google

Google tani mund të zbulojë rrugët më të ndotura duke përdorur makinat Street View

Makinat e Google Street View tani po bëjnë më shumë se të shkrepin fotografi të rrugëve 360 gradë për Google Maps. Mjetet gjithashtu mund të përdoren për të monitoruar ndotjen e ajrit. Për vitin e kaluar, Google ka përdorur dy makina të Street View për të ndjekur dhe ruajtur të dhënat për nivelet e ndotjes së ajrit nga blloku në bllok në Oakland të Kalifornisë. Duke punuar me Fondin e Mbrojtjes Mjedisore dhe shkencëtarët në Zonën e Gjirit, Google lidhi makinat me një rrjet sensor֝ësh mjedisorë të krijuar nga Aclima.

Revolucioni Google, shkon në Hënë

Revolucioni i Google Maps kap majat dhe arrin gjer në eksplorimin e hënës. Përditësimet e fundit të aplikacionit, bëjnë të mundur shikimin e një pjese të madhe të sistemit diellor, ku përfshihen planete , hëna dhe një stacion hapësinor. Përtej etiketimit të pothuajse çdo rruge në Tokë, Google ka implementuar të renë më të fundit. Duke përdorur rreth gjysmë milioni imazhe të kapura nga sonda “Casini”,( e cila pushoi së punuari shtatorin e kaluar pas 13 vite aktivitet), përpara përdoruesit servirën pamje të Merkurit, Venusit, Hënës, Marsit, satelitit të Jupiterit, Plutonit etj.

Street View ‘publikon’ Shqipërinë

Shqipëria nuk është më jashtë hartëzimit “Street View” të gjigantit amerikan të teknologjisë, “Google”. Prej ditës së enjte, rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve më të mëdha të vendit, mund t’i ‘shëtisni’ duke shfrytëzuar këtë shërbim. ‘Shfletimi’ i rrugëve të Shqipërisë përmes “Street View” është mjaft i thjeshtë. Mjafton të futesh në këtë shërbim të ofruar nga Google dhe të udhëtosh më pas me sytë e Google. Tirana është qyteti i hartëzuar më shumë dhe më pas me radhë edhe qytetet bregdetare dhe qytetet e tjera më të mëdha të vendit.