gjyq

Banorët e Valbonës i drejtohen gjykatës për ndalimin e ndërtimit të HEC-eve

27 banorë të Luginës së Valbonës, që i përkasin fshatrave Rragam, Valbonë, Dragobi dhe Çerem, të mbështetur nga Shoqata për Ruajtjen e Alpeve Shqiptare (Toka) kanë dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës padinë për kundërshtimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve në brendësi të Parkut Kombëtar të Luginës së Valbonës. Ky është hapi më më i fundit i tyre në përpjekjen thuajse dy vjeçare për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve në brendësi të Parkut Kombëtar të Valbonës, një nga më të bukurit në Shqipëri.

Ndërtimi i HEC-it në Valbonë, Gjykata Administrative nis gjyqin

Pas 11 seancash Gjykata Administrative ka nisur në themel gjykimin e padisë së banorëve të fshatit Dragoni në Tropojë të cilët kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit. Në një reagim ekskluziv për ReportTv, amerikania e cila ka zgjedhur të ndërtojë jetën e saj me anë të turizmit në luginën e Valbonës, Catherinë Bohne, shprehet se shteti shqiptar duhet të mbrojë këto pasuri. Bohne bënë apel për një vendim sa më të shpejtë nga drejtësia, pasi sipas saj çdo ditë që kalon një pemë pritet në Valbonë.

Shimpazeja Cecilia fiton gjyqin me parimin për të drejtat e njeriut

Cecilia, një shimpanze 19 vjeçare në kopshtin zoologjik të Mendoza-s në Argjentinë, fitoi rastin kundër mbylljes së saj në kafaz dhe tani jeton e lirë në një rezervë të madhe bashkë me 50 shimpaze të tjera. Një gjykatëse argjentinase kishte rënë dakord për të aplikuar në favor të saj një parim themelor të ligjit të të drejtave të njeriut që mbron paprekshmërinë e personit. Gjyqi për Cecilian ishte hapur nga një OJQ lokale, sepse shimpanzeja pas vdekjes së dy shokëve të saj, ka jetuar vetëm në kafaz dhe ka kaluar në "depresion nga vetmia”.