gjurme ekologjike

Dashuria jonë për rroba të lira ka një kosto të fshehtë

Nga Maxine Bédat*

Tri vjet më parë, fabrika e veshjeve Rana Plaza u shemb, duke vrarë më shumë se 1 mijë punonjës dhe duke plagosur mbi 2,500 të tjerë. Tragjedia – aksidenti më i rëndë në historinë e fabrikave të veshjeve – qe një alarm zgjimi për të gjithë industrinë dhe shkaktoi një lëvizje botërore, Ditën e Revolucionit në Modë, ku ne si qytetarë të botës pyesim se si dhe nga kush janë prodhuar veshjet që ne mbajmë në trup. Është një rast për të krijuar një plan bashkarisht për të ardhmen e një industrie me xhiro 2 trilionë dollarë.

Shtëpia e vogël me zero-energji ka një gjurmë ekologjike pothuajse të padukshme

Arkitektët COULSON projektuan Disappear Retreat, një shtëpi e vogël, e pasqyruar, e cila jo vetëm që duket sikur zhduket bashkë me peisazhin, por gjithashtu na shfaqet si një godinë me një gjurmë ekologjike pothuajse të padukshme. Krijuar për "jetë të trefishtë zero", kjo strukturë e parafabrikuar është një objekt arkitektonik i cili ka nje gjurmë pothuajse është zero harxhim energjie, zero mbeturina dhe zero ujë. Ndërtuar në standardin e shtëpisve pasive, shtëpia me 83 m2 nuk ka nevojë për ngrohje aktive ose sistem ftohës edhe në klimat më ekstreme të motit.

Toka është më e gjelbër në krahasim me 33 vjet më parë

Në 33 vitet e fundit, Toka është bërë më e gjelbër falë dioksidit të karbonit. Kështu rezulton nga një studim i revistës “Nature Climate Change”, sipas të cilit, zonat e gjelbra në planetin tonë janë shtuar me 36 milionë kilometra katrorë në krahasim me 33 vjet më parë. Për shkencëtarët, kjo ka lidhje me rritjen e nivelit të Co2: për ta përballur dhe thithur dioksidin e karbonit, bimët kanë zhvilluar më shumë gjethe. Por efekti do të pësonte gradualisht rënie me kalimin e kohës: për të mbështetur rritjen e bimëve, kërkohen burime të tjera, si ujë dhe fosfor.