gomar

Shfarosja e “heshtur” e gomerëve! Fenomeni botëror që ka prekur dhe Shqipërinë

Punimi i tokës në Shqipëri, ka ardhur duke u mekanizuar vit pas viti dhe nevoja për të përdorur kafshë për plugim dhe transport rrjedhimisht është ulur. Shtimi i traktorëve, minitraktorëve dhe autokombajnave ka zëvendësuar me kalimin e viteve kaun, kalin, mushkën, gomarin. Të mos qenurit më të nevojshme, ka sjellë “zhdukjen” e disa kafshëve, që tradicionalisht kanë qenë të lidhura ngushtë me bujqësinë. Gomerët janë një prej këtyre kafshëve, të cilat hasen gjithmonë e më rrallë. Numri i njëthundrakëve në vendin tonë, ku përfshihen gomerët dhe kuajt, prej vitit 2001 është përgjysmuar.