goma

Gomat e reja të Bridgestone 100 % të riciklueshme

E keni parasysh kur në mes të autostradës të bie goma, çahet apo shfryhet dhe nëse nuk ke ndonjë pompë me vete apo gomë rezervë, ngele në vend. Tanimë këto siklete do të jenë të së shkuarës. Duke ndjekur trendin e startuar nga “Michelin” me “Tweel” (gomë pa ajër), Bridgestone së fundmi ka zbuluar një gomë të sajën pa ajër në “Tokyo Motor Show”. Ky koncept suportohet nga një rrjetë spicash e përbërë nga rrëshira termoplastike. Materiali është fleksibël dhe i qëndrueshëm, por mbi të gjitha është 100 % i riciklueshëm.