ndërkombëtare e fildishit është ndaluar gjerësisht që nga viti 1990, shitësit evropianë lejohen ligjërisht të eksportojnë fildish “të korrur” para asaj date, qoftë të papunuara – dhëmbë të plota, copa fildishi ose të mbetura – ose të punuara me gdhendje, lustrim ose të skalitura.

Një këlysh i Rrëqebullit të Ballkanit është vrarë në Malin e Munëlles

Javën e shkuar në Malin e Munellës (Rajoni i Pukës) në zonën e vetme në Shqipëri ku mbijeton Rrëqebulli i Ballkanit, një këlysh rrëqebulli është gjetur i vrarë. Rasti iu raportua Shoqatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Autori është një bari i vogël i zonës, i cili e ka vrare rrëqebullin me gurë pa e ditur se çfarë kafshe ishte. Kjo vrasje është një lajm tejet i keq, duke ditur së popullata totale e rrëqebullit në Malin e Munellës llogaritet të jetë 4-6 individë të rritur.

Peshkonte me gjenerator në Liqenin e Shkodrës, arrestohet

Policia e Shkodrës arrestoi 52-vjeçarin Ndriçim Bicakani sepse u gjet duke peshkuar në Liqenin e Shkodrës duke përdorur gjenerator. Goditja me energji elektrike është një nga mënyrat e jashtëligjshme të përdorura vazhdimisht në liqen, një mënyrë që pothuajse shkatërron faunën. Arrestimi është bërë nga policia në bashkëpunim me punonjësit e Agjensisë së Mbrojtjes së Mjedisit. Në cilësinë e provës u sekuestrua një varkë, motori i ujit dhe gjeneratori.

PPNEA denoncon vrasjen e një baldose të rrallë në Llogora

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), ka denoncuar një tjetër rast të vrasjes së paligjshme të kafshëve të egra. Fotot e një baldose të varur janë realizuar sot në rrugën kombëtare Vlorë-Sarandë, në kufijtë e Parkut Kombëtar të Llogorasë. Sipas përfaqësuesve të shoqatës, bëhet fjalë për vrasjen e një lloji të rrallë kafshe për Shqipërinë, i klasifikuar si i “Kërcënuar” në listën e kuqe të faunës së Shqipërisë. “Baldosa ishte kapur me kurth, dhe më tej ishte vrarë duke e goditur me një mjet të fortë në kokë.

  • 1
  • 2